Lajmet

Putin akuzon Perëndimin: Po vjen me raketat e tij në pragun tonë!

Ai shprehu edhe një herë zemërimin për zgjerimin e NATO-s.

Published

on

Presidenti rus ka shprehur sërish zemërimin për zgjerimin e NATO-s dhe thotë se do të ishte i përgatitur të ndërhynte në Ukrainë!

Ai akuzoi Perëndimin se po “vjen me raketat e tij në pragun tonë” teksa përsëriti kërkesat për ndaljen e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në Evropë.

“Ata vazhdojnë të na thonë: luftë, luftë, luftë”, tha Putin sot. “Ekziston përshtypja se, ndoshta, ata po përgatiten për operacionin e tretë ushtarak [në Ukrainë] dhe na japin një paralajmërim të drejtë: mos ndërhyni, mos i mbroni këta njerëz, por nëse ndërhyni dhe i mbroni ata, do të ketë sanksione të reja. Ndoshta, ne duhet të përgatitemi për këtë”.

Ai shprehu edhe një herë zemërimin për zgjerimin e NATO-s që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, një çështje që është bërë qendrore në antagonizmin e tij në rritje me perëndimin.

“Ndonjëherë duket se po jetojmë në botë të ndryshme”, tha ai. “Ata thanë se nuk do të zgjerohen, por po zgjerohen”.

Putin tha se bisedimet me SHBA-në duhet të fillojnë vitin e ardhshëm në Gjenevë, duke shtuar se “topi është tani në fushën e tyre”./UBTNews/

Lajmet

Dy armë zjarri u gjetën në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë zjarri.

“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi

Published

on

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar A.I lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, D.M dhe N.M para shtëpisë së tyre.

I njëjti bëhet e ditur se ka qenë më parë kishte qenë në arrati, kurse sot rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa fshihej në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një person i lënduar nga vetaksidenti me traktor në Suhogërll të Istogut

Published

on

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të komunës së Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Istog është njoftuar për një vetaksident ku është përfshirë një mjet bujqësor (traktor). Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara