Lajmet

Pse shëtitja në fshat e “qetëson” trurin tonë?

Jeta në qytet ka avantazhe, por përbën poashtu rrezik për shëndetin tonë mendor.

Published

on

Nga José A. Morales García

“Gjatë fundjavës do të shkoj në fshat për t’u shkëputur paksa nga rutina!”. Ky është një refren i zakonshëm i njerëzve që të lodhur nga jeta e përditshme në qytet, synojnë të kalojnë disa ditë në natyrë si një mjet shpëtimi. Dhe të gjithë e dimë se kjo gjë funksionon.

Mjaftojnë disa ditë të kaluara në fshat dhe mund t’i rikthehemi jetës tonë urbane me “bateritë” tona të rimbushura. Përqendrimi absolut i njerëzve në zonat urbane po rritet më shpejt se sa dëshirohej dikur. Aktualisht, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe kjo përqindje pritet të vazhdojë të rritet.

Vlerësohet se deri në vitin 2050, 7 nga 10 njerëz në botë do të jetojnë në zonat urbane. Shumë prej nesh do të kalojnë deri në 90 për qind të jetës sonë brenda ndërtesave. Jeta në qytet ka avantazhet e veta, por ajo përbën gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tonë mendor.

Në fakt, çrregullimet e humorit, ankthi dhe depresioni janë deri në 56 për qind më të zakonshme në mjediset urbane sesa në ato rurale. Në trurin e njeriut ekziston një mekanizëm që e lejon natyrën të ndryshojë perceptimin tonë mbi gjërat. Ai quhet Amigdala, dhe ky ndikim është zbuluar në një studim të disa viteve më parë.

Në situata stresuese, Amigdala aktivizohet më shumë tek banorët e qytetit sesa tek njerëzit që jetojnë në zonat rurale. Amigdala është rajoni i sistemit nervor përgjegjës për kontrollin e emocioneve dhe ndjenjave. Dhe kjo i jep një pozicion të privilegjuar, që e lejon atë të krijojë lidhje me shumë pjesë të ndryshme të trurit.

Një nga këto rajone është lobi frontal, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Amigdala merr pjesë në frenimin e sjelljes dhe vendimmarrjes. Ajo është e përfshirë edhe në aktivitete të tjera si kontrolli i të ngrënit (është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes), menaxhimin e frikës dhe stresit, strukturimin e kujtimeve, rregullimin e sjelljes seksuale dhe kontrollin i agresionit.

Thelbi i frikës është mbijetesa, dhe kjo pjesë e trurit na ndihmon të mbijetojmë duke shmangur situatat e rrezikshme, sepse e rishikon vazhdimisht informacionin e dhënë nga shqisat tona, duke zbuluar menjëherë se çfarë mund të ndikojë në mbijetesën tonë (qoftë reale apo jo).

Pasi identifikohet kërcënimi, ajo zhvillon një përgjigje që na largon nga rreziku dhe rrit gjasat tona për të mbijetuar. Ne mund të ndërhyjmë në Amigdalë për ta ndihmuar atë të shmangë ankthin dhe stresin. Kjo është e mundur të bëhet me ilaçe, ndonëse shkenca na ofron edhe një mundësi tjetër më të lirë dhe më të thjeshtë:kontaktin me natyrën.

Një studim i fundit ka treguar se ekspozimi i përsëritur ndaj mjediseve natyrore, ka një efekt pozitiv në aktivitetin e Amigdalës. Njerëzit në kontakt të shpeshtë me natyrën, paraqesin më pak aktivitet në Amigdalën e tyre gjatë situatave stresuese. Prandaj, bashkëveprimi me mjedisin, është një mënyrë për të përmirësuar shëndetin mendor.

Japonezët kanë një fjalë për të “shinrin–yoku” (dush në pyll). Shumë studime të tjera kanë mbërritur në të njëjtin përfundim. Ato tregojnë se kontakti me natyrën e rrit ndjenjën tonë të lumturisë dhe e redukton ankthin mendor, pasi ky kontakt i redukton emocionet negative dhe stresin.

Por po ashtu na jep një kapacitet më të madh për të menaxhuar detyrat e përditshme, duke e përmirësuar aftësinë e të ashtuquajturës “memorie e punës”, e cila na lejon të ruajmë përkohësisht informacionin në tru. Kësaj duhet t’i shtojmë përmirësimin e funksionit tëatësive njohëse – vëmendje, kujtesë, orientim – si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, me përfitime në aspektin e imagjinatës, kreativitetit dhe performancës në shkollë.

Një avantazh tjetër i kalimit të disa orëve në fshat, është se është një aktivitet që mund të bëhet vetëm. Njerëzit që ecin vetëm në natyrë janë më pak të prirur ndaj depresionit dhe stresit. Si çdo trajtim i mirë, kontakti me natyrën kërkon gjithashtu dozën e duhur.

Duhet të kalojmë të paktën gjysmë ore në natyrë në javë për të ndjerë përfitimet e shëndetit mendor. Pra ekspozimi ndaj natyrës e ul aktivitetin e Amigdalës, dhe ka efekte të dobishme në rajonet e trurit të lidhura me stresin. Kjo sugjeron që shëtitja në zona rurale zbut efektet e dëmshme të jetës së qytetit.

Nga ana tjetër, ajo vepron potencialisht si një masë parandaluese kundër zhvillimit të disa çrregullimeve mendore. Largimi nga qyteti në kërkim të pemëve dhe ajrit të pastër në zonat rurale, nuk është gjithmonë një mundësi që e kanë të gjithë. Në këtë kuptim, ne kemi një armik:zgjerimin masiv dhe të pakontrolluar të qyteteve, sidomos kur planifikimi urban nuk përfshin sipërfaqe të mëdha të gjelbra.

Por edhe nëse përfshihen zona të tilla, nuk kanë shumë dobi nëse ato janë për qëllime dekorative, pra duke mos marrë parasysh përfitimet që këto mund të kenë këto zona për gjendjen psikologjike të banorëve të qytetit. Ndikimi i hapësirave të gjelbra urbane në shëndetin mendor ka qenë objekt studimi prej vitesh.

Shumë ekspertë theksojnë nevojën e përfshirjes së elementeve natyrore në projektet e qytetit tonë, duke marrë parasysh përfitimet e shumta që sjellin ato në psikikën tonë. Ndërsa presim që qytetet tona të bëhen më të gjelbra, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kujdesemi shumë për mjedisin tonë natyror. Është për të mirën tonë:nuk duhet ta zemërojmë Amigdalën. / “The Conversation” – Bota.al

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara