Shëndet

Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë?

Published

on

Gishtërinjtë e njeriut nuk rrudhen pse ‘thithin’ ujë. Lëkura është e atillë që mund ta largojë sasinë më të madhe të ujit me të cilin ‘ka kontakt’ nga jashtë. Nëse gishtat tuaj do të absorbonin sasi të konsiderueshme të ujit pas qëndrimit tuaj në pishinë ose banjë për disa minuta, atëherë ata do të fryheshin në forma të rrumbullakta, çka realisht është e kundërta me rrudhjen e tyre. Rrudhja në të vërtetë shkaktohet nga pakësimi i lëngut brenda majave të gishtave tuaj.

Si mund të shpjegohet lidhshmëria me pakësimin e lëngut të brendshëm pas ekspozimit të lëkurës ndaj ndonjë lëngu të jashtëm? Shikuar nga perspektiva fizike, ky efekt duket paradoksal. Përgjigja për këtë pyetje është më shumë një përgjigje aktive biologjike, sesa ndonjë efekt fizik pasiv.

Për qindra vite shkencëtarët e kanë ditur se dëmtimi i nervave të dorës mund të rezultojë në mosrrudhje të gishtërinjëve edhe pas ‘qëndrimit’ të tyrë nën ujë për një kohë të gjatë. Rrudhja e gishtërinjëve kontrollohet nga sistemi nervor. Sinjalet nervore bëjnë që enët e gjakut në majat e gishtave të ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e lëngut në majat e tyre. Ashtu siç rrudhet rrushi pas tharjes, ashtu edhe pakësimi i lëngjeve në majat e gishtërinjëve bën që ata të rrudhen.  

Duke qenë se rrudhja e gishtërinjëve është një përgjigje aktive neurologjike, ka të ngjarë që evolucioni ‘ka vendosur’ për këtë duke qenë se kjo përgjigje i jep një lloj përparësie të mbijetesës. Por si mund të ndihmojnë rrudhat në mbijetesë? Kjo pyetje është parashtruar prej kohësh dhe ende nuk është gjetur ndonjë gjë përfundimtare. Sidoqoftë, hulumtimi i bërë në 2011 duket se lë të kuptohet një përgjigje. Siç është raportuar në revistën Brains, Behavior and Evolution nga Mark Changizi dhe bashkëpunëtorët e tij, janë gjetur prova se rrudhat e majave të gishtave janë formuar për të ‘lejuar’ kapjen e gjërave me gishtërinjë të largur.

Ata citojnë: “Ne e kemi vërtetuar se morfologjia e lekurës është e atillë që ka veti të kullimit që ia mundësojnë ‘largimin’ efikas të ujit nga sipërfaqja e lagur… Rrudhat e shkaktuar nga lagështia, në fakt, mund të jenë dukshëm më superior sesa “rrudhat” në pjesën e pasme të këpucëve që i mbathni për të mos rrëshqitur kur moti është i lagësht dhe me reshje.”

Një njeri me gishtërinjë të rrudhur si rezultat i kontaktit me ndonjë lëng të jashtëm mund të ‘trajtojë’ në mënyrë më të mirë mjetet dhe armët në shi, si dhe të marrë ushqim nga lumenjtë dhe përrenjtë. Në këtë mënyrë, rrudhosja e gishtërinjve si rezultat i kontaktit me ujë mund të ketë siguruar një avantazh të konsiderueshëm të mbijetesës së paraardhësve tuaj.

Hulumtimi shtesë i kryer në vitin 2013 nga Kyriacos Kareklas dhe bashkëpunëtorët e tij, siç raportohet në Biology Letters, zbuloi se pjesëmarrësit ishin në gjendje të bartnin mermer të lagur dhe pesha peshkimi shumë më shpejt nëse kishin rrudha (të shkaktuara nga lagështia) në gishta. Prandaj treguan se rrudhat e gishtave me të vërtetë përmirësojnë aftësinë e një njeriu për të kapur dhe manipuluar me gjëra të lagura. Ndërsa nevojiten ende më shumë kërkime për të konfirmuar këto rezultate, këto studime sugjerojnë që hipoteza e përmirësuar e kapjes është një shpjegim i arsyeshëm për rrudhjen e gishtërinjëve që shkaktohet nga lagështia.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara