Lajmet

Punëtorët e KOSTT-it protestojnë për kushte më të mira të punës

Llumnica tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë pabarazi në paga.

Published

on

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar sot para objektit të kësaj kompanie. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësitë e shumta të tyre me kompaninë KOSTT teksa këto kërkesa ua kanë dërguar kryeshefit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të kësaj kompanie.

Kryetari i sindikatës të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë pabarazi në paga. Ai shtoi se punëtorët konsiderohen si një vegël punë dhe jo si qenie njerëzore.

“Kërkesat e juaja janë shumë të drejta dhe ligjore. Përveç se nuk është ngritur paga nga viti 2014, që i bie 10 vite, e duke kaluar nëpër inflacionin të cilin e kemi përballë të gjithë qytetarët e Kosovës, sot bëhet një diskriminim, një pabarazi e paparë më herët. Në vend se të bëjmë një ngritje për të gjithë punëtorët njëjtë, që të mos ketë pabarazi në mënyrë lineare… Ne do të fitojmë edhe përmes gjykatës, mirëpo në rast se ky menaxhment po e din që po e humb lëndën, atëherë ose po ka bashkëpunim me akterë të ndryshëm për të përfituar nga lënda për gjykata, e po e keqpërdorë detyrën zyrtare, ose janë aq të ligë, e aq të mjerë saqë të shkelin të drejtën e punëtorit, saqë e konsiderojnë punëtorin si një vegël pune e si skllav, e jo sikur punëtor e qenie njerëzore”, tha Llumnica.

Në anë tjetër, kryetari i unionit të punëtorëve të KOSTT-it, Seladin Izmaku theksoi se kërkesat e punëtorëve janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të punës pa sistematizim të mirëfilltë, rritje page 20 për qind për stafin jo-menaxherial dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët.

“Arsyeja e kësaj proteste janë pakënaqësitë e shumta të punëtorëve në kompaninë e KOSTT-it, këto janë arsyet kryesore dhe për këto arsye ne sindikatat jemi bërë bashkë dhe i kemi bërë disa kërkesa të cilat ua drejtojmë kryeshefit ekzekutiv dhe bordit drejtorëve të KOSTT-it. Kërkesat janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi i hendekut ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të përkohshme për menaxhmentin e lartë dhe menaxherët, mos ndryshimi i përshkrimit të vendeve të punës pa sistematizim të mirëfilltë, zgjedhje e komisioneve përzgjedhëse të duhura, rritje page 20 për qind për stafin jo- menaxherial, vendim për fillimin e sistematizimit të mirëfilltë në kompani dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët”, shtoi Izmaku.

Ai shtoi se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje deri me datën 10 shkurt, atëherë sindikatat do të vazhdojnë me hapa të tjerë më radikal.

“Ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet, të dy sindikatat bashkë që ta japim kontributin tonë, që të ketë marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv dhe me bordin e drejtorëve të KOSTT-it, ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme. Mirëpo, nëse ndodh që nuk merremi vesh, ne do të bëjmë veprime të tjera,.. E kemi dhënë një afat kohor për reflektimin të menaxhmentit të lartë të KOSTT-it dhe bordit që deri me datën 10 shkurt, një afat në të cilin, ne çdo moment jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë dhe të bëjmë marrëveshje…Nëse nuk bëhet marrëveshja, atëherë ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë më radikal”, u shpreh ai.

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara