Magazinë

Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger, ai duket si Santa Claus

Published

on

Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New Yorkut në edicionin e Krishtlindjeve. Për qëllimet e xhirimit të filmit “The Man with the Bag”, ai u shndërrua në Santa Claus, të cilin e luan në këtë projekt.

Ai kishte veshur një jelek të bardhë e të kuq për Krishtlindje, një kapele shumëngjyrëshe dhe pallto të kuqe. Ai e rriti përshtypjen e Santa Claus me mjekrën e trashë gri dhe vetullat. Skenat e aktorit në edicionin e festave shpejt u bënë virale në rrjet, fakti që kishte veshur pallto e kapele të kuqe shqetësoi ata që nuk e dinin se po luante babagjyshin.

“Më në fund e kanë kapur steroidet”, “Është vetëm 77 vjeç! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani ka ardhur deri këtu?”, “E gjitha për shkak të steroideve” – kanë qenë disa nga komentet në rrjet.

Aktori ka njoftuar për film. Në Instagram, hodhi foto ku pozon me kolegun Alan Ritchson. Aktualisht nuk dihen shumë detaje rreth filmit të ri. Dihet vetëm se çanta e dhuratave të babagjyshit u vodh e kërkon ndihmën e kriminelit të vogël Vince (Alan Ritchson) për ta gjetur.

Ky është filmi i dytë i Krishtlindjeve për aktorin austriak. I pari ishte “Jingle All the Way”, në të cilën Schwarzenegger luajti Howard Langston, i cili përpiqet t’i blejë djalit të tij figurën e aksionit Turbo-Man.

Rezulton se lodra nuk ndodhet në asnjë dyqan dhe Howard përplaset edhe me Myron Larabee, i cili ka të njëjtin synim si ai. /UBT News/

Magazinë

Një vit pas divorcit, ç’po ndodh me Jennifer Lopez?

Published

on

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë një vit pas ndarjes zyrtare nga Ben Affleck, duke zgjeruar karrierën dhe jetën personale me sukses e energji të re.

Ylli 56-vjeçar ka qenë aktiv gjatë këtij viti. Pas koncertit “Up All Night Tour” që përfshiu arena në mbarë botën, “një përvojë e mrekullueshme që e mbajti të motivuar,” thonë burime, ajo është gati për promovimin e filmit, “Kiss of the Spider Woman”.

Fokus te jeta personale: Në qershor 2022, dyshja njoftoi fejesën, tashmë të konsoliduar nga roli i tyre i rëndësishëm si prindër, binjakët Max dhe Emme, të moshës 17 vjeç, e plotësojnë familjen. Divorci nga Affleck-u u finalizua në janar 2025.

Filmi i ri, xhiruar në Nju Jork vitin e kaluar, pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.

Planet e ardhshme: Në tetor vjen premierë “Kiss of the Spider Woman”, ndërsa JLo-së do të shfaqet në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix. Ndërkohë, në Las Vegas nisë një rezidencë speciale drejt fundvitit, duke vulosur me stil një rritje të re në karrierë.

 

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të saj

Published

on

Aktorja amerikane Zoë Kravitz zbuloi se ylli Taylor Swift, është pjekëse e shkëlqyer buke e jo thjesht bukë të zakonshme.

Gjatë një interviste në BBC Radio 2 me Austin Butler, bashkë-yllin e saj në Caught Stealing, Kravitz tha se Swift bën “bukë të mrekullueshme me maja natyrale”. “Ma solli para një jave. Është shumë e mirë në këtë punë,” tha Kravitz.

Edhe Austin Butler, i intriguar nga përshkrimi, tha se “do të donte ta provonte” këtë bukë artizanale. Kravitz siguroi se Taylor do të ishte e lumtur ta ndante me të, siç bën gjithmonë me miqtë e saj.

“Ajo është një shoqe e mirë. E bën me zemër dhe e ndan gjithmonë me të tjerët,” shtoi aktorja.

Swift, e cila është shprehur më herët për pasionin e saj për “hobet e gjysheve”, si qepja, piktura dhe gatimi, ka fituar zemrat e miqve edhe me anën e saj të thjeshtë dhe bujare.

Continue Reading

Magazinë

Zyrtare: Eurovision 2026 mbahet në Vjenë

Published

on

Kryeqyteti austriak, Vjena, është shpallur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që Vjena pret Festivalin Evropian të Këngës, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015.

Finalja e madhe e edicionit të 70-të do të mbahet më 16 maj 2026 në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.

Pas fitores së JJ në Basel më 17 maj 2025 me këngën “Wasted Love”, televizioni publik austriak ORF mori detyrën për të organizuar konkursin e ardhshëm, duke sjellë në vendin e tyre trofeun e tretë në historinë e Eurovisionit.

Vjena barazohet me Kopenhagën, Malmon dhe Stokholmin si një nga qytetet që e kanë pritur garën, ndërsa vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu mbeten në krye të listës me më shumë organizime. Përveç finales, qyteti do të ofrojë një javë të tërë aktivitetesh për fansat.

EuroClub do të vendoset në ndërtesën madhështore të Bashkisë së Vjenës, ku do mbahet edhe Ceremonia e Hapjes më 10 maj. Ndërkohë, sheshi i Bashkisë shndërrohet në Eurovision Village, me koncerte, aktivitete dhe transmetime live të eventit, ashtu si në vitin 2015.

Organizatorët kanë theksuar se Vjena, si një nga vendet e vendosur në zemër të Evropës, është ideal për të festuar 70-vjetorin e Eurovisionit.

Ata kanë premtuar një spektakël madhështor që do të bashkojë mijëra artistë, delegacione, fansa dhe gazetarë nga e gjithë bota në një përvojë unike kulture dhe muzike.

Continue Reading

Magazinë

Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”

Published

on

Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.

Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.

Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.

Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.

Continue Reading

Të kërkuara