Duart përmbajnë disa nga nervat më të ndjeshëm në trup. Sikur edhe njëri nga këto nerva ose një pjesë e tyre është e ndrydhur ose disi e dëmtuar, fillojnë problemet.
Truri juaj nuk mund të marrë të gjitha informacionet ndjesore që duart tuaja po e dërgojnë, rezultati është mpirja.
Studimet thonë se një nga shkaqet më të zakonshme të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit të kyçit të dorës. Nervi i mesëm, që shkon poshtë parakrahut deri në pëllëmbën tuaj, qëllon të ndrydhet.
Kjo gjendje është e zakonshme për njerëzit që shpenzojnë kohë duke punuar në kompjuter a edhe në telefonat celularë. Simptomat e tunelit të kyçit të dorës përfshijnë ndjesi që një ose më shumë gishtërinj, fryhen dhe japin pickime.
Çfarë tjetër mund të jetë shkak për mpirjen e duarve tuaja? Edhe disa faktorë të tjerë me rëndësi.
Çrregullime të tiroides
Edhe çrregullim i tiroideve çon në mpirjen e dorës. Një gjendër tiroide nën-aktive ose hipotirodizmi rezulton në dëmtimin e nervave që transportojnë informacion midis trurit, palcës kurrizore dhe gjymtyrëve.
Teprimet me alkoolin
Pirja e rëndë çon në neuropati alkoolike ose dëme nervore. Gjysma e gjithë përdoruesve të alkoolit zhvillojnë një formë të kësaj gjendje, thonë studimet. Shenjat përfshijnë mpirje në krahë ose këmbë, ndjesi të çuditshme dhe pickime në gjymtyrët tuaja, dhe dobësi të muskujve.
Kistet dhjamore
janë grumbullime dhjamore jo-kancerogjene që formohen kudo, kanë tendencë të shfaqen edhe rreth kyçeve. Sipas studimeve mjekësore, kistet dhjamore janë të zakonshme. Nëse formohet në dore, mpirja është një simptomë e zakonshme. Këto kiste nganjëherë zhduken vetë.
Skleroza e shumëfishtë
Një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon një substancë yndyrore që mbron fibrat nervore të trurit dhe palcës kurrizore. Kjo rezulton në mpirjen e dorës. Sëmundja godet në çdo moshë, ka gjasa të shfaqet gjatë moshave 20 dhe 30 vjeçare. Femrat kanë dy herë më shumë të ngjarë se meshkujt të vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.
Goditja në tru
Mpirja e duarve ose ndjesia e shpimeve mund të jetë shenjë se jeni duke marrë një goditje në tru. Rreth 10% e të gjitha viktimave të goditjes janë më të rinj se 45 vjeç. Edhe duke qenë të aftë dhe fizikisht aktivë, nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik.
Diabeti
Urinimi i shpeshtë, etja e tepruar e nivelet e larta të sheqerit në gjak janë shenjat e paradiabetit. Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit të plotë 2 se kuptojnë. Nëse nuk trajtohet, mpirja e duarve zhvillohet si pasojë e dëmtimit nervor të lidhur me diabetin. /UBT News/