Lajmet

Punëtorët në portin më të madh të Izraelit i bashkohen grevës “historike”

Aeroporti kryesor i vendit poashtu ka ndalur të gjitha fluturimet.

Published

on

Punëtorët në portin e Haifa-s, më i madhi në Izrael, u janë bashkuar grevave që kanë bllokuar pjesën më të madhe të vendit, tha zëdhënësi i portit Zohar Arnon për CNN të hënën.

“Punëtorët tanë janë ndalur”, tha Arnon. “Ata janë ende në port në pritje të zhvillimeve”.

Porti është një nga qendrat kryesore të vendit. Më herët të hënën, aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion Tel Aviv, njoftoi një ndalim të menjëhershëm të të gjitha fluturimeve.

Grupi Azrieli, një zinxhir i madh qendrash tregtare izraelite, njoftoi gjithashtu se po mbyllet në mbështetje të sulmeve. “Ne nuk duhet të qëndrojmë pranë kur Izraeli digjet”, tha në një deklaratë kryetarja e tij, Dana Azrieli.

McDonald’s ka mbyllur poashtu të gjitha restorantet e saj në të gjithë vendin, njoftoi kompania në Twitter të hënën.

Veprimi është pjesë e asaj që sindikata më e madhe e Izraelit e quajti një grevë të përgjithshme “historike” të hënën, me qëllim të rritjes së presionit ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të ndalur platformat gjyqësore.

“Ndaloni këtë revolucion gjyqësor, këtë marrëzi” i tha Netanyahut në një fjalim televiziv, udhëheqësi i sindikatës së Histadrut, Arnon Bar-David./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Një person është arestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer grabitje në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën dhe u iniciua si “Grabitje”.

Pejë 21.06.2025, 17:37. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton dy raste të vdekjes në Lipjan e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” për dy vdekje që kanë ndodhur të dielën në Lipjan dhe Drenas.

Lidhur me rastin në Lipjan, Policia njofton se të dielën rreth orës 13:45 një burrë u gjet pa shenja jete.

Lipjan  22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Drenas po ashtu u raportua se një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Gllogoc 22.06.2025, NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Vdes një fëmijë në Ferizaj, dyshohet se u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Published

on

By

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë në fshatin Dardani në Ferizaj.

Zëdhdënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, tha Veseli.

Ai shtoi se idyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Veseli.

Continue Reading

Lajmet

Sot përpjekja numër 36 për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislaturës së nëntë dhe duket se një gjë e tillë do të vazhdojë pafund.

Tridhjetepesë vazhdime të deritanishme përfunduan me dështime për shkak të mungesës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për Albulena Haxhiun kryetare e re e Kuvendit.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të tridhjetegjashtë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të ri duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigjen mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kërkuar për interpretim nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut kryetare e re e Kuvendit, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë përsëritur në vazhdimësi se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun dhe janë shprehur kundër votimit të fshehtë.

Continue Reading

Të kërkuara