Lajmet

Putin “nuk është gati për të negociuar dhe po kërkon fitore të plotë”, thotë ISW

Sipas ekspertëve, ai nuk ka ndryshuar qëllimet e tij që nga shpërthimi i luftës.

Published

on

Përditësimi i fundit i Institutit për Studimin e Luftës ka thënë se presidenti rus mbetet i përkushtuar për të marrë Ukrainën me forcë.

Sipas ekspertëve, ai nuk ka ndryshuar qëllimet e tij që nga shpërthimi i luftës dhe asnjë nga “dështimet e përpjekjeve të tij të mëdha ushtarake” nuk e ka bindur atë të vijë në tryezën e bisedimeve.

“Lufta do të zgjasë për aq kohë sa Putini beson se ai mund të imponojë vullnetin e tij në Ukrainë duke luftuar ose duke thyer vullnetin e ukrainasve për të luftuar, pas braktisjes së tyre nga Perëndimi”, shkroi ISW.

Vetëm një seri fitoresh ukrainase mund ta bindë Putinin të negociojë me kushte të tjera përveç pushtimit territorial të Ukrainës, sipas ekspertëve.

“Ka arsye për të pritur që forcat ukrainase, në fakt, mund të arrijnë përfitime përmes kundërofensivës”, shtoi ISW./UBTNews/

Lajmet

United Hospital – Ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe standarde të avancuara në gastroenterologji

Published

on

By

Në United Hospital, kujdesi për shëndetin e traktit digjestiv mbështetet në ekspertizën profesionale, diagnostikimin e saktë dhe përdorimin e teknologjisë moderne, me synim ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore dhe trajtimit në përputhje me protokollet bashkëkohore mjekësore.

Si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, United Hospital investon në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve, pajisjeve moderne dhe përvojës së pacientit, duke synuar standarde të avancuara të kujdesit shëndetësor, në përputhje me praktikat e njohura evropiane.

Sipas, Dr. Valon Hamza, specialist i gastroenterologjisë në United Hospital, Departamenti i Gastroenterologjisë, ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Vizita specialistike gastrohepatologjike, për vlerësimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe të mëlçisë.

Ekografi të abdomenit, për ekzaminimin dhe vlerësimin e organeve të brendshme.

Endoskopi të traktit digjestiv, përmes gastroskopisë dhe kolonoskopisë, për diagnostikimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të traktit tretës.

Përtej diagnostikimit, metodat endoskopike mundësojnë edhe ndërhyrje terapeutike, sipas indikacionit mjekësor, si polipektomia për largimin e polipeve, trajtimi endoskopik i gjakderdhjeve të brendshme dhe marrja e mostrave për biopsi, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.

Diagnostikimi në kohë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur. Simptomat e vazhdueshme të sistemit tretës nuk duhen neglizhuar, ndërsa kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

Në United Hospital, ekspertiza profesionale dhe teknologjia moderne bashkohen për t’i ofruar pacientit kujdes të përgjegjshëm, vlerësim të individualizuar dhe qasje bashkëkohore në diagnostikim e trajtim.

United Hospital – kujdes i avancuar shëndetësor, me fokus te pacienti dhe mirëqenia e tij.

📞 Rezervoni konsultën tuaj: 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Delegacioni i NATO-s viziton Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Një delegacion nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 28 dhe 29 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i NATO-s do të realizojë sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë dhe komisione parlamentare në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pritja nis në orën 09:05, ku delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionin për Punë të Jashtme si dhe atë për Integrim Evropian. Seri e takimeve të mëngjesit do të përmbyllet në orën 11:00 me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të çdo takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen substancë të dyshuar narkotike në një veturë në Shtime

Published

on

Policia ka gjetur 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 01:00, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka ndaluar automjetin në kuadër të planit operativ “Shtatori i Sigurt”, që synon luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrollit, te shoferi me inicialet R.I., 20 vjeç, është gjetur një qese najloni me 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në Shtime ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara