Shëndet
Punime të shumta prezantohen në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë
Temat të cilat janë prezantuar dhe trajtuar në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKonferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Mjekësi dhe Infermieri, këtë vit ka grumbulluar një numër të madh të hulumtuesve dhe punimeve shkencore, të cilët kanë ndarë hulumtimet e tyre me pjesëmarrësit e tjerë.
Me pjesëmarrës dhe hulumtues vendor dhe ndërkombëtar, kjo konferencë ka trajtuar tema të ndryshme mirëpo me ndikim të madh në jetën e qytetarëve të të gjithë botës.
Temat të cilat janë prezantuar dhe trajtuar në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë janë:
Sesioni i parë
Kryesuesi: Fitim Alidema
Bashkëkryesuesi: Abdullah Gruda
Folësi kryesor: Prof.Dr. Gëzim Boçari
- “Analiza e ADN-së së fragmentuar në ejakulatin e meshkujve infertil në Rrafshin e Dukagjinit në Republikën e Kosovës”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj
- “Mikronukleus testi të peshqit trofta e Kalifornisë pas trajtimit me herbicidin Monosan për 48 dhe 96 orë”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj
- “Një muaj nuk është inferior ndaj terapisë së zgjatur të dyfishtë kundër trombociteve pas PCI me stentë: një rishikim sistematik dhe meta-analizë e provave klinike të randomizuar”, Gani Bajraktari, Ibadete Bytyçi, Artan Bajraktari, Michael Y. Henein
- “Përdorimi i Vitaminës D tek moshat e reja, roli dhe rëndësia e saj”, Fitim Alidema, Adonisa Musliu , Driton Ferizi
- “Shërbimet shëndetësore dhe cilësia e jetës për fëmijët me paralizë cerebrale në Regjionin e Prizrenit”, Ardiana Hajdari, Arsim Hajdari
- “Vetëvrasjet gjatë kohës së pandemisë”, Diana Sejdiu Shala, Arieta Hasani Alidema, Luljeta Berisha
- “Të arriturat më të reja në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit hormon receptor pozitiv dhe receptor të faktorit të rritjes epidermale humane 2 negativ me inhibitorët CDK4/6”, Emine Devolli-Disha
- “Roli i infermierit në adresimin e nevojave të shëndetit seksual”, Hajrullah Fejza, Arlinda Pacolli
- “Njohuritë dhe qëndrimet e të rinjve për infeksionet seksualisht të transmetueshme”, Hajrullah Fejza, Luresa Aliu
- “Stentat e “harruar” në traktin urinar dhe proceduart e nxjerrjes së tyre”, Isa Haxhiu, Xhevdet Çuni, Emirjon Haxhiu, Rinor Haxhiu, Lirije Grainca
- “Njohuritë dhe përceptimet e nxënësve lidhur me masat mbrojtëse për sëmundjet ngjitëse”, Marigonë Rizani
- “Marrëdhënia midis stileve arsimore të prindërve dhe zakoneve të pirjes së duhanit tek fëmijët”, Mirlinde Bilali
- “Ndikimi i të dhënave dhe statistikave në krijimin e politikave të shëndetit publik të Kosovës”, Naser Rugova
Sesioni i dytë
Kryesuesi: Shqipe Agushi
Bashkëkryesuesi: Fellenza Spahiu
- “Njohuritë e grave ndaj diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit në Kosovë”, Qëndresa Rrustemi
- “Ndikimi i probiotikëve në eradikimin e helicobacter pylori”, Skender Telaku, Mimoza Telaku, Ermir Behluli, Hajrullah Fejza
- “Përdorimi i ultrazërit endoanal te sëmundjet anorektale: përvoja jonë klinike”, Skender Telaku, Mimoza Telaku, Hajrullah Fejza
- “Roli Infermieror në parandalimin e infeksioneve gjatë kateterizimit urinarë në Klinikën e Urologjisë janar-dhjetor 2020”, Trendeline Pllana
- “Ndikimi i përgatitjes së post hapësirës në mbushjen e pjesës tjetër në dhëmbët e trajtuar endodontikisht”, Valdet Iseini, Lidija Popovska, Biljan Gorgieva
- “Cilësia e mësimdhëniës dhe suksesi i studentëve t”ë fakultetit të Mjekësisë dega e Infermierisë në Kolegjin UBT”, Vlora Kurti, Ardiana Dragubuzhda
- “Rëndësia e nxitjes së strukturave që mbështetin gjidhënien, roli i mamive, infermierëve në promovimin dhe lehtësimin e ushqyerjes me gji”, Vlora Kurti, Anjezë Haradinaj, Sebije Lajkiq
- “Lokalizimi i proteinave tamm-horsfall në pjesë të ndryshme të veshkës në sëmundjet kronike intersticiale të tubulave”, Xhevat Kamberaj
- “Korrelacioni midis fragmentimit të ADN së të spermatozoideve, stresit oksidativ të ejakuluatit dhe antitrupave anti-spermatozoide në persona me sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes SARS-CoV-2”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj
- “Globospermia. Defekt gjenetik si keqformim akrosomal i spermës. Rasti i parë u zbulua në Kosovë”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj
- “Ndikimi i të drejtës së pacientit për të përzgjedhur mjekun në rritjen e numrit të lindjeve me prerje Cesariane në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, Skender Dreshaj, Samoni Loxha
- “Ndikimi i virusit covid-19 tek gratë shtatzëna”, Valbona Vokshi, Liridona Jemini-Gashi
Sesioni i tretë
Kryesuesi: Emine Disha Devolli
Bashkëkryesuesi: Isa haxhiu
- “Strategjitë e Rekomanduara të Mbikqyrjes Post-Kolonoskopike për Reduktimin e Kancerit Kolorektal”, Zaim Gashi, Aida Polloshka, Arjeta Gashi
- “Trajtimi i Ahalazionit me injektim te Botox-it. Prezantim Rasti”, Zaim Gashi, Argjira Juniku-Shkololli, Arjeta Gashi
- “Kujdesi infermieror tek pacientet me anemi”, Fatlume Arifaj, Bleona Shatri
- “Frakturat e ekstremitetevë të epërme tek të rriturit”, Fatlume Arifaj, Albana Berani
- “Identifikimi i personave me diabet 1 dhe 2 në bazë të analizave Biokimike në regjionin e Rahovecit”, Shkëlzim Ukaj, Hyzer Rizani, Arta Fetoshi, Behar Ukaj
- “Koreksioni i Kontraktures pas Djegies te Gishtit te Dyte me Tekniken e Rekonstruksionit ne Dy Etapa. Prezentim Rasti”, Zejnë Buja
- “Kilotoraksi te ‘Signet ring'(gastrointestinale) Adenocarcinoma – i zgjidhur me pleurodezë me Talk. Raport rasti”, Shqiptar Demaçi, Salih Krasniqi, Yllka Krasniqi
- “Terapia ABA tek fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit: Raporti i rastit”, Anita Sadikaj
- “Kujdesi infermieror ndaj fistules arterio-venoze dhe komplikimet e saj”, Kimete Berisha
- “Pacientët me sindromë post COVID-19 në praktikën kardiologjike”, Sejran Abdushi, Fadil Kryeziu, Shpend Abdushi, Violeta Kryeziu
- “Pikëpamjet dhe qëndrimet e studentëve të infermierisë për punën jashtë vendit”, Doruntina Ismaili, Kaltrina Azizi
- “Respektimi i të drejtave të pacientëve në republikën e maqedonisë veriore”, Muhamed Tairi, Fimka Tozija
Sesioni i katërt
Kryesuesi: Rexhep Gjyliqi
Bashkëkryesuesi: Shqiptar Demaçi
- “Sfidat dhe mundësitë që lidhen me bashkëpunimin multiprofesional”, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti
- “Kujdesi infermieror te fëmijët me apendicit akut”, Nafije Pajaziti, Erduela Syla
- “Trajtimi me sklerotizues i cistave aneurizmatike kockore”, Arben M Kutllovci, Ilir Ahmegjekaj, Naser Gjonbalaj
- “Ndryshimet psikologjike te pacientet pas diagnostikimit me kancer”, Violeta Zefi, Blerinë Terziu
- “Ndikimi i diagnozës dhe rezultateve prenatale për sëmundjet e lindura të zemrës në dy qendra – studim krahasues”, Hana Bejiqi, Rinor Bejiqi
- “Përcaktimi i vitaminës D te pacientët e diagnostikuar me COVID-19”, Valon Durguti, Flora Hajrizi
- “Prezentimi imazherik i abscesit të trurit në sekuencëm funkcionale DWI me RM”, Ilir Ahmetgjekaj, Arben Kutllovci
- “Pacientët me Parkinson dhe kujdesi infermieror”, Eglantina Kraja Bardhi, Niman Bardhi
- “Pagjumësia dhe faktorët e tjerë psikologjikë të punëtorëve shëndetësor në përballje me pandeminë Covid -19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj”, Arieta Hasani Alidema, Mirzade Alidema, Albulena Selmani
- “Urolithiasis and nursing menagement”, Ariana Bytyqi
Sesioni i pestë
Kryesuesi: Besnik Elshani
Bashkëkryesuesi: Sejran Abdushi
- “Barra dhe roli i Kujdesit Parësor Shëndetësor në pandeminë Covid-19 në Komunën e Lipjanit gjatë gushtit 2021”, Agim N Krasniqi
- “Një studim online mbi depresionin në Kosovë gjatë epokës së Covid-19”, Gani Halilaj, Naim Fanaj
- “Dhimbja akute post-operative dhe praktikat e përditshme shëndetësore”, Fadil Kryeziu, Adem Bytyqi, Violeta Kryeziu, Agron Bytyqi, Sejran Abdushi
- “Tumoret e shtyllës kurrizore të operuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në periudhën 2015-2020”, Besnik Elshani, Arion Elshani, Fëllënza Spahiu
- “Funksioni i ventrikulit te majtë te femijët me Koarktacion të Aortës”, Haki Jashari
- “Komunikimi infermier-pacient në mjediset e kujdesit shëndetësor”, Violeta Zefi, Qendresa Demiri
- “Pacientët me parkinson dhe kujdesi infermieror”, Eglantina Kraja Bardhi, Niman Bardhi
- “Prevalenca e astmës, rinokonjuktivitit alergjik dhe ekcemës te adoleshentët në komunën e Pejës”, Xhevat Kurhasani
- “Një pacient mashkull 14-vjeçar me sëmundjen Kawasaki i paraqitur me goditje pas COVID-19”, Pranvera Ibrahimi, Fisnik Jashari, Dren Boshnjaku,
- “Përvojat dhe praktikat e menaxhimit të menaxherëve të infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë pandemisë COVID-19”, Yllka Krasniqi, Fëllënza Spahiu
- “Sfidat dhe ankesat e infermierëve kirurgjik gjatë pandemisë Covid-19”, Fëllënza Spahiu, Yllka Krasniqi, Besnik Elshani
- “Qëndrimet e infermierëve në lidhje me rëndësinë e dokumentimit të kujdesit ndaj pacientit”, Abdullah Gruda, Arlinda Demaj
- “Burnout te punëtorët shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 në spitalin e rajonal të Pejës”, Xhevat Kurhasani, Valmira Mehmeti


You may like
Vendi
United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€
Published
13 hours agoon
March 10, 2026By
ubtnews
Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.
Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190€ në 129€ .
Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.
Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.
Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.
Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.
Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.
Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.
Oferta promocionale prej 129€ për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!
Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70
Lajmet nga UBT
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Published
1 day agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.
Vendi
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
Published
2 days agoon
March 8, 2026By
ubtnews
Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.
Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.
Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.
Pakoja përfshin:
- Echo gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho vaginale
- Strisho cervikale
- Vizitë mjekësore
Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.
Së bashku për shëndetin e gruas.
Caktoni termin tuaj:
📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Libani kërkon bisedime me Izraelin për planin që i jep fund konfliktit me Hezbollahun
52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë
Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës
Gjykimi i rrjetit të spiunazhit në Portland gjatë Luftës së Ftohtë
Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik
Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari
Pentagoni paralajmëron ditën më intensive të sulmeve
Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat
Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
