Kulturë
Publikohet portreti i mbretit Charles III në ditëlindjen e tij
Mbreti Charles III do ta festojë ditëlindjen privatisht.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNjë fotografi e re është publikuar në shënim të ditëlindjes së mbretit, i cili sot mbush 74 vjet. Fotografia shfaq mbretin të mbështetur pas një lisi të lashtë në Windsor.
Pallati Buckingham ka njoftuar se mbreti do të marrë rolin e Ranger of Windsor Great Park, një post të cilin dikur e mbante babai i tij, princi Philip.
Mbreti Charles III do ta festojë ditëlindjen privatisht. Kjo është ditëlindja e parë e mbretit qëkur u bë monark pas vdekjes së Mbretëreshës./UBTNews/
Magazinë
Vdekja e Liam Payne/ Pesë persona akuzohen për vrasje, mes tyre dhe miku i ngushtë i yllit të pop-it
Published
3 hours agoon
December 30, 2024Pesë persona thuhet se janë akuzuar për vdekjen e ish-yllit të One Direction, Liam Payne në Argjentinë. Shoku biznesmen i yllit të popit, Rogelio “Roger” Nores dyshohet se është në mesin e të akuzuarve për vrasje nga pakujdesia, së bashku me stafin e hotelit, kanë pohuar mediat lokale.
Dy prej tyre janë caktuar në paraburgim, sipas faqes argjentinase të lajmeve Infobae. Miku i Liam, Rogelio tha se ai u largua nga hoteli rreth një orë para vdekjes së yllit të popit, teksa dyshohet se atij i është ndaluar të largohet nga vendi.
Në fillim të këtij muaji ai thuhet se refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me vdekjen tragjike të Liam. Ai mohoi pretendimet se kishte braktisur Liam para se të binte nga ballkoni i tij në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires, Argjentinë.
Biznesmeni Nores tha në një dokumentar se Liam ishte “në gjendje shpirtërore të mirë dhe i ekuilibruar në mënyrë perfekte” ditën kur vdiq.
Braian Paiz, një kamerier që dyshohet se pranoi se i kishte çuar drogë këngëtarit, u akuzua për furnizim me narkotikë për pagesë. Ezequiel Pereyra, një punonjës hoteli, thuhet gjithashtu se u akuzua për furnizim me drogë. Drejtuesit e hotelit CasaSur Palermo, Gilda Martín dhe Esteban Grassi, dyshohet se janë akuzuar për vrasje.
Këta pesë persona thuhet se janë thirrur për t’u paraqitur në një gjykatë argjentinase, burimet i thanë Infobae se të paktën dy nga të pandehurit që u ndaluan, janë thirrur të paraqiten brenda 24 orëve. Liam vdiq më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Ai kishte qenë në Argjentinë për të rinovuar vizën e tij amerikane pasi ishte zhvendosur në Florida me të dashurën e tij, influencuesja amerikane Kate Cassidy. Ajo ishte kthyer herët në Florida pasi ndjeu mall për shtëpinë, disa ditë para se të vdiste në Buenos Aires.
Ekzaminimet toksikologjike zbuluan në trupin e tij në momentin e vdekjes gjurmë alkooli, kokaine e ilaçe kundër depresionit, pak para vdekjes së tij, Liam u pa “duke u sjellë në mënyrë të çrregullt” dhe dëshmitarët pohuan se ishte shoqëruar drejt dhomës së tij.
Magazinë
Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, aktorja e ‘Romeo and Juliet’, Olivia Hussey
Published
4 hours agoon
December 30, 2024Aktorja Olivia Hussey, e njohur për rolin e saj si Juliet në versionin filmik të vitit 1968 të ‘Romeo dhe Julieta’, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Hussey vdiq e rrethuar nga të dashurit e saj, sipas një deklarate të postuar në Instagramin e saj, aktorja, me origjinë argjentinase dhe e rritur në Londër, fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për aktoren e re më të mirë për rolin e paharrueshëm si Juliet, shkruan DailyMail.
BBC Olivia Hussey vesh syze dielli dhe një xhaketë sportive të bardhë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit Klasik TCM në 2018
Pas viteve, ajo paditi ‘Paramount Pictures’ për abuzim seksual, pasi ishte vetëm 15 vjeçe kur filmoi skenën nudo të filmit, roli tjetër i saj më i njohur ishte si Maria, nëna e Jezusit, në miniserialin televiziv Jezusi i Nazaretit (1977).
Getty Images Leonard Whiting, si Romeo, dhe Olivia Hussey si Juliet në Romeo e Zhuliet. Të dy janë me kostum, ajo ka veshur bluzë të thurur blu dhe një shami blu dhe ai ka veshur bluzë gri me vija vertikale. Hussey u lind në Buenos Aires më 1951, u transferua në Londër në moshën shtatë vjeçare. Ajo u zbulua nga regjisori Franco Zeffirelli për Romeo e Julieta, ku luajti përballë Leonard Whiting si Romeo.
Filmi i vitit 1968 u nominua për Oscar dhe Hussey fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për yllin e ri më të mirë. Ajo dhe Whiting paditën ‘Paramount’ për skenat nudo që pretendojnë se i’u inkurajuan të filmonin nga Zeffirelli, ndonëse ishin siguruar më parë se kjo s’do ndodhte.
Pas ‘Romeo dhe Julieta’, Hussey pati role tjera të rëndësishme, duke përfshirë Virgjëreshën Mari në Jezusi i Nazaretit dhe një nga rolet kryesore në Black Christmas (1974). Gjatë karrierës së saj, ajo mori punë si aktore zanore e pati një ribashkim me ish-partnerin e saj të filmit në ‘Social Suicide’ (2015), një adaptim modern të ‘Romeo dhe Julieta’.
Ndërsa e pikëllojmë këtë humbje, kujtojmë ndikimin e pavdekshëm të Olivia-s në industrinë e filmit dhe në jetën tonë. /UBT News/
Lifestyle
Pse janari është përfundimisht muaji më i keq i vitit?
Published
8 hours agoon
December 30, 2024Nuk jeni vetëm ju, por ka shumë arsye pse mund t’ju duket muaji i parë i vitit si “më i keqi”.
Epo, nëse dëshironi t’i dini pesë arsyet, ja tek i keni:
Është muaji i parë i vitit – Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë, mund të kthehet në gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.
Janë të gjithë në dietë – Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjithë janarit është: “Kam ngrënë shumë mish e bakllava, duhet të nis dietën”. Si pasojë, edhe ju ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: Të kaloni pasditet duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.
Rifillon puna – Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë të gjata e të ngrohta, rikthimi në punë shndërrohet në makth. Për të mos harruar që temperaturat e virozat e përkeqësojnë situatën. Kush s’do të donte të ishte poshtë jorganit duke shijuar një film dhe duke ngrënë çokollata?
Jeni më të varfër se kurrë – Data 7 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm të hollat për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave dhe moria e dhuratave që keni bërë u’a kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.
Është muaji i “Blue Monday” – Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si muaj tersi morën fund, mos harroni “Blue Monday” ose “Të hënën blu”, bie në fillim të javës së tretë, është llogaritur nga ish-pedagogu i “Cardiff University” si dita më e dëshpëruar. /UBT News/
Kulturë
Petro Marko, shkrimtari rebel i “brezit të humbur”
Published
3 days agoon
December 27, 2024By
UBT NEWS33 vjet më parë, u nda nga jeta poeti, prozatori dhe përkthyesi Petro Marko (25 nëntor 1913 – 27 dhjetor 1991), një figurë e shquar e letërsisë shqiptare dhe një zë rebel i “brezit të humbur”.
Petro Marko lindi më 25 nëntor 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Karrierën e tij letrare e nisi me botimin e së përdyjavshmes letrare “ABC” më 1 mars 1936, një hap i rëndësishëm që tregonte angazhimin e tij në zhvillimet intelektuale të kohës. Në vitin 1936, ai mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës si pjesë e Brigadave Internacionale, ku hyri në repartin Garibaldi. Atje, së bashku me Skënder Luarasin, nisi botimin e një reviste në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që për shkak të kushteve të luftës doli vetëm në dy numra.
Përvoja e tij ndërkombëtare nuk mbaroi me Luftën Civile të Spanjës. Në vitin 1940, ai u detyrua të kthehej në Shqipëri nga mërgimi në Francë dhe më pas, u arrestua nga pushtuesit italianë, duke kaluar një periudhë të gjatë internimi në ishullin Ustika në detin Tirren. Megjithatë, shpirti i tij i papërkulur i qëndroi besnik kauzës së lirisë dhe më 1944, ai u rikthye në Shqipëri si partizan.
Si një intelektual i shquar dhe gazetar, Petro Marko u angazhua në botimin e gazetës “Bashkimi”, ku shërbeu si kryeredaktor. Pavarësisht angazhimit të tij patriotik, ai u arrestua nga regjimi komunist më 1947 dhe u burgos në Tiranë. Pasi u lirua, pas rënies së Koçi Xoxes, Marko u lejua të punonte si mësues. Por periudha e ndalimeve të lirisë krijuese vazhdoi, dhe romanin e tij më të njohur, “Një emër në katër rrugë”, e pa të ndaluar për tetë vjet.
Përkundër pengesave, Petro Marko vazhdoi të mbijetonte si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, duke lënë pas një trashëgimi letrare të pasur. Disa nga veprat e tij më të njohura përfshijnë: “Hasta la vista” (1958), “Qyteti i fundit” (1960), “Rrugë pa rrugë” (1964), dhe “Nata e Ustikës” (1989).
Marko, i cili kishte kaluar shumë periudha të vështira të jetës, mbeti një shkrimtar i fortë dhe rebel, një figurë që nuk mund të mbyllej kurrë nga regjimet që kërkonin të kontrollonin mendimin e tij. Ai mbeti një zë i pavarur dhe i guximshëm, që edhe pas vdekjes së tij vazhdon të ndriçojë dhe frymëzojë brezat e rinj të lexuesve./UBTNews/
20 vjet rrugëtim dhe dy dekada vizion: Pasqyra e edukimit në vizionin e Edmond Hajrizit
UBT, zgjedhja e parë në Kosovë për studentët që dëshirojnë edukim të cilësisë së lartë
Haxhiu: Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak që deklaron se Kurti është i lidhur me Serbinë
Intervista ekskluzive me Rektorin Hajrizi: UBT, shtyllë e zhvillimit të arsimit në Kosovë
Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet
Vdekja e Liam Payne/ Pesë persona akuzohen për vrasje, mes tyre dhe miku i ngushtë i yllit të pop-it
Djathi, çelësi për jetë të shëndetshme
Prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin e njohur “KEK”
Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, aktorja e ‘Romeo and Juliet’, Olivia Hussey
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman