Kulturë

Pse refuzimi dhemb kaq shumë

Ja çfarë duhet të bëni.

Published

on

Pse refuzimi dhemb kaq shumë? Kjo ishte pyetja e parashtruar nga shkencëtarët, kujton psikologu dhe avokati i “ndihmës së parë emocionale”, Guy Winch.

Ka shumë mënyra që ne mund të ndihemi të refuzuar:

a. Prindërit nuk aprovojnë zgjedhjet për jetën tuaj.

b. Jeni refuzuar nga dikush në një takim.

c. Fëmijët në shkollë nuk duan të shoqërohen me ty.

Por pavarësisht llojit të refuzimit, një gjë është e përbashkët: ai me të vërtetë dhemb.

Problemi për shkencëtarët është se refuzimi duhet të studiohet në veprim për të marrë një ide të saktë rreth asaj se çfarë ndodh me të vërtetë në trup dhe mendje, kur ne përjetojmë refuzimin.

Për të studiuar efektet e refuzimit, studiuesit vendosën të vinin një top në një tryezë brenda një dhome pritjeje, në të cilën do të uleshin tre pjesëmarrës.

Së pari, njëri nga pjesëmarrësit do të merrte topin dhe do ta kalonte atë tek tjetri në skajin e kundërt të dhomës. Më pas, ai person do të tundte personin e tretë dhe do t’i ofronte që topin t’ua hidhte atyre. Pjesëmarrësi i tretë, më pas, do ta pasonte topin tek personi i parë.

Pastaj cikli do të vazhdonte, apo jo? Gabim. Dhe ky është momenti kur eksperimenti i vërtetë fillon.

Personi i parë do t’ia kalonte atë personit të dytë si në rotacionin e mëparshëm. Sidoqoftë, personi i dytë do ta kalonte përsëri tek i pari dhe do të anashkalonte të tretin.

Siç rezulton, personi i parë dhe i dytë ishin fshehurazi asistentë të kërkimit dhe i treti ishte pjesëmarrësi i vetëm real. Më pas studiuesit filluan të studionin përgjigjet e pjesëmarrësve që ishin refuzuar.

“Tani, shumë njerëz mendojnë: ‘Dy të huaj në një dhomë pritjeje nuk më pasuan një top.’ Kjo është një paradigm e përdorur dhjetëra e dhjetëra herë. Çdokush që e përjetoni këtë, raportoi dhimbje emocionuese.”- tha Winch.

Pasi stërvitja fillestare e topit përfundoi, studiuesit u kthyen përsëri dhe u thanë pjesëmarrësve se personi i parë dhe i dytë që hodhën topin tek njëri-tjetri, ishin në të vërtetë asistentë kërkimi, të udhëzuar të vepronin në atë mënyrë.

Megjithatë, përgjigja e pjesëmarrësve nuk ndryshoi. Ata raportuan se ende ndiheshin të lënduar emocionalisht, edhe pse tani e dinin se ishte inskenuar.

Çfarë ndodh ekzaktësisht në mendjen tonë kur refuzohemi? Dhe se është kaq e fuqishme sat ë ndikojë edhe kur mësojmë se ngjarja është e inskenuar?

Për ta zbuluar, studiuesit i vendosën pjesëmarrësit në një makinë funksionale MRI për të zbuluar se çfarë ndodhi në trurin e tyre, pasi provuan refuzimin.

“Ajo që anë ishte se e njëjta rrugë në tru ndizet kur refuzohemi, ashtu siç ndodh kur kemi dhimbje fizike.”- tha Winch.

Studiuesit pastaj ekzekutuan përsëri eksperimentin, por u dhanë pjesëmarrësve Tylenol (qetësues). Mrekullueshëm, ata zbuluan se ata që morën Tylenol raportuan se kishin më pak dhimbje emocionale nga eksperimenti.

“Ne u rritëm në fise dhe nuk mundëm të mbijetonim jashtë tyre. Të jesh i izoluar nga fisi, fjalë për fjalë do të thoshte vdekje, pra ne i përgjigjeshim me forcë refuzimit, sikur të ishte një kërcënim për jetën tonë. Flasim për ashpërsi. Në ditët e sotme, ne nuk jetojmë në fise të vogla, por në një popullsi të madhe, ku shansi për t’u refuzuar është shumë më i madh seç ishte në të shkuarën. Kjo mund ta bëjë jetën si qenie njerëzore e shekullit të 21 në mënyrë unike, të vështirë.”- tha ai.

Si t’i përgjigjemi refuzimit? Çfarë bën shumica e njerëzve kur refuzohen?

Sipas Winch, një person mesatar, zakonisht i drejtohet alkoolit ose abuzon me ushqimin. Sidoqoftë, këto përgjigje nuk bëjnë gjë tjetër veçse ofrojnë shpërqendrim të përkohshëm. Pra, çfarë të bëni në vend të kësaj?

Winch thotë se ka disa “plagë” që duhet t’i trajtojmë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si reagojmë ndaj refuzimit. Më e rëndësishmja prej të cilave është mungesa e vlerësimit tonë.”

Për këtë, ju mund të provoni pohime pozitive. Sidoqoftë, të paktën sipas Winch, ata në të vërtetë duket se i bëjnë gjërat më keq, sepse ato forcojnë besimet për veten, të cilat e dinë se nuk janë të vërteta.

Për shembull, nëse i thua vetes “Unë jam një interpretues i klasit botëror,” por ndjen se gjysma e njerëzve përreth teje janë më të mirë, ju thjesht po forconi besimin se nuk jeni shumë të mirë, në vend që të keni më shumë siguri, që do të thotë rezultat i synuar.

Në vend të kësaj, Winch thotë të praktikoni një ushtrim të thjeshtë vetë-afirmimi. Vetë-afirmimet, kanë të bëjnë me cilësi ose atribute që ju keni vetë, në krahasim me cilësitë ose atributet që nuk dëshironi t’i merrni.

Ideja është që duke qëndruar brenda sistemit tuaj të besimit, fuqizoni veten bazuar në nocione të paracaktuar për veten, në vend që të përpiqeni të shtriheni përtej sistemit të besimit aktual.

Ushtrimi ka vetëm dy hapa:

1. Shënoni pesë cilësi ose atribute që keni dhe që vërtet besoni se janë të vlefshme.

2. Zgjidhni njërën nga ato pesë gjëra dhe shkruani një pasazh të shkurtër për njërën prej tyre (1-2 paragrafë madje është mirë). Shqyrtoni pse është një cilësi e rëndësishme dhe e vlefshme.

Ky ushtrim i thjeshtë i vetë-afirmimit, Winch thotë, “Do t’ju kujtojë vetëvlerësimin që keni në të vërtetë” dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Lajmet

Hapet “Panairi i Gruas”, Kusari premton divizion të veçantë për gratë ndërmarrëse

Published

on

Ka nisur këtë të enjte edicioni i dytë i “Panairit të Gruas”.Hapjen e tij në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, e bëri ministrja në detyrë e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila si mysafire, dhe Lulzim Rafuna, si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, si nikoqir.

Në këtë panair u jepet mundësia grave ndërmarrëse që t’i promovojnë dhe ekspozojnë bizneset e tyre.

Në fjalën e tij, Rafuna tha se kanë kuptuar se pa mbështetjen ndaj grave nuk do të ketë zhvillim të plotë.

“Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e vlerësojmë rolin e gruas në zhvillimin ekonomik të vendit. E kemi kuptuar që pa i dhënë hapësirë dhe pa i ndihmuar, pa i ndihmuar gratë në biznese, në prodhim, në shërbime, në tregti, nuk do të mund të kemi zhvillim të plotë. Zhvillim të plotë dhe rritje do të kemi vetëm kur t’i ndihmojmë gratë që të avancohen në zhvillimin ekonomik të vendit duke i rritur bizneset e tyre”, tha Rafuna.

E ministrja Kusari Lila u shpreh se gratë ndërmarrëse kanë një rol të veqantë në politikëbërjen e saj dhe qeverisë ku bënë pjesë.

“Si ministre tash në detyrë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim në këtë post e gjithashtu edhe më herët në Qeverinë e Republikës, gratë ndërmarrëse kanë pasur një rol të veçantë në politikëbërjen tonë. Prej se kemi lansuar skemat e granteve, gjithmonë është përparësi e dhënë edhe në vlerësim për gratë ndërmarrëse. Tashmë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në kuadër të agjencisë së re për ndërmarrësi dhe inovacion do të jetë edhe divizioni i veçantë për gratë ndërmarrëse. Divizion që synon ndërlidhjen e politikëbërjes me ekzekutimin dhe asistencën teknike të drejtpërdrejtë për gratë ndërmarrëse në Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e shpirtit të ndërmarrësisë edhe tek vajzat e reja që duan të jenë pjesë e ndërmarrësisë”, tha ajo.

Sanije Hyseni, grua ndërmarrëse që merret me artizanate tha se është e lumtur me këtë mundësi por u ankua se nuk po ka shitje.

“Ka rënë, ka rënë interesimi se s’po kanë, njerëzit po blejnë vetëm gjëra ushqimore e këto që po janë elementare”, tha Hyseni.

Edhe Fatmire Hyseni e vlerësoi lartë këtë mundësi për ekspozimin e punës së dorës që e bën.

“Punë dore me rruza, punë dore me qartën, me të gjitha llojet çka të ka…Edhe i bëjmë pak punët e shoqatës, edhe i shesim, edhe punë dore të mia po i blejnë, do të thotë gjithçka është e mirë”, shtoi ajo.

Organizime të tilla mirëpriten gjithmonë nga gratë ndërmarrëse./KosovaPress/A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis Seminari XIX Mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

Published

on

Ka nisur punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.

Seminari i këtij viti zhvillohet me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar” dhe do të zgjasë deri më 31 korrik. Në të marrin pjesë mbi 200 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga diaspora, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika në fushën e mësimdhënies.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani, mësimdhënës nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Çeku theksoi se diaspora mbetet një pjesë e pandashme e Kosovës dhe një urë e rëndësishme lidhëse me botën. Ai nënvizoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, përmes hartimit të teksteve të përbashkëta me Shqipërinë, trajnimit të mësimdhënësve, zgjerimit të ekskursioneve për fëmijët e mërgatës dhe zhvillimit të platformave digjitale. Sipas tij, rreth 800 mësues dhe 23 mijë nxënës ndjekin mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit.

Nga ana tjetër, Orjana Osmani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve të diasporës në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ajo theksoi se gjuha mbahet gjallë nga ata që ua përcjellin brezave të rinj dhe përmendi forcimin e politikave për mësimin e shqipes, si dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe, e cila synon të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin afatgjatë të saj.

Në emër të mësimdhënësve përshëndeti edhe Dila Rrapi, mësuese nga Italia, e cila prej dhjetë vitesh kontribuon si vullnetare në mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.

Gjatë ditëve në vijim, seminari do të vazhdojë me punëtori dhe diskutime tematike mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies, motivimin e nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe, si dhe sfidat dhe mundësitë për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rame Lahaj dhe yje ndërkombëtarë të operës performojnë nesër në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Sheshi “Skënderbeu” do të mirëpresë nesër një mbrëmje të veçantë operistike, ku do të ngjiten në skenë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja Štěpánka Pučálková, bass-baritoni Luca Pisaroni dhe tenori kosovar Rame Lahaj.

Nën dirigjimin e maestros italian Giuseppe Finzi, artistët do të interpretojnë një program të përzgjedhur me disa nga kryeveprat më të dashura të repertorit operistik, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Koncerti Gala do të nisë në ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” dhe do të përcjellë mesazhin se muzika është një gjuhë universale që bashkon njerëzit, frymëzon shpresë dhe promovon paqen e mirëkuptimin.

Aktiviteti organizohet në kuadër të festivalit, i cili këtë vit mbahet nën moton “Play Music, Not War”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara