Kulturë

Puthja lehtëson alergjitë

Putheni partnerin çdo ditë, do t’ju zgjatet jeta

Published

on

“Një puthje e mirë, mund të mbajë larg doktorin”, edhe pse duket si një ekzagjerim, është totalisht e vërtetë.  Përveç faktit se është një ndër eksperiencat më të mira të jetës, puthja me partnerin mund të sjellë një sërë përfitimesh dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë.

Bright Side e ka gjetur saktësisht se çfarë i ndodh trupit tuaj kur putheni me partnerin dhe na tregon si ndikon kjo gjë në cilësinë e jetës:

Puthja lehtëson alergjitë

Një seancën 30 minutëshe puthjesh mund të reduktojë alergjitë e shkaktuara nga poleni ose pluhuri.

Ul stresin

Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i përsosur për të lehtësuar tensionin. Kur puthni, trupi juaj prodhon oxytocin, i cili është një kimikat natyror qetësues. Ky hormon ndalon lëvizjen në mendjen tuaj, shëron ankthin dhe ju bën të ndiheni më të relaksuar.

Djeg kaloritë

Puthja mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 120 kalori në orë. Natyrisht, kjo gjë nuk do të zëvendësojë stërvitjen, por sigurisht që nuk duhet të shqetësoheni për një ëmbëlsirë të vogël pas darkës. Vetëm mos harroni një rregull, sa më gjatë që jeni të angazhuar në procesin e puthjes, aq më shumë kalori do të digjen.

Ju bën të dukeni më të rinj

Një puthje pasionante përfshin rreth 23-34 muskujt bazë të fytyrës dhe 112 muskujt postural. Tonizimi i këtyre muskujve mund t’ju ndihmojë të zbutni rrudhat, të formoni qafën tuaj dhe të ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, veçanërisht rreth faqeve tuaja.

Zvogëlon presionin e gjakut

Puthja është e mirë për zemrën tuaj dhe jo vetëm në një mënyrë romantike. Një puthje e gjatë dhe pasionante rregullon rrahjet e zemrës tuaj, ul nivelet e kolesterolit dhe ul tensionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut. Kur qarkullimi i gjakut përmirësohet, të gjitha organet tuaja jetësore, duke përfshirë edhe zemrën tuaj, bëhen shumë më të shëndetshme. Pra, sa më shumë të puthësh, aq më të vogla janë gjasat që do të keni probleme me zemrën tuaj.

Lehtëson dhimbjet e kokës

Efekti i zjarrtë i puthjes në enët e gjakut ka edhe një përfitim: ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, sidomos ato të kokës dhe menstruale. Pra, herës tjetër që të jeni me cikël: Mos nxitoni për të marrë ilaçe dhimbjeje apo medikamente të tjera, thjesht provoni një seancë të mirë dhe të gjatë puthjesh.

Parandalon dëmtimin e dhëmbëve

Puthja mund të konsiderohet një proces i pastrimit natyror për dhëmbët tuaj. Kur jeni duke puthur, nxirrni më shumë pështymë në gojën tuaj dhe kjo pështymë shtesë neutralizon acidet, largon grimcat e ushqimit dhe i heq bakteret jashtë dhëmbëve, shkruan class.al. Natyrisht, nuk duhet të heqësh dorë plotësisht nga procedurat e zakonshme të higjienës, por një puthje e mirë pas një vakti do t’ju ndihmojë të parandaloni ngritjen e pllakave dhe të shmangni prishjen e dhëmbëve.

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara