Lajmet

Publikohet bashkëpunimi i Eminemit me Skylar Grey për filmin ‘Venom 2’

Kënga quhet “Last One Standing” dhe do shfaqet në filmin Venom: Let There Be Carnage

Published

on

Eminem, Polo G dhe Mozzy kanë bashkuar forcat me këngëtaren Skylar Grey në një bashkëpunim për vazhdimin e filmit “Venom 2”, transmeton UBT News.

Kënga quhet “Last One Standing” dhe shfaqet në filmin Venom: Let There Be Carnage me protagonist aktorin Tom Hardy, i cili del në kinema të premten (1 tetor).

Për “Last One Standing”, Skylar Grey dha në një deklaratë për shtyp:

“Gjatë vitit të kaluar kam qenë shumë selektiv në lidhje me projektet në të cilat punoj, jashtë punës në albumin tim. Unë me të vërtetë jam përqendruar në gjetjen e bashkëpunimeve të duhura dhe filmave/projekteve të duhura televizive. Mënyra se si u bashkua kjo këngë ishte një lloj stuhie e përsosur. Venom është një nga superheronjtë e mi të preferuar sepse ai është një antihero dhe unë lidhem me këtë. Gjithashtu Tom Hardy është një nga aktorët e mi të preferuar. Kështu që jam e nderuar që jam pjesë e kësaj”.


Lajmet

Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan

Published

on

By

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi ka ofruar dorëheqje morale, pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan, rast për të cilin dyshohen të përfshirë pesë policë.

KosovaPress e ka konfirmuar këtë informacion nga burime të veta, derisa ka mësuar se “ndërrim pozitash pritet të ketë edhe në Klinë”.

Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, është mbajtur të mërkurën në Lipjan.

Ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë thirrje për hetime të shpejta e të thella.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta, derisa një protestë është mbajtur dje në Ferizaj, e të tjera janë paralajmëruar.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore ende nuk ka raport për vdekjen e 27-vjeçarit.

Continue Reading

Lajmet

Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Published

on

By

Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do të zhvillojë vizita zyrtare në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social X. “Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.

Më herët të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington. Osmani ka shkruar se ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Ajo më tej ka shkruar se “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”.

Continue Reading

Lajmet

Prindërit në Fushë Kosovë raportojnë se janë zhdukur dy vajza të mitura

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vajza të mitura në Fushë Kosovë, të cilat janë raportuar të zhdukura.

Rasti është raportuar të mërkurën, më 9 korrik, ku dy prindër kanë deklaruar se mbrëmjen e 4 korrikut, dy vajzat e mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportimit, ato kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tash nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Continue Reading

Lajmet

LDK zyrtarizon sot kandidatët për kryetarë të komunave

Published

on

By

Me fillim nga ora 16:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, LDK ka njoftuar se do të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë të komunave.

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Continue Reading

Të kërkuara