Lajmet

Publikohet manuali që lufton dhe parandalon ngacmimin seksual në sektorin publik

Published

on

Zyra e Kryeministrit ka publikuar manualin për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në organet e Administratës Publike. Përmes saj synohet të luftohet dhe parandalohet ngacmimi seksual në sektorin publik.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, pranë ZKM-së, Habit Hajredini, tha se në manual sqarohet se çka është ngacmimi seksual, format e ngacmimit seksual dhe mekanizmat që do të merren me ndëshkimin e kësaj dukurie negative.

“Kjo politikë synon të shërbejë si një udhërrëfyes për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ngacmimit seksual në Administratën Publike. Për të pasur një ambient të mirëfilltë dhe të mirë në mjedisin e punës pa diskriminime, pa paragjykime dhe pa ngacmime seksuale. E di që kjo për vite ka qenë tabu, e them me plotë kuptimin e fjalës, pasi shumë pak janë marrë me këtë problematik, por ka ardhur koha që të adresojmë çështjen në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie”, tha ai.

Publikimin e këtij manuali e mirëpriti shefi i seksionit për ligj dhe drejtësi në kuadër të misionit të OSBE-së në Kosovë, Mark Lasser, i cili tha se i njëjti do të ndihmojë në luftimin dhe parandalimin e ngacmimit seksual në ambientet e punës.

Ai përmendi edhe disa shifra të studimeve, ku sipas tij tregojnë se diku 48 për qind e kosovarëve kanë përjetuar një lloj forme të ngacmimit seksual, ku 64 për qind prej tyre janë gra.

“Ngacmimi seksual në vend të punës është forma e diskriminimit që ndikon negativisht në mjedisin e punës, minon barazinë gjinore, krijon praktika të padrejta në punësim dhe ndikon normalisht edhe në mirëqenie të punëtorëve…Ky manual është një udhëzues për parandalimin e të gjitha formave të tilla për të siguruar një mjedis pune pa ngacmime të tilla. Tani sa i përket ngacmimit seksual studimet vlerësojnë se diku 48 për qind e kosovarëve kanë përjetuar një lloj forme të ngacmimit seksual në jetën e tyre, ku gratë janë të ndikuara 64 për qind kundrejt meshkujve”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, tha se ekzekutivi duhet të fokusohet edhe në luftimin dhe parandalimit të ngacmimit seksual në sektorin privat.

“Po mundohemi të bashkëpunojmë me sektorin privat për me ndryshua situatën. Faktikisht për neve çdo herë ngacmimi seksual është trajtuar si formë e diskriminimit dhe që bazohet në gjini. Po ashtu nuk ndërlidhet ekskluzivisht me aspektet fizike dhe biologjike siç është mësuar në Kosovë të trajtohet, por ndërlidhet me rolet hierarkike, shoqërore dhe institucionale. Ngacmuesit zakonisht mbajnë poste të larta në Kosovë dhe përdorin autoritetin për vendimmarrje në aspektin që kanë ndikim të rëndësishme në karrierën e të punësuarve”, theksoi ajo.

Qeveria e Kosovës më 25 dhjetor 2020 ka miratuar politikën kundër ngacmimit seksual në Organet e Administratës Publike.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara