Kuriozitete

Punëtorja e Muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937.

Published

on

Gazetat e Budapestit më 26 janar 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu (43).

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22- vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldine e kishin pëlqyer njëri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldine e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika Jugore për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

Kuriozitete

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh

Published

on

E tëra që ju nevojitet, është pastë e zakonshme dhëmbësh. Ka produkte të ndryshme kozmetike, për të hequr ngjyrën e thonjve.

Por, si t’i ja bëni në raste, kur duhet të hiqni urgjent ngjyrën e thonjve, nëse nuk keni pastrues në afërsi.

Së pari, lyeni thonjtë me krem të yndyrshëm.

Më pas, vëni në një enë pak ujë, pastën për pastrimin e dhëmbëve, si dhe shtrydhni limon, për më shumë shkëlqim.

Përzieni masën dhe fillon ta fërkoni me të thonjtë e lyer.

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë funksioni ka butoni i vogël në rripin e sigurimit?

Published

on

Butoni i vogël në rripin e sigurimit, i cili zakonisht ndodhet afër lidhëses së rripit, ka një funksion të thjeshtë, por të rëndësishëm.

Ky buton përdoret për të rregulluar tensionin e rripit dhe për të parandaluar që ai të bëhet shumë i lirshëm gjatë udhëtimit.

Kur ky buton shtypet, lejon që rripi të shtrëngohet në mënyrë automatike për t’u përshtatur me trupin e pasagjerit, duke ofruar një mbrojtje më të mirë në rast aksidenti.

Në disa automjete moderne, ky buton është pjesë e sistemit të sigurisë që ndihmon në mbajtjen e pasagjerëve të lidhur ngushtë, duke minimizuar lëvizjen gjatë një freni të papritur ose në një përplasje.

Po ashtu, ndihmon që rripi të mbetet i ngushtë edhe kur pasagjeri është i ulur në pozita të ndryshme.

Continue Reading

Kuriozitete

Shkencëtarët: Tharja e rrobave brenda në shtëpi mund të jetë e rrezikshme!

Published

on

Tharja e rrobave në shtëpi është e rrezikshme dhe kjo e ka konfirmuar studim nga shkencëtarët nga Universiteti i Mançesterit, i cili theksoi të gjitha rreziqet ndaj të cilave jemi të ekspozuar kur thajmë rrobat në ambiente të mbyllura.

Sipas autorëve, rreziku rritet ndjeshëm nëse vendosim rroba në radiatorë ose në afërsi të tyre. Problemi kryesor është se niveli i lagështisë në ajër më pas rritet ndjeshëm, duke krijuar një mjedis ideal për mbarështimin e mykut të rrezikshëm.

Nëse thithim sporet që lëshojnë, mund të marrim inflamacion të rëndë të mushkërive. Veçanërisht të rrezikshme janë sporet e kërpudhave Aspergillus. Ky myk mund të sulmojë njerëzit, por në rrethana normale, sistemi imunitar është i fortë për ta përballuar pa pasoja serioze.

Për njerëzit me astmë ose një sistem imunitar të dobësuar, qoftë për shkak të sëmundjes ose terapive, rreziku është i lartë e çon në aspergillozë pulmonare. Myku përhapet përmes sporeve që thithim dhe përqindja e lartë e lagështisë e kombinuar me ajrosjen e pamjaftueshme krijon kushte ideale për riprodhimin e tyre.

Ekspertët rekomandojnë të mos i thani rrobat në ambiente të mbyllura. Mënyra më e mirë është të thaheni jashtë, por kjo është e vështirë të arrihet në dimër ose kur bie shi. Një opsion janë tharëset e rrobave, të cilat janë shumë efikase dhe praktike, por edhe të shtrenjta.

Nëse duhet të thani rrobat brenda, ajroseni dhomën rregullisht. Përveç kësaj, përdorni dehumidifikues, por ata duhet të ndizen vetëm gjatë tharjes së rrobave. Në muajt e dimrit, radiatorët e thajnë ajrin, është e rëndësishme të ruani një nivel optimal të lagështisë në shtëpi.

Vlerat ideale për lagështinë e brendshme janë midis 40-60 përqind, në varësi të temperaturës dhe ajrosjes.

Në një temperaturë dhome prej 20 gradë, niveli optimal i lagështisë është rreth 50 përqind. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

A e parandalon gripin Vitamina C?

Published

on

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhembjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën. Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse kërkimet tregojnë që se parandalon, një studim zbuloi që atletët e garave të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë si zinte  shpesh gripi sa që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni nga simptomat e tij. Marrja e 200 miligramëve është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinën.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C ndryshon në varësi të portokalleve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton. Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Continue Reading

Të kërkuara