Lajmet

Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?

Çfarë thotë studimi i ri i Universitetit të Miçiganit në SHBA?

Published

on

Qoftë në televizion apo në një film, ne në përgjithësi i duam personazhet e këqij apo negativë. Pavarësisht se sa egoist, i uritur për pushtet apo i babëzitur është një person i tillë, shumë prej nesh janë ende të tërhequr nga ana e tyre e errët, pjesërisht sepse dyshojmë se disa prej tyre mund të kenë një cilësi të mirë në vetvete.

Në fakt, sipas një studimi të ri të Universitetit të Miçiganit, SHBA, si të rriturit ashtu edhe fëmijët raportuan më shpesh se personazhet negativë ishin më të mirë nga brenda sesa që heronjtë, për të cilën mendohet se janë përbrenda të këqij.

“Pra njerëzit besojnë se ka një mospërputhje midis sjelljeve të jashtme të një njeriu të keq dhe vetes së tyre të brendshme, dhe ky është një hendek më i madh për personazhet negative sesa për heronjtë”, thotë Valeri Umsheid, doktorante në psikologji në këtë universitet, dhe autorjakryesor e studimit.

Umssheid dhe kolegët e saj kryen tre studime me 434 fëmijë (4-12 vjeç) dhe 277 të rritur për të përcaktuar se si individët i kuptojnë veprimet antisociale të kryera nga njerëzit e ligj. Ata u përqendruan tek gjykimet e pjesëmarrësve mbi personazhet negativë dhe heronjtë fiktivë të njohur apo të rinj, si Ursula tek “Sirena e Vogël” dhe Udi i “Toy Story”.

Studimi 1 zbuloi se fëmijët i shihnin si shumë negative veprimet dhe emocionet e personazheve të këtij të fundit. Kjo sugjeron se prirja e mirë-dokumentuar e fëmijëve për t’i gjykuar njerëzit si të mirë, nuk e pengon vlerësimin ndaj formave ekstreme të ligësisë sëtyre.

Studimet 2 dhe 3, vlerësuan besimet e fëmijëve dhe të të rriturve në lidhje me karakterin moral dhe veten e vërtetë të heronjve dhe personazheve të këqij, duke përdorur një sërë dëshmish konvergjente, përfshirë mënyrën se si një personazh ndihej së brendshmi, nëse veprimet e një personazhi pasqyronin veten e tyre të vërtetë, dhe nëse kjo e fundit mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Përmes këtyre masave, studimi tregoi se si fëmijët ashtu edhe të rriturit e vlerësonin vazhdimisht veten e vërtetë të personazheve të tilla si jashtëzakonisht të këqij dhe shumë më negativ sesa heronjtë. Njëkohësisht, studiuesit zbuluan një asimetri në gjykime, ku personazhet negative kishin më shumë gjasa sesa heronjtë që të kishin një vetvete të vërtetë që ndryshonte nga sjellja e tyre e jashtme. Umsheid tha se si fëmijët ashtu edhe të rriturit besonin se personazhet si Ursula kishin njëfarë mirësie të brendshme, pavarësisht nga veprimet e këqija apo imorale që kryejnë rregullisht ata./MedicalXPress – Bota.al

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara