Lajmet

Puna që është e sigurt nga inteligjenca artificiale, tani për tani

Por një profesion mund të jetë i sigurt për momentin.

Published

on

Në vazhdën e publikimit të ChatGPT – platforma teknologjike me rritje më të shpejtë ndonjëherë – është folur për përdorimin e AI për punët e shkrimtarëve, artistëve, muzikantëve dhe koduesve.

Por një profesion mund të jetë i sigurt për momentin. Sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young (BYU) në SHBA, kontabilistët ende e kalojnë ChatGPT në provimet e kontabilitetit.

Studimi përfshiu 327 bashkautorë nga 186 institucione të ndryshme arsimore në 14 vende, në përgjithësi duke kontribuar me 25,181 pyetje të provimit të kontabilitetit.

Pyetjet mbuluan sistemet e informacionit të kontabilitetit, auditimin, kontabilitetin financiar, kontabilitetin menaxherial dhe tatimet. Ato ndryshonin në vështirësi dhe lloj, duke përfshirë pyetje me zgjedhje (e vërtetë/e gabuar), pyetje me zgjedhje të shumëfishta dhe pyetje me përgjigje të shkurtra.

ChatGPT – pasi kishte kaluar më parë provimet juridike – çuditërisht performoi mirë. Mesatarja e përgjithshme e tij ishte 47.4%, më mirë se studentët (11.3%).

Por, në tërësi, studentët ia kaluan makinës. Notat mesatare të tyre arritën në 76.7% dhe ata ishin më të mirë në pyetjet mbi vlerësimet tatimore, financiare dhe menaxheriale, ndërsa ChatGPT hasi vështirësi.

Për sa i përket llojit të pyetjeve, ChatGPT doli më mirë në pyetjet e vërtete/ e gabuar (68.7% të sakta) dhe me zgjedhje të shumëfishta (59.5%), por hasi vështirësi në pyetjet me përgjigje të shkurtra.

Një ndryshim në mësimdhënie dhe të mësuarit

Autori kryesor i studimit, profesori i kontabilitetit në BYU, David Wood, donte të rekrutonte sa më shumë profesorë për të parë se si AI performoi kundër studentëve, për të ndihmuar në informimin e debatit se si modelet e gjuhës së AI duhet të përfshihen në arsim.

“Kur kjo teknologji doli për herë të parë, të gjithë ishin të shqetësuar se, studentët tani mund ta përdorin atë për të mashtruar”, tha Wood.

“Por mundësitë për të mashtruar kanë ekzistuar gjithmonë. Pra, ne po përpiqemi të përqendrohemi në atë, që mund të bëjmë tani me këtë teknologji, gjë të cilën nuk mund ta bënim më parë, për të përmirësuar procesin e mësimdhënies për fakultetin dhe procesin e të mësuarit për studentët”.

Studiuesit thonë se, ndërsa ka ende punë për të bërë në fushën e kontabilitetit, është një ‘ndryshim loje’, që do të ndryshojë për mirë, mënyrën e të mësuarit.

Studimi nxori në pah edhe disa gjetje të tjera interesante. ChatGPT nuk e njeh gjithmonë kur është duke bërë matematikë dhe bën gabime të pakuptimta, si shtimi i dy numrave në një problem zbritjeje ose pjesëtimi i numrave gabimisht. Ai gjithashtu jep shpjegime për përgjigjet e tij, edhe nëse ato janë të pasakta.

ChatGPT është ndërtuar në modelin e gjuhës së mësimit të thellë GPT3.5 të OpenAI. OpenAI që atëherë ka lëshuar GPT4, i cili tejkalon GPT3.5 në aftësi. Studiuesit presin, që teknologjia të përmirësohet në mënyrë eksponenciale, në pyetjet e kontabilitetit të paraqitura në studimin e tyre.

Ajo që mendohet të jetë më premtuese, është se si chatbot mund të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit, duke përfshirë aftësinë për të hartuar dhe testuar detyra, ose ndoshta të përdoret për hartimin e pjesëve të një projekti./Euronews

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara