Lajmet

Putin mohon që Rusia duhet të fajësohet për çmimet e larta të ushqimeve

Sipas tij, “gabimet” perëndimore në formën e stimulit monetar ishin në rrënjë të problemit.

Published

on

Vladimir Putin ka hedhur poshtë sugjerimet se lufta e Rusisë në Ukrainë është përgjegjëse për çmimet e larta globale të ushqimeve, duke thënë se “gabimet” perëndimore në formën e stimulit monetar ishin në rrënjë të problemit.

Presidenti tha në samitin Rusi-Afrikë në Shën Petersburg se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kishin shtypur para për të blerë ushqime si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe se “çmimet u rritën në qiell”.

Ai duket se i referohej politikës së “lehtësimit sasior” për të ndihmuar ekonomitë kryesore perëndimore të funksionojnë nën përçarjen sociale dhe ekonomike të pandemisë./UBTNews/

Lajmet

​Shpalosen detaje të marrëveshjes së Jasharit me Milanin

Published

on

Po dalin më shumë detaje mbi ofertën e re të Milanit për Ardon Jasharin që bindi Club Brugge, përkatësisht 33.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse për t’u arritur dhe 2.5 milionë euro që janë më të vështira për t’u aktivizuar.

I pari që raportoi një përparim në negociatat e gjata ishte eksperti belg i transferimeve Sacha Tavolieri. Ai u pasua shpejt nga Daniele Longo, i cili ka dalë me detaje më të sakta se çfarë ndryshoi në ofertë.

Duhet theksuar se nuk janë vetëm kushtet e reja të Milanit, por edhe presioni i shtuar nga Jashari, i cili kërkoi të lirohej për këtë transferim në “San Siro”. Oferta e fundit ishte refuzuar në 32.5 milionë euro plus 5.5 milionë euro bonuse, duke arritur në një total prej 38 milionë eurosh.

Sipas analistit të transferimeve të “Calciomercato”, Longo, oferta e re e paraqitur është një tarifë fikse prej 33.5 milionë eurosh. 2 milionë euro të tjera janë të garantuara për sa kohë që kuqezinjtë kualifikohen për në Ligën e Kampionëve vetëm një herë në pesë sezonet e ardhshme.

Ekzistojnë gjithashtu 2.5 milionë euro të tjera në bonuse që janë më të vështira për t’u aktivizuar.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me mërgimtarë: Gjithsecili është përjetësisht brenda kombit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua me mërgimtarë. Ai tha se secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.

I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri.
Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë.

Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, shkroi në Facebook, Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Sveçla thotë se insiston në veprime më të vendosura të IPK-së për “pastrimin e Policisë”

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës duke thënë se “nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë”.

Ai ka shkruar në Facebook se e mbështet Inspektoratin që radhët e Policisë, sipas tij, “të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”.

Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë. Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend”, ka shkruar Sveçla.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka realizuar të hënën një aksion të koordinuar, i cili ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të të dy institucioneve, ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilit ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë, janë duke vazhduar me veprime të tjera hetimore në terren, me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor, deri në përfundimin e hetimeve”, u tha në njoftimin e së hënës.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Published

on

By

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”. Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Continue Reading

Të kërkuara