Lajmet

​Putin nënshkruan dekretin që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që lejon përdorimin e pronës amerikane në Rusi si kompensim për dëmet e shkaktuara nga sekuestrimi i pronës ruse në SHBA.

Dekreti që përmban dispozitën përkatëse u publikua në portalin qeveritar, i cili udhëzoi qeverinë e vendit të vendoste një procedurë të veçantë për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj Rusisë dhe Bankës së saj Qendrore nga qeveria amerikane ose vendimet gjyqësore.

“Qeveria e Federatës Ruse, brenda një periudhe katërmujore, siguron futjen e ndryshimeve në legjislacionin e Federatës Ruse që synojnë zbatimin e këtij dekreti”, thuhet më tej në document. /AA/

Lajmet

Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës dhe lavdisë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.

Osmani tha se kjo betejë është piedestal i qëndresës dhe lavdisë.

Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb. Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë”, tha Osmani.

E para e shtetit theksoi se Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi.

Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit!”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Brunei diskutoi mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Brunei takoi Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, Me këtë rast u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb.

Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, u shpreh presidentja Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi reagon për propozimin e LDK për qeveri tranzicioni në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi sot se partia që ai drejton është e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit politik për të gjetur zgjidhje ndaj krizës aktuale institucionale në vend. Ai konfirmoi se është i gatshëm për takime me të gjithë liderët politikë, përfshirë edhe Albin Kurtin, duke theksuar se “PDK ka kulturë politike të dialogut dhe nuk i ikë asnjë takimi”.

Në lidhje me propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicionale, Krasniqi tha se kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së që mbahet sot pasdite. Ai shtoi se është lexuar publikisht propozimi dhe do të trajtohet me seriozitet brenda strukturave të partisë.

Megjithatë, Krasniqi shprehu kundërshtimin e qartë ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se “ajo nuk është person që i bën nder këtij Kuvendi”. Ai e cilësoi kandidaturën e saj si përçarëse dhe të dëmshme, duke përkujtuar përfshirjen e saj në akte si hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Ai kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për “marrje peng të shtetit” dhe për mospranimin e faktit se nuk ka shumicën parlamentare. “Ky është abuzim me të drejtën kushtetuese dhe dhunim i verdiktit të qytetarëve”, deklaroi Krasniqi, duke i bërë thirrje VV-së që të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar, pasi Haxhiu nuk do të mund të zgjidhet as në përpjekjet e ardhshme.

Krasniqi gjithashtu përmendi faktin se Kosova ka hyrë në muajin e tretë pa institucione funksionale, dhe shtoi se vendi ka nevojë urgjente për konsolidimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie legjitime.

Ndërkohë, seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish për shkak të mungesës së kuorumit për formimin e komisionit verifikues. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i VV-së, kërkoi votim të fshehtë dhe propozime nga partitë për anëtarët e komisionit, por nuk mori mbështetje nga pjesa tjetër e spektrit politik. Seanca do të vazhdojë më 9 maj.

Continue Reading

Lajmet

Policia arreston një të dyshuar pasi gjen një punishte armësh në veri

Published

on

By

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar armë dhe kanë arrestuar një të dyshuar për importin dhe eksportimin e armëve, gjatë një bastisjeje në disa lokacione në veri të Kosovës, njoftoi të mërkurën Sistemi Prokurorial i Kosovës.

Policia ka gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut, e banuar me shumicë serbe, ku sekuestroi “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.

Bastisjet u kryen nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë hollësi në lidhje me atë se nga cilat vende apo se në cilat vendet mund të ketë importuar dhe eksportuar armë i dyshuari.

Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armatim kohë pas kohe, veçanërisht në veri të vendit.

Më mars, autoritetet i arrestuan 16 të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni të gjerë policor në jug dhe veri të Kosovës.

Asokohe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në mesin e të arrestuarve ishte dhe një zyrtar policor, i cili ishte pezulluar gjatë arrestimit.

REL-i mësoi nga burimet e saj se polici i arrestuar ishte nga radhët e komunitetit serb./REL/

Continue Reading

Të kërkuara