Lajmet

Puseta e kanalizimit në Prishtinë mbulohet me kocka të betonit

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se gjatë punës në terren kanë vërejtur se puseta e kanalizimit në rrugën “Shyqeri Koshtuvica” në kryeqytet, ishte mbuluar me kocka të betonit.

KRU “Prishtina” ka kritika për mënyrën se si është shtruar rruga në atë pjesë.

“Gjatë ditës së djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit mezi e zbuluan pusetën e fshehur ndër kockat e betonit në rrugën ” Shyqeri Koshtuvica” në Prishtinë. Puseta e kanalizimit ishte e mbuluar me beton dhe kjo tregon më së miri se si është shtruar rruga në atë pjesë, pa e bërë “hesap” se aty mund të ndodhet një pusetë kanalizimi e cila mund të shkaktonte probleme të mëdha në funksionimin e rrjetit të kanalizimit”, thuhet në njoftim.

Ekipet e zbuluan pusetën, e pastruan, e zhbllokuan nga mjete të rënda brenda dhe rreth saj, derisa sot do e vendosin në një nivel më lart, që ajo të jetë funksionale për banorët e zonës./UBTNews

Lajmet

​Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind gramë barut.

“I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

Mbi 42 000 palestinezë të vrarë në Gazë

Published

on

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza ka arritur në 42,010 që nga fillimi i konfliktit më shumë se një vit më parë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Gjithashtu, mbi 97,720 palestinezë janë plagosur që nga 7 tetori 2023.

Shifrat e publikuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Megjithatë, organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara i konsiderojnë ato si të besueshme.

Raportet tregojnë se shumë nga viktimat janë shkaktuar nga sulmet ushtarake izraelite, veçanërisht në veriun e Rripit të Gazës. Punonjësit e shpëtimit përshkruan sulmet si jashtëzakonisht intensive, duke vënë në dukje se shpesh nuk kanë mundur të arrijnë te të plagosurit për shkak të luftimeve të ashpra.

Një ngjarje e veçantë përfshinte vrasjen e nëntë anëtarëve të një familjeje në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një koment mbi këtë incident.

Konflikti në Gaza filloi pas sulmit të paprecedentë të grupit islamik Hamas dhe aleatëve të tij në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, kur ata vranë mbi 1,200 njerëz dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në Rripin e Gazës./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Panairi me 20 kompani austriake mbahet nesër në UBT

Published

on

UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Panairin me Kompani Austriake, që do të organizohet nesër, më 10 tetor 2024, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, duke filluar nga ora 10:00.

Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët e diplomuar të nivelit Bachelor dhe Master, si dhe për ata që janë në prag të diplomimit. Ky event është i hapur për studentë të punësuar dhe për ata që kërkojnë mundësi më të mira për një karrierë të suksesshme.

Gjatë këtij panairi njëditor, rreth 20 kompani austriake do të prezantojnë pozita pune dhe do të rekrutojnë staf të kualifikuar në fushat e ndryshme. Kjo është një mundësi e veçantë për studentët dhe alumnin e UBT-së për të siguruar punësim, qoftë ai sezonale apo me kontratë të rregullt.

UBT inkurajon të gjithë studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar në karrierën e tyre dhe për të ndërtuar lidhje të rëndësishme me kompani të njohura. Panairi pritet të ofrojë një ambient të favorshëm për të gjithë pjesëmarrësit, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të suksesshme.

Kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozita pune rekomandohen të sjellin një CV në gjuhën angleze. Për kandidatët potencial, do të organizohen intervista për punë, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në gjuhën angleze. Luteni të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj: https://shorturl.at/obgVy/UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët i kërkojnë shefit të BE-së të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, që të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Kryeziu-Hyseni pas takimit me shefin e BE-së, në një konferencë për media shtoi se të gjithë deputetët kanë kërkuar që ambasadori i ri të angazhohet në mënyrë që kjo qasje të mos vazhdojë.

“Kemi biseduar lidhur me çështjet që janë në interes për Kosovën dhe ne çfarë synojmë të bëjë Bashkimi Evropian në vazhdim në raport me Republikën e Kosovës. Kemi diskutuar edhe për çështjen e masave që mendojmë se ka kaluar një kohë e gjatë që këto masa po mbahen padrejtësisht”.

“Kemi kërkuar nga ambasadori që këtë ta shtrijë këtë temë edhe te vendet anëtare sepse është e rëndësishme që këto masa të hiqen sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës në përputhje me atë çfarë Bashkimi Evropian po kërkon, prandaj vlerësojmë se kjo kërkesë ka qenë e njëzëshme sepse gjithë deputetët e kanë kërkuar si njëra prej çështjeve që ambasadori i ri i BE-së duhet të angazhohet në mënyrë që kjo të mos vazhdojë”, deklaroi Kryeziu – Hyseni.

Continue Reading

Të kërkuara