Lajmet

Pse Papa Françesku zgjodhi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut për ta vizituar?

Kjo për të dhënë një mesazh paqeje dhe pajtimi për dy vendet e goditura nga konflikti.

Published

on

Papa Françesku po viziton Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut këtë javë për të dhënë një mesazh paqeje dhe pajtimi për dy vendet e goditura nga konflikti.

Papa do të nisë udhëtimin e tij të martën në kryeqytetin kongolez Kinshasa, ku do të qëndrojë deri të premten përpara se të shkojë në Juba, kryeqyteti i Sudanit të Jugut.

Pse Papa po viziton DRC?
I dërguari i Vatikanit në Republikën Demokratike të Kongos ka thënë se udhëtimi do t’i kujtojë botës që të mos injorojë konfliktet dhjetëravjeçare.

Për vite me radhë, vendi i Afrikës Qendrore ka luftuar me paqëndrueshmërinë dhe varfërinë, pavarësisht nga pasuria e tij e madhe minerale.

“Kongoja mishëron gjithashtu padrejtësinë sociale, skandalin e moszhvillimit dhe varfërisë”, tha Samuel Pommeret nga organizata joqeveritare CCFD-Terre Solidaire.

Ka qenë një fushë beteje për më shumë se 100 grupe të armatosura që luftojnë për kontrollin e territorit atje ose duke e përdorur atë si bazë për të nisur sulmet në disa nga fqinjët e DRC-së, si Angola, Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Ruanda dhe Uganda.

Grupi më i njohuri është M23, i cili është ndër më vdekjeprurësit në Kivu-në e Veriut dhe Ituri-në, dy provinca në kufi me Ruandën dhe Ugandën.

Konflikti ka zhvendosur gjysmë milioni njerëz dhe ka vrarë qindra.

“Zëri i Papës do të jetë jashtëzakonisht inkurajues për vendin, por gjithashtu do të jetë një nxitje e fortë për klasat politike për të zgjidhur problemet e vendit”, tha Mauro Garofalo, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare në Komunitetin e Sant’Egidio.

Françesku do të jetë Papa i parë që viziton vendin që nga viti 1985, i cili “mund të japë gjithashtu një mesazh për aktorët ekonomikë që përfitojnë nga këto pasuri”, tha Pommeret.

Pse Papa po viziton Sudanin e Jugut?
Papa ka shprehur interes për të vizituar Sudanin e Jugut — kryesisht të krishterë — por planet u shtynë për shkak të shëndetit të tij dhe paqëndrueshmërisë në vend.

Papa pritet të dërgojë një apel për paqe me kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby dhe moderatorin e Kishës së Skocisë, Iain Greenshields.

Në vitin 2019, krerët e kishave katolike, anglikane dhe skoceze u takuan në Vatikan me rivalët e Sudanit të Jugut, Riek Machar dhe Salva Kiir për t’i inkurajuar ata të shpëtonin një marrëveshje paqeje të ngecur të nënshkruar një vit më parë.

Në një akt që mahniti botën, Françesku u gjunjëzua dhe puthi këmbët e dyshes, duke i kërkuar që të mos ktheheshin në konflikt pasi të dy burrat ishin akuzuar për përgjegjësi për krime lufte.

Sudani i Jugut, kombi më i ri në botë, u nda zyrtarisht nga Sudani në vitin 2011, por lufta civile shpërtheu dy vjet më vonë, duke shkaktuar 400 mijë vdekje. Dy palët kryesore në konflikt nënshkruan një marrëveshje paqeje në vitin 2018, por ka çështje të vazhdueshme.

Ka 2.2 milionë njerëz të zhvendosur brenda në Sudanin e Jugut dhe 2.3 milionë të tjerë janë larguar nga vendi, sipas OKB-së.

Në qershor, OKB-ja ndërpreu ndihmën ushqimore për Sudanin e Jugut për shkak të financimit të pamjaftueshëm. Organizatat e ndihmës thanë se donatorët kishin devijuar vëmendjen te lufta në Ukrainë.

OKB tha se 7.76 milionë njerëz, rreth dy të tretat e popullsisë së Sudanit të Jugut, ka të ngjarë të përballen me mungesa akute ushqimore këtë vit./UBTNews/

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara