Teknologji

Punëtorëve të vaksinuar plotësisht të Amazonit nuk do t’u kërkohet të mbajnë maska

Njoftimin e dha kompania para disa ditësh.

Published

on

Kompania Amazon s’do t’u kërkojë më punëtorëve të saj të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 të mbajnë maska në shtetet që tashmë hoqën këtë masë, njoftoi kompania të enjten.

Njoftimi erdhi pasi disa shtete sikurse Kalifornia, Delaware dhe Oregoni kanë thënë se do t’i japin fund mbajtjes së maskave së shpejti.

Sipas politikës së re, ata që nuk janë ende të vaksinuar plotësisht ose shtetet e të cilëve nuk e kanë larguar këtë masë, duhet të mbajnë ende maska në objektet e Amazon (AMZN).

“Ka pasur një rënie të mprehtë të rasteve të COVID-19 në të gjithë vendin gjatë javëve të fundit”, thuhej në memorandum, një kopje e së cilës CNN mori dhe origjinaliteti i së cilës u konfirmua nga Amazon.

“Së bashku me rritjen e shkallës së vaksinimit në të gjithë vendin, kjo është një shenjë pozitive se ne mund të kthehemi në rrugën e funksionimit normal”, thuhet më tej./UBTNews

Teknologji

Honda “zbut” planet për vetura elektrike

Published

on

Honda ka “zbutur” ambiciet për veturat elektrike, duke shkurtuar me 30% fondin prej 62.5 miliardë euro të dedikuar për elektrifikim.

Gjithashtu, kompania nuk synon më që 30% e shitjeve deri në fund të dekadës të jenë vetura elektrike.

Në një deklaratë të re, Honda thekson se nuk e sheh vetëm elektrifikimin si rrugën drejt neutralitetit klimatik, objektiv që mbetet për vitin 2050.

Një nga alternativat është teknologjia me hidrogjen: modeli CR-V e:FCEV përdor qeliza karburanti dhe një bateri të rikarikueshme.

Toyota, Hyundai dhe BMW po e ndjekin këtë rrugë, ndonëse mungesa e infrastrukturës për furnizim me hidrogjen mbetet sfidë.

Ndërkohë, veturat elektrike kanë kapur mbi 20% të tregut global dhe pritet të kalojnë 25% këtë vit.

Continue Reading

Teknologji

Apple do të përdorë çipa të prodhuar nga Samsung në Teksas

Published

on

Apple njoftoi se Samsung Electronics do të furnizojë çipa për produktet e saj, përfshirë iPhonet, nga një fabrikë në Austin të Teksasit.

Këta çipa do të përmirësojnë performancën dhe efikasitetin energjetik të pajisjeve të Apple. Ky veprim vjen si pjesë e një investimi shtesë prej 100 miliardë dollarësh në SHBA, që e çon angazhimin total të Apple në 600 miliardë deri në katër vitet e ardhshme.

Ekspertët thonë se Samsung po zëvendëson Sony-n në furnizimin me sensorë imazhi për Apple, duke ndihmuar kompaninë të diversifikojë burimet.

Sony dominon tregun e sensorëve të imazhit të nivelit të lartë, por prodhon vetëm në Japoni. Apple synon të ulë varësinë nga një furnizues i vetëm dhe të lokalizojë më shumë prodhim në SHBA.

 

Continue Reading

Teknologji

GM dhe Hyundai bashkëpunojnë për pesë modele të reja

Published

on

General Motors dhe Hyundai kanë zyrtarizuar partneritetin për zhvillimin e pesë automjeteve të reja, pas muajsh spekulimesh.

Bashkëpunimi do të fokusohet kryesisht në tregjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Prodhuesit kanë konfirmuar se modelet përfshijnë veturë kompakte, një crossover kompakt, një kamionçinë të vogël dhe një të madhësisë mesatare që do të zhvillohet nga GM.

Hyundai do të udhëheqë zhvillimin e pjesës tjetër të gamës, dhe të gjitha modelet do të kenë mundësinë të përdorin motorë me djegie të brendshme ose sisteme hibride. Furgoni komercial, që pritet të lansohet më 2028, do të ndërtohet në SHBA e do të jetë një version më i vogël i Chevrolet BrightDrop.

Përveç automjeteve, kompanitë do të bashkëpunojnë edhe për burime të përbashkëta në logjistikë, transport dhe materiale të papërpunuara.

Ky partneritet synon të sjellë më shumë opsione për konsumatorët me kosto më të ulët dhe “kohë më të shkurtër deri te lansimi”.

Continue Reading

Teknologji

Punët e kujt po i vjedh inteligjenca artificiale?

Published

on

Microsoft ka pushuar nga puna më shumë se 15,000 njerëz këtë vit, përfshirë 9,000 vetëm në korrik, një total prej shtatë përqind të fuqisë punëtore globale – pavarësisht rritjes tremujore të fitimit prej 25 përqind dhe një vlere tregu që ka tejkaluar 4 trilion dollarë.

Drejtori ekzekutiv Satya Nadella thotë se Microsoft po “po bën përparim të madh”, por vala paralele e pushimeve nga puna ngre pyetje rreth të ardhmes së punës në epokën e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas analizës nga redaktorja e FT, Anjali Rawal, roli i inteligjencës artificiale në ristrukturimin e korporatave po bëhet i drejtpërdrejtë. Kompanitë nuk janë të kënaqura duke bërë më shumë me më pak njerëz, ato po përgatiten për një periudhë në të cilën shumë vende pune nuk do të jenë më të nevojshme.

Inteligjenca artificiale po bëhet më e përhapur dhe vendet e punës po zhduken. Ndërsa udhëheqësit e biznesit pretendojnë se IA po “ridizajnon” vendet e punës, shifrat thonë të kundërtën. Intel dhe BT, kanë njoftuar mijëra shkurtime nga puna që lidhen drejtpërdrejt me IA-në, raporton Financial Times.

Microsoft, megjithëse nuk e ka deklaruar këtë, po pushon nga puna mijëra njerëz, ndërsa shënon fitime rekord. Në të kaluarën, shkurtimet nga puna portretizoheshin si një e keqe e domosdoshme, por sot, drejtuesit po i paraqesin ato si një shenjë progresi, sipas një analize të FT.

Në industrinë e teknologjisë, të ardhurat për punonjës janë bërë pikë referimi prestigjioze. Përshpejtuesi amerikan i startup-eve Y Combinator, i cili ka prodhuar shërbime të njohura si Airbnb dhe Dropbox, promovon idenë se një kompani e suksesshme mund të ndërtohet vetëm me disa punonjës.

Mediat financiare raportojnë se startup-et krenohen me miliona të ardhura, edhe pse punësojnë një numër minimal ekipesh. Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, ka parashikuar se së shpejti shfaqet një kompani miliarda dollarëshe e drejtuar nga vetëm një person.

Për momentin tingëllon futuriste, modelet gjuhësore në shkallë të gjerë si ChatGPT, Gemini e Grok po e ndryshojnë tregun e punës, veçanërisht në punët në zyrë, shumë pozicione po eliminohen e siç e thonë kompanitë, “detyrat e atyre punonjësve nuk ekzistojnë më”.

Financial Times citon shembullin e një firme të madhe auditimi që përdori inteligjencën artificiale për të shkurtuar kohën e gjenerimit të raporteve me 75 përqind dhe për të liruar 3,600 orë punë analitike. Punësimi i programuesve është ngadalësuar gjithashtu ndjeshëm.

Punëtorët e rinj janë veçanërisht të prekur

Rawal paralajmëron se shtresa të tëra të pozicioneve të nivelit të ulët po zhduken, bashkë me to edhe rrugët tradicionale të karrierës. Pozicionet fillestare dhe stazhet janë të parat që preken, por gjithnjë e më shumë vende pune në menaxhmentin e mesëm po zhduken.

“Rritja e inteligjencës artificiale kufizon rimëkëmbjen e punësimit në disa role të nivelit të ulët në zyra”, tha për Financial Times Dirk Hahn, drejtor ekzekutiv i firmës ndërkombëtare të rekrutimit Hays.

Vlera e diplomave universitare vihet në pikëpyetje e rrugët e karrierës po bëhen më “të shtrembëruara” dhe jolineare.

Puna e pavarur dhe detyrat afatshkurtra po e fragmentojnë më tej tregun e punës. Inteligjenca artificiale vetëm sa po e përshpejton këtë, thotë analiza.

A është fuqi punëtore e reduktuar vërtet më elastike?

Më pak njerëz do të thotë kosto më të ulëta dhe ekzekutim më të shpejtë, kjo nënkupton më pak rezistencë ndaj goditjeve, nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit deri te humbja e talenteve. Raval citon shembullin e kompanisë Klarna, e cila pushoi nga puna mijëra punonjës, por teston rikthimin e njerëzve në shërbimin ndaj klientit sepse sistemet e inteligjencës artificiale nuk e kanë provuar veten në ndërveprimet me klientët në botën reale.

Sipërmarrësit e teknologjisë që promovojnë kompani me staf minimal nënvlerësojnë se sa shumë proceset e biznesit dhe kultura e korporatës bazohen në marrëdhëniet dhe ndërveprimet njerëzore. Inteligjenca artificiale mund të marrë përsipër detyrat rutinë, duhet të mësojmë përsëri të vlerësojmë atë që është njerëzore – nga kreativiteti dhe inteligjenca emocionale deri te gjykimi kompleks, thotë analiza e FT.

Por kjo është e mundur vetëm nëse investojmë tek ata që sjellin këto cilësi dhe trajnojmë një brez të ri punëtorësh – dhe tani shumë dyer po mbyllen para se të kenë mundësi të hapen, përfundon autori i Financial Times.

Continue Reading

Të kërkuara