Lajmet

Pse Putini dëshiron të kapë Bakhmutin?

Bakhmut nuk është lloji i qytetit për të cilin Moska ka shpresuar të luftonte në vitin e dytë të pushtimit.

Published

on

Nga Rob Picheta

Forcat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë kapjes së qytetit të Bakhmutit, pas disa javësh luftimesh të përgjakshme që shkatërruan rezistencën ukrainase.

Bakhmut nuk është lloji i qytetit për të cilin Moska ka shpresuar të luftonte në vitin e dytë të pushtimit, është një vend relativisht i vogël në Donetskun lindor, i cili ka mbetur jashtë mundësive të fushatës së ngadaltë tokësore të Rusisë për shumë muaj.

Por kapja e këtij qyteti do të nënkuptonte përparim ushtarak për presidentin rus, Vladimir Putin dhe do t’u jepte forcave të tij mundësinë për të nisur sulme ajrore në zona më urbane më në perëndim.

Pse është Bakhmuti në fokus?

Sfida më e madhe për Ukrainën aktualisht është mbrojtja e Bakhmutit, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Forcat ruse kanë bërë përparim rreth qytetit, por forcat ukrainase ende nuk janë tërhequr, duke krijuar një ngërç që kujton betejat e zgjatura për qytete të tjera lindore si Severodonetsku gjatë vitit të kaluar.

Të shtunën, Forcat Tokësore të Ukrainës kanë shkruar në kanalin e tyre në Telegram se “armiku po përpiqet të thyejë mbrojtjen dhe të marrë Bakhmutin”, dhe se komandanti i Grupit Ushtarak Lindor të Ukrainës, gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, ka vizituar njësitë që po mbrojnë qytetin dhe afrimet e tij.

Alexander Rodnyansky, një këshilltar ekonomik i Zelenksyt, i tha CNN-it të martën se “situata është e vështirë”.

“Rusia po përpiqet ta rrethojë qytetin tani dhe ata po përdorin trupat më të mira të grupitWagner, me sa duket, më të trajnuarit dhe ata më me përvojë”, shtoi këshilltari. “Ushtria jonë padyshim që do të peshojë të gjitha opsionet. Deri më tani, ju e dini, ata e kanë mbajtur qytetin, por, nëse është e nevojshme, ata do të tërhiqen strategjikisht sepse ne nuk do t’i hamendësojmë të gjithë njerëzit tanë për asgjë”.

Ushtria ukrainase ka konfirmuar gjithashtu se forcat ruse po punësojnë luftëtarë më me përvojë nga radhët e kompanisë ushtarake private ruse Wagner ndërsa po përpiqen të pushtojnë qytetin.

Çfarë po ndodh në terren?

Janë ende rreth 4 mijë e 500 civilë në Bakhmut, në mesin e tyre 48 fëmijë, derisa forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në qytet, tha të mërkurën për CNN zëdhënësja e administratës ushtarake rajonale të Donetsk-ut, Tetiana Ignatchenko.

Ajo u bëri thirrje njerëzve që të evakuohen për shkak të rrezikut, por tha se kanë furnizime të mjaftueshme.

“Ka ushqim, ujë dhe ilaçe në qytet. Njerëzit u pajisën me gjithçka paraprakisht”, tha Ignatchenko. “Megjithatë, të gjithë duhet të largohen. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për civilët”, shtoi ai tutje.

Një ushtar nga Brigada 93 e Ukrainës thotë se forcat e vendit të tij janë ende në këmbë në Bakhmut, pa plane për një tërheqje.

Çfarë do të thotë Bakhmut për luftën?

Qyteti ndodhet në verilindje të rajonit të Donetskut, rreth 13 milje nga rajoni i Luhanskut, dhe ka qenë një objektiv i forcave ruse për muaj të tërë. Që nga vera e kaluar, qyteti ka qenë një hedhje guri nga vijat e frontit, kështu që kapja e tij do të përfaqësonte një sukses të kërkuar prej kohësh për forcat e Moskës – dhe do të sjellë një vlerë të kufizuar strategjike.

Qyteti ka lidhje të rëndësishme rrugore me pjesë të tjera të rajonit të Donetskut; në lindje deri në kufirin me Luhanskun, në veri-perëndim me Slovianskun dhe në jug-perëndim në Kostiantynivkan.

Për disa javë rrugët për në Bakhmut kanë rënë gradualisht nën kontrollin e forcave ruse. Në vend që të lëvizin drejtpërdrejt drejt qendrës së qytetit, grupet e Wagnerit kanë kërkuar të rrethojnë qytetin në një hark të gjerë nga veriu. Gjatë muajit janar forcat ruse pretenduan qytetin e afërt Soledar dhe që atëherë kanë marrë një varg fshatrash dhe vendesh në veri të Bakhmutit.

Pse e dëshiron Putini?

Ndërsa rëndësia strategjike e Bakhmutit nuk duhet të mbivlerësohet, kapja e tij mund të ketë ende një ndikim simbolik shumë të mirëpritur për presidentin rus, Vladimir Putin.

Kur trupat ruse morën qytetin Soledar në mes të janarit, kjo shënoi fitoren e parë në Donbas për muaj të tërë. Gjashtë javë më vonë, kapja e Bakhmutit do të përfaqësonte përfundimin e hapit tjetër.

Kjo ka rëndësi edhe për oligarkun Yevgeny Prigozhin, i cili drejton grupin Wagner dhe ka kritikuar shpesh menaxhimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse të “Operacionit Special Ushtarak” në Ukrainë./UBTNews/

Lajmet

Rama vendos karrige me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë, në ditën e tetë të protestave

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur karrige para Kryeministrisë, kur Shqipëria ka hyrë në ditën e tetë të protestave të të rinjëve.

Karriget janë me mbishkrimin “Dialog”, për të përcjell mesazhin për gatishmëri për komunikim, ka thënë Rama.

“Tani kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, unë jam në dizpozicion me Qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohet nga dhuna”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Rama e përsëriti edhe dje thirrjen për dialog, por theksoi se nuk pranon të ulet në tryezë me personat që ushtrojnë dhunë. Kreu i qeverisë ka theksuar se është i hapur për të dëgjuar kërkesat e protestuesve paqësorë, ndërsa ndaj atyre që përfshihen në akte dhune ka paralajmëruar masa ndëshkuese./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell.

Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi. Në qendër të raportimit është një instruksion i pretenduar nga Grenelli për biznesmenin turk, Turhan Mildon, në maj të vitit të shkuar.

Grenell atë kohë shef i qendrës kulturore “Kennedy Center”, i pati thënë Mildonit të transferojë rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e arteve.

“Sapo që paratë të vijnë te kompania këtu, do të aranzhoj donacionin te ‘Kennedy Center’, dhe ju do t’iu bashkoheni ngjarjeve VIP dhe të jeni të afërt me administratën, madje edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e Grenellit, sipas raportimit.

Grenelli ka mohuar pretendimet duke i quajtur të rreme.

E gruaja e Mildonit, avokatja Alina Habba, ka thënë se “Kennedy Center” s’e ka marrë kurrë donacionin.

Ajo raportohet se më herët gjatë muajit ka takuar Trumpin për Grenellin sipas “Axios” dhe “The New York Times”. Presidenti më pas ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që menjëherë të nisë hetimet.

Richard Grenell ka shërbyer si emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, në periudhën 2019-2021.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara