Lajmet

Pse variantet Omicron të koronavirusit janë në rritje?

Në Evropë, nënvariantet e Omicronit, BA.4 dhe BA.5 janë aktualisht në rritje.

Published

on

Koronavirusi SARS-CoV-2 është mjaft i gjithanshëm, me një numër të madh variantesh dhe nënvariantesh. Vetëm varianti Omicron ka më shumë se 130 nënvariante.

Në Evropë, nënvariantet e Omicronit, BA.4 dhe BA.5 janë aktualisht në rritje. Pse po përhapen kaq shpejt, pavarësisht se shumë njerëz tashmë janë vaksinuar?

Omicron ndikon edhe në sistemin imunitar

“Variantet e reja përcaktohen tradicionalisht si një grup i ri mutacionesh që besohet se ndryshojnë mënyrën se si funksionon virusi. Në mënyrë tipike, këto variante kanë rritur shkallën e infeksionit dhe kanë rritur ashpërsinë e sëmundjes”, Krishna Mallela, profesor në departamentin e shkencave farmaceutike në Universitetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha për DW.

Tani shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë pse mutacionet specifike bëjnë që variantet të jenë më infektive, si Omicron, ose më vdekjeprurëse, si delta – dhe varet nga mënyra se si koronavirusi hyn në qeliza dhe se si sistemi ynë imunitar e lufton atë.

Një studim i kohëve të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi se Omicroni është më infektues sepse mund të shmangë më mirë sistemin tonë imunitar. Pas vaksinimit ose një infeksioni të mëparshëm, antitrupat qarkullojnë në trupin tuaj dhe kërkojnë viruse. Ata e zbulojnë koronavirusin nëpërmjet shpërndarjes së proteinës së tij, e cila më pas sinjalizon që virusi të neutralizohet.

Me përhapjen e lajmeve rreth Omicronit së fundmi, janë lënë në harresë variantet e mëhershme – sikurse delta. Delta është varianti më virulent i koronavirusit, që çon në simptoma më të rënda dhe rritje të vdekshmërisë midis pacientëve të infektuar. Statistikat e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se rreziku i vdekjes si pasojë e Omicron është 67% më i ulët se infeksioni delta./UBTNews/

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara