Botë

Putin: I hapur për të folur me kancelarin gjerman Merz

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se është i hapur për të biseduar me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Nëse kancelari Merz do të telefononte dhe do të donte të fliste, Putini tha se do të pranonte.

Ne jemi gjithmonë të hapur për këtë”, tha presidenti rus.

Megjithatë, Putini tha se nuk e shihte pozicionin e Gjermanisë si neutral – kur bëhej fjalë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës – atë që quhet një “operacion special” në Rusi.

Gjermania është në anën e Ukrainës, duke furnizuar vendin me tanke dhe duke marrë pjesë në armiqësi dhe për këtë arsye nuk është një ndërmjetëse”, tha Putini.

Deklarata e udhëheqësit të Kremlinit erdhi gjatë një takimi me përfaqësues të agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, duke shënuar komentet e tij të para publike për Merz që nga zgjedhja e tij, në maj.

Që nga marrja e detyrës, Merz nuk ka pasur kontakt me Putinin, por i ka bërë vazhdimisht thirrje udhëheqësit të Kremlinit, si në fjalime ashtu edhe gjatë një vizite në Kiev, që të binte dakord për një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës – deri më tani pa sukses.

Marrëdhëniet gjermano-ruse janë në nivelin më të ulët historik. Merz, në veçanti, është përballur me kritika në Moskë për mbajtjen e një qëndrimi konfrontues ndaj Rusisë.

Rusia ka kundërshtuar furnizimet e armëve të Gjermanisë në Ukrainë dhe ka lëshuar paralajmërime të forta, veçanërisht kundër furnizimit të Kievit me raketa kruiz “Taurus” për sulme në territorin rus.

Putin deklaroi se ndihma gjermane nuk ka ndikim në rrjedhën e luftimeve në Ukrainë./atsh

Aktualitet

Izraeli godet 70 objektiva të Hezbollahut, pritet bisedë mes Netanyahut dhe presidentit libanez

Published

on

By

Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka shkatërruar rreth 70 objekte të Hezbollahut në rajonin Bint Jbeil në jug të Libanit, veprim ky që pason deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu se Izraeli është pranë eliminimit të një baze të rëndësishme të grupit në këtë zonë, raporton BBC.

Përveç operacioneve tokësore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se marina e tyre ka ndalur me sukses një sulm me dron të lëshuar nga Libani gjatë natës, duke e çuar në rreth 40 numrin e operacioneve mbrojtëse ajrore të realizuara nga ekipet detare që nga fillimi i konfliktit.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, anëtarja e kabinetit izraelit të sigurisë, Galia Gamliel, ka deklaruar për radion e ushtrisë se kryeministri Netanyahu pritet të bisedojë sot me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ky njoftim vjen pas një postimi të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, ku paralajmërohej një kontakt mes udhëheqësve të të dyja vendeve, ndonëse zyrtarë nga zyra presidenciale e Libanit i kishin thënë paraprakisht BBC-së se nuk ishin në dijeni për ndonjë komunikim të planifikuar me palën izraelite./BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Mbi një milion të zhvendosur në Liban: OKB kërkon ndihmë urgjente

Published

on

By

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Barham Salih, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë “mbështetje dhe ndihmë urgjente” për Libanin.

Më shumë se një milion njerëz — një e pesta e popullsisë libaneze — janë zhvendosur nga konflikti, të cilin Salih e cilëson si “të paprecedentë”.”Libani nuk meriton të mbetet i bllokuar në një cikël të përsëritur dhune, ai meriton mbështetje dhe stabilitet,” tha Salih pas takimit me Kryeministrin libanez, Nawaf Salam, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Mbi 2,100 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit. Izraeli deklaron se operacionet e tij në Liban synojnë dobësimin e Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe mbrojtjen e qytetarëve të tij nga sulmet, përfshirë breshëritë e raketave ndërkufitare. /BCC/

Continue Reading

Aktualitet

Zyrtari amerikan: Vazhdojnë bisedimet me Iranin për zgjatjen e armëpushimit

Published

on

By

Një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë BBC-së se bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dy-javor me Iranin janë duke vazhduar.

Ky armëpushim pritet të skadojë javën e ardhshme, më 22 prill.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë pajtuar zyrtarisht për një zgjatje të armëpushimit, por ka një angazhim të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit për të arritur një marrëveshje,” ka deklaruar zyrtari i lartë.

Më herët, agjencia e lajmeve AFP citoi mediat shtetërore iraniane të cilat thonë se raportet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit mbeten ende të pakonfirmuara.

 

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Turqi: Katër të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë

Published

on

By

Një sulm i përgjakshëm ka tronditur sot qytetin e Kahramanmarashit në Turqi, ku të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët kanë lënë të paktën katër viktima dhe 20 të plagosur.

Guvernatori i rajonit njoftoi se motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura, ndërsa Ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Kjo ngjarje e rëndë pason një tjetër sulm të ngjashëm që ndodhi ditën e martë në juglindje të Turqisë.

Atje, një ish-nxënës hapi zjarr duke plagosur 16 persona para se të vriste veten, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në institucionet arsimore të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara