Sport

Publikohet kalendari i të gjitha ndeshjeve që do të luhen në Euro 2020

Published

on

Euro 2020 është gati të nisë më 11 qershor dhe ky aktivitet për herë të parë shkon në qytetet më të rëndësishme të Evropës.

12 qytete u zgjodhën për të pritur 51 ndeshje, me stadiumin Wembley të zgjedhur për të mbajtur gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Dublini dhe Bilbao ishin dy qytetet e përzgjedhura, por u tërhoqën për shkak të masave COVID-19, duke u zëvendësuar me Sevillan, Shën Petersburgun dhe Londrën.

Kështu, ndeshja e parë në 12 qershor të vitit 2021, që do të ngrejë edhe siparin e Evropianit, do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të mbahet në stadiumin “Olimpico” të Romës, në orën 21:00. Më tej, ndeshjet do të vijojnë me nga 3 takime në ditë, deri në 24 qershor, ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupeve.

Më poshtë, edhe një pasqyrim se si do të vijojë rruga e ekipeve në Evropian.

11 qershor 2021

Turqi vs Itali 21:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali

12 qershor 2021
Uells vs Zvicër 15:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan

Danimarkë vs Finlandë 18:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë

Belgjikë vs Rusi 21:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

13 qershor 2021
Angli vs Kroaci 15:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli


Austri vs Maqedonia e Veriut 18:00
Arena Nationala, Bukuresht, Rumani

Holandë – Ukrainë 21:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë

14 qershor
Skoci vs Republika Çeke 15:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci

Poloni vs Sllovaki 18:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

Spanjë vs Suedi 21:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë

15 qershor 2021
Hungari vs Portugali 18:00
Puskas Arena, Budapest, Hungari

Francë vs Gjermani 21:00
Allianz Arena, Mynih, Gjermani

16 qershor 2021
Finlandë vs Rusi 15:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

Turqi – Uells 18:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan

Itali vs Zvicër 21:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali

17 qershor 2021
Ukrainë vs Maqedonia e Veriut 15:00
Arena Nationala, Bukuresht, Rumani

Danimarkë vs Belgjikë 18:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë

Hollandë – Austri 21:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Hollandë

18 qershor 2021
Suedi vs Sllovaki 15:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

Kroaci vs Republika Çeke 18:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci

Angli vs Skoci 21:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli

19 qershor 2021
Hungari vs Francë 15:00
Puskas Arena, Budapest, Hungari

Portugali vs Gjermani 18:00
Allianz Arena, Mynih, Gjermani

Spanjë – Poloni 21:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë

20 qershor 2021
Itali – Uells 18:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali

Zvicër vs Turqi 18:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan

21 qershor 2021
Ukrainë – Austri 18:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali

Maqedonia e Veriut vs Hollanda 18:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Hollandë

Rusi vs Danimarkë 21:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë

Finlandë vs Belgjikë 21:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

22 qershor 2021
Kroaci vs Skoci 21:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci

Republika Çeke vs Angli 21:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli

23 qershor 2021
Suedi – Poloni 18:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi

Sllovaki vs Spanjë 18:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë

Portugali – Francë 21:00
Puskas Arena, Budapest, Hungari

Gjermani vs Hungari 21:00
Allianz Arena, Mynih, Gjermani

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara