Lajmet nga UBT

Punimi i profesorëve të UBT-së, Afrim Zeqiraj dhe Zafer Gashi, rreth hepatitit viral, publikohet në revistën “Open Access”

Ky studim tregon se hepatiti viral është përgjegjës për rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, sidomos hepatiti A, B dhe C.

Published

on

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së, Afrim Zeqiraj dhe Zafer Gashi, në bashkëpunim me profesorë të universiteteve të tjera, me titull: “Incidence of Presenting Hepatitis A in the Peja Regional Hospital during 2019–2020”, është publikuar në revistën e shkencave mjekësore në Maqedoni të Veriut “Open Access” e indeksuar nga Scopus.

Ky studim tregon se hepatiti viral është përgjegjës për rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, sidomos hepatiti A, B dhe C. Sipas të dhënave në këtë punim të siguruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, hepatiti viral prek rreth 400 milionë njerëz botëror, teksa rreth 257 milionë njerëz jetojnë me HBV infeksion dhe rreth 71 milionë kanë hepatit kronik C – infeksion në mbarë botën.

Në bazë të të gjeturave në këtë punim, autorët kanë vlerësuar se masat e rekomanduara për parandalimin e viruseve hepatitet janë: sigurimi i duhur sanitar dhe personal higjienës, pirja e uji të kontrolluar, shmangia e pirjes së alkoolit, duke ngrënë më pak, dhe ushqim më i shpeshtë, me shumë karbohidrate, dhe me pak yndyrë.

Nga rezultatet e marra në Spitalin Rajonal të Pejës, është e qartë se numri i pacientëve me hepatit A është i ulët dhe në vlera jo të rëndësishme. Megjithatë, fakti që numri i të sëmurëve me Hepatit B është në rritje, dhe veçanërisht në rritje të numrit të rasteve të hepatitit C, mbetet një çështje shqetësuese, dhe vlen të theksohet se duhet pasur kujdes për të parandaluar përhapja e këtyre viruseve në një shkallë shumë të lartë.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së, Afrim Zeqiraj dhe Zafer Gashi: “Incidence of Presenting Hepatitis A in the Peja Regional Hospital during 2019–2020”.

Lajmet nga UBT

UBT hap Akademinë Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime

Published

on

By

Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT ka hapur zyrtarisht Akademinë Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, e cila po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve edukative dhe shkencore që synojnë thellimin e njohurive të studentëve dhe profesionistëve mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë moderne.

Hapjen zyrtare të akademisë e bëri Prof. Kestrim Avdimetaj, i cili theksoi se ky aktivitet do të shërbejë si një platformë për analizimin e faktorëve kryesorë të ekonomisë dhe rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë financiare, ambientit të investimeve dhe inovacioneve në sektorët financiar dhe bankar. Ai nënvizoi rëndësinë që do t’i kushtohet temave aktuale si tregjet e kapitalit, bankat digjitale, kriptovalutat dhe sfidat që paraqiten në sektorin e sigurimeve, duke krijuar një bashkëbisedim ndërmjet akademisë dhe sektorit privat.

Në vijim të programit, të pranishmit patën mundësinë të ndjekin prezantimin e Prof. Zef Dedaj, Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s (Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve), i cili foli për ekosistemin e inovacionit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë. Ai ndau të dhëna mbi mjedisin ekonomik dhe afarist të vendit, marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe tregtisë së lirë, si dhe sektorët më premtues industrialë. Një theks i veçantë iu kushtua përkrahjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Në pjesën e dytë të akademisë, Prof. Ermal Lubishtani solli një analizë të thelluar mbi rëndësinë e institucioneve në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte (FDI). Ai theksoi se mungesa e FDI-ve vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore për rritjen ekonomike të qëndrueshme në Kosovë, ndërsa vuri në dukje se cilësia e institucioneve – si atyre formale ashtu edhe joformale – është thelbësore për krijimin e një ambienti të besueshëm dhe tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

Akademia Verore do të vazhdojë me sesione të tjera interaktive dhe ligjërata nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe ndërtim të kompetencave profesionale për të rinjtë që synojnë karrierë në fushat e ekonomisë, financave, bankave dhe sigurimeve.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e nivelit të parë të UBT Startup School në Prizren

Published

on

By

Më 1 korrik 2025, në Parkun Inovativ të Prizrenit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses nivelin e parë të Shkollës së Ndërmarrësisë – UBT Startup School, organizuar nga UBT dhe Quality Kosova, me mbështetjen financiare të GIZ Gjermane.

Në këtë aktivitet, 24 studentë morën certifikatat e tyre, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit të aftësive ndërmarrëse dhe inovative.

Në emër të UBT-së, një fjalë rasti mbajti Dr. Besnik Skenderi, Drejtor për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, i cili theksoi rëndësinë e përkrahjes së të rinjve në ndërtimin e ideve dhe nismave të reja të biznesit.

Në ceremoni mori pjesë edhe Nehat Islami, këshilltar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Sektorit Privat nga GIZ Gjermane, i cili përgëzoi të rinjtë për angazhimin dhe entuziazmin e tyre.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe Dr. Zef Dedaj dhe Dr. Vehbi Sofiu, të cilët përkrahën iniciativën dhe ndanë vlerësime pozitive për nivelin dhe përmbajtjen e trajnimit.

Pjesëmarrësit u shprehën se trajnimi ka qenë shumë i vlefshëm dhe se njohuritë dhe aftësitë e fituara tashmë po i zbatojnë në mënyrë praktike në projektet e tyre personale dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26

Published

on

By

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:

PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:

PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan.

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

  • Erasmus+;
  • CEEPUS;
  • PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:

  • Gjuhë shqipe;
  • Gjuhë angleze;
  • Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
  • Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

  • Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
  • Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok.

Leading the Way

#jointheLEADER

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT International Smart Schools tani edhe në Prizren: Promovohen drejtimet për mjekësi në ditën e Testit të Arritshmërisë

Published

on

By

Në një nga ditët më të rëndësishme për semimaturantët në mbarë vendin, ditën e  Testit të Arritshmërisë, stafi i UBT International Smart Schools ka qenë i pranishëm në qytetin e Prizrenit së bashku me nxënësit për të promovuar ofertën arsimore.
UBT ka ndarë materiale informuese, duke ofruar detaje mbi mundësitë që ofron kjo shkollë për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në fushën e mjekësisë.
Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, UBT International Smart Schools ofron dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Këto drejtime janë të dizajnuara për të përgatitur të rinjtë për një karrierë të sigurtë në shëndetësi, me fokus për praktikë të drejtpërdrejtë në institucionet shëndetësore dhe zhvillimin profesional  të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.
Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.

Continue Reading

Të kërkuara