Lajmet

Punët më të mira për t’i bërë gjatë verës

Kopshtaria është njëra ndër to.

Published

on

Të gjithë ndihemi më mirë kur dielli rrezon, kështu që të gjithë duam ta ndjejmë vazhdimisht ndjesinë dhe pozitivitetin që sjell stina e verës. Mjedisi ynë i punës mund të ketë një ndikim të madh në dispononim dhe produktivitetin tonë, dhe nuk është sekret që rrezet e diellit sjellin shumë gjëra pozitive në jetën tonë, duke përfshirë rritjen e niveleve të vitaminës D, përmirësimin e funksionit të trurit dhe një ndjenjë më të madhe të lumturisë.

Kur vjen stina e verës, nëse jeni një person që nuk ju pëlqen ideja për të qenë të bllokuar brenda të katër mure të zyrës këtë verë, atëherë AkademiPune ju sjell disa nga profesionet të cilat janë më të mirat për t’i ushtruar gjatë stinës së verës.

Kopshtaria

Kopshtaria është një mundësi shumë e mirë për të nxjerrë anën tuaj krijuese dhe për të ndërtuar diçka të bukur që mund të shijohet nga të tjerët. Për shumë njerëz, kopshtaria është gjithashtu një formë largimi nga realiteti dhe që mund të ndikojë në zvogëlimin e niveleve të stresit dhe të rrisë disponimin tuaj.

Shumë persona në vende të ndryshme të botës mbështeten te kopshtarët për t’u kujdesur për tokat e tyre duke kryer detyra të tilla si krasitja heqja e barërave të këqija dhe pastrimi i gjetheve – ju gjithashtu do të ndihmoni me mbjelljen dhe mirëmbajtjen e pemëve dhe bimëve. Me kopshtarinë, ajo që vendosni është ajo që merrni dhe mund të jetë shumë shpërblyese të shikosh gjërat të rriten dhe lulëzojnë ndërsa i ushqeni ato, ose të shohësh rezultatet e një përpjekjeje të madhe pastrimi.

Po ashtu nëse ju pëlqen të qenit shefi i vetes suaj, atëherë mund të provoni gjithashtu të reklamoni shërbimet tuaja në nivel lokal dhe të paguheni për të ndihmuar njerëzit në komunitetin tuaj lokal me kopshtet e tyre.

Agjent i udhëtimeve

Agjentët e udhëtimit në punën e tyre ndihmojnë njerëzit të entuziazmohen për aventurat e tyre të udhëtimit dhe të marrin një shije të vetë aventurave. Mund të jetë shumë e këndshme të kaloni ditët tuaja duke diskutuar klimat tropikale dhe arratisjet me diell.

Si agjent udhëtimesh, ju do të keni në thelb një bazë njohurish për njerëzit që vijnë tek ju duke dashur të dinë më shumë për një destinacion specifik udhëtimi ose duke kërkuar rekomandime. Ata do t’ju besojnë që t’u gjeni vendndodhjet, hotelet dhe fluturimet/lundrimet më të mira në dispozicion – dhe të gjitha me çmimin më të mirë.

E gjithë kjo njohuri do t’ju ndihmojë gjithashtu të planifikoni aventurat tuaja me diell dhe vetë puna vjen me mundësinë për udhëtime të rastësishme. Ju gjithashtu mund të keni të drejtë për zbritje në udhëtime dhe zbritje të para për ofertat më të fundit.

Mësues i gjuhës angleze jashtë vendit

Mësimdhënia ka potencialin t’ju çojë në aventura në klimat më me diell, ku mund të mbani kurse në vende të ndryshme me diell në rajone të tilla si Amerika Latine ose Evropa Jugore. Përndryshe, ju gjithashtu mund t’u mësoni anglisht studentëve jashtë vendit nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Anglishtja është një gjuhë e vlefshme që kërkohet gjerësisht nga vendet në mbarë botën, kështu që mundësitë e mësimdhënies janë të mëdha dhe gjithmonë dikush në botë është që mund të përfitojë nga aftësitë dhe përvoja juaj.

Mënyra më e mirë për t’u përgatitur për të mësuar anglisht si gjuhë e huaj është të ndiqni një kurs TEFL) që do të mbulojë tema të tilla si planifikimi i mësimit, gramatika dhe menaxhimi i klasës. Kjo duhet t’ju japë aftësitë dhe besimin që ju nevojitet për të përfituar sa më shumë nga pozita juaj – dhe kurset zakonisht mund të studiohen në internet, fizikisht ose të dyja.

Në dyqan lulesh

Puna me lule çdo ditë është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lidhur me natyrën, ndërkohë që siguron jetesën. Njerëzit zakonisht i mendojnë lulet si produkte të verës, dhe vetëm qëndrimi rreth tyre mund t’ju bëjë të ndiheni më të gëzuar dhe pozitiv.

Për shumicën e luleshitësve, dy ditë nuk janë kurrë të njëjta, sepse klientët ndryshojnë dhe ju kurrë nuk e dini se çfarë lloji të krijimit me lule do t’ju kërkohet të krijoni në vijim. Njerëzit thërrasin luleshitës gjatë shumë fazave kryesore të jetës dhe përfshirja në disa nga rastet më të veçanta të njerëzve mund të jetë jashtëzakonisht shpërblyese.

Shkalla e asaj që njerëzit kërkojnë mund të ndryshojë – një ditë mund të mblidhni një tufë lulesh për ditëlindjen e dikujt dhe një ditë tjetër mund të krijoni dhjetë kurora për një martesë verore. Por sido që të jetë, ka të ngjarë që do të bëni dikë shumë të lumtur me punën tuaj.

Një nga mënyrat më të mira për të filluar një karrierë në këtë fushë është të aplikoni për një punë si shitës ose praktikant në një kompani lulesh. Ose, përndryshe, mund të provoni të merrni një kurs të akredituar mësimor dhe më pas të provoni të krijoni dyqanin tuaj ose stallën e luleve në natyrë. / AkademiPune

Vendi

Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale

Published

on

By

Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.

Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.

Continue Reading

Aktualitet

Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut

Published

on

By

Studentja e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT dhe kampionia olimpike Nora Gjakova, së bashku me profesorin Milaim Berisha dhe bashkëautorë ndërkombëtarë, ka publikuar një punim shkencor të rëndësishëm mbi rikuperimin e lëndimeve komplekse të pjesës proksimale të hamstringut në sportistët elitarë.

Studimi është botuar në revistën prestigjioze evropiane Retos (Q2) dhe mund të gjendet këtu: Retos – Article Punimi trajton rastin unik të rikuperimit 5-mujor të Nora Gjakovës pas këputjes së pjesshme të hamstringut, një periudhë që konsiderohet shumë e shkurtër për rikuperim të plotë, sidomos kur objektivi ishte pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Ky studim sjell një kontribut të rëndësishëm në literaturën shkencore, duke analizuar kufijtë klinikë që ndajnë rastet që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike nga ato që mund të menaxhohen me trajtim konservativ.

Rezultatet tregojnë se një qasje e strukturuar, e bazuar në terapi fizike, stërvitje progresive dhe drill-e specifike për sportin e xhudos, mund të mundësojë rikuperim të shpejtë dhe kthim në garë pa ndërhyrje kirurgjike.

Rasti i Nora Gjakovës demonstron se sportistët elitarë jo vetëm që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në garë, por edhe mund të kontribuojnë në avancimin e praktikave rehabilituese dhe të njohurive shkencore në fushën e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, një program i zhvilluar fuqishëm në UBT, që ofron mundësi të avancuara për studentët dhe sportistët e rinj për t’u trajnuar dhe për të mësuar mbi bazat shkencore të performancës dhe rikuperimit.

Ky rast është një shembull i qartë se si bashkëpunimi ndërkombëtar mes sportistëve dhe akademikëve mund të sjellë njohuri të reja, duke rritur standardet e rehabilitimit sportiv dhe duke fuqizuar studentët e UBT që të jenë pjesë e projekteve shkencore me ndikim global.

Continue Reading

Vendi

Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së

Published

on

By

Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasada Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, vizitoi Qytetin e Mençur të UBT-së, ku u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Gjatë takimit u theksua roli i UBT-së si institucion i arsimit të lartë që po vendos standarde të reja në ndërlidhjen e arsimit me sipërmarrjen dhe industrinë. Modeli i zhvillimit të UBT-së, i bazuar në integrimin strategjik të arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit, u vlerësua si një qasje vizionare që sjell rezultate të matshme.

Rektori Hajrizi prezantoi para delegacionit ekosistemin unik të UBT-së, ku përmes Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik në Lipjan ndërthuren laboratorët e avancuar, teknologjitë e sofistikuara dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me industrinë. Ky mjedis krijon ura konkrete mes akademisë dhe sektorit privat, duke përgatitur studentët për tregun global të punës.

U theksua se UBT, si anëtar Premium i OEGJK-së, luan rol kyç në lidhjen e Kosovës me universitete dhe institucione të arsimit të lartë në Gjermani, Austri dhe më gjerë. Partneritetet e forta ndërkombëtare dhe orientimi praktik e bëjnë UBT-në një pikë natyrore takimi ndërmjet dijes akademike dhe zhvillimit ekonomik.

Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks në zhvillimin e qëndrueshëm, fuqizimin e inovacionit dhe thellimin e bashkëpunimit akademik ndërkufitar. Shkalla e zhvillimit të UBT-së, qartësia strategjike dhe fryma sipërmarrëse lanë përshtypje të veçantë te përfaqësuesit gjermanë, të cilët shprehën gatishmërinë për ta ndërtuar këtë momentum të përbashkët edhe në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale

Published

on

By

Një delegacion nga kompania globale Siemens Healthineers, e njohur për lidershipin në teknologjitë mjekësore, digjitalizimin klinik dhe zgjidhjet e avancuara të e-Health, ka vizituar Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT në Lipjan.

Delegacioni i Siemens Healthineers u mirëprit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik. Me këtë rast, Rektori Hajrizi prezantoi zhvillimin strategjik të UBT-së, programet në shkencat shëndetësore, teknologji dhe inxhinieri, si dhe kapacitetet infrastrukturore që ofron Parku Shkencor për kërkim, inovacion dhe ndërlidhje të drejtpërdrejtë me industrinë.

Gjatë vizitës në laboratorë, qendra simulimi dhe hapësira kërkimore, u diskutua konkretisht mbi rëndësinë e sistemeve të menaxhimit spitalor dhe ndërtimit të një sistemi të integruar shëndetësor.

Në këtë kontekst, ekosistemi i Qytetit të Mençur të UBT-së u vlerësua si hapësira e përshtatshme për zhvillimin e projekteve pilot në shëndetësi digjitale, trajnime profesionale për stafin mjekësor, si dhe partneritete strategjike që mund të kontribuojnë në modernizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara