Lajmet

Pse mësimet e Sun Tzu mbeten të preferuarat e udhëheqësve të sotëm politik?

“Arti i Luftës”, është një manual se si të jetohet në kohëra të trazuara, dhe nëse sot po lexohet më shumë se kurrë më parë, një nga arsyet është se epoka aktuale, është një kohë e tillë.

Published

on

Nga John Grey

Në një postim në Twitter në korrikun e vitit 2012, Donald Trump, citoi një nga aforizmat më të famshme të Sun Tzu: “Arti më suprem i luftës, është nënshtrimi i armikut pa luftuar!”. Trump nuk njihet si një lexues i thekur i librave, dhe kjo duhet të ketë qenë një nga citimet e tij të pakta nga një libër, në gjithë morinë e reagimeve të tij në rrjetet sociale.

Ish-këshilltari i tij Stiv Benon, ishte gjithashtu një admirues i Sun Tzu. Ai besonte se libri i tij i lashtë “Arti i Luftës”, jepte disa udhëzime të shkëlqyera se si duhej zhvilluar një luftë tregtare kundër Kinës. Ndërkohë, një nga ish-ndihmësit e presidentit kishte të shkruar “Art Ëar” në targën e makinës së tij.

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes nën administratën Trump, James Mattis, një ish-gjeneral i Korpusit të Marinës, dhe një nga drejtuesit ushtarakë më të respektuar mbarë botën për ndershmërinë e gjykimeve të tij, zbuloi në një intervistë në vitin 2018, se ai është shumë pranë mendimeve të Sun Tzu, kur është fjala për luftën.

Në Britani “Arti i Luftës”, është një nga librat më frymëzues për këshilltarin kryesor të Boris Johnsonit, Dominik Kamings. Largimi i tij nga nga radhët e konservatorëve më rebelë shtatorin e kaluar provokoi frikë mes mbështetësve, edhe pse e mbrojti partinë nga përçarjet e mëtejshme.

Një shumicë konservatore prej 20 deputetësh pas zgjedhjeje parlamentar, do të ishte e pak e dobishme, në qoftë se mund ajo mund të sabotohej në çdo moment nga një fraksion prej 21 konservatorësh, që ishin pro qëndrimit të Britanisë në BE.

Sun Tzu shkruan: “E vetmja mënyrë për të menaxhuar trupat në një betejë, konsiston në bindjen e tyre, në mënyrë që ato të veprojnë si një trup i vetëm”.

Dhe si ta ilustronte këtë maksimë, projektligji i Johnsonit për nxjerrjen e vendit nga BE, u miratua në Dhomën e Komunëve pa asnjë votë kundër apo abstenim të konservatorëve.

Ashtu si tekstet e tjera të lashta kineze, “Arti i Luftës” është një vepër e përbërë nga shumë burime, dhe me siguri i përket fundit të epokës së Zhanguo (475-221 Para Erës Sonë), kur Kina u nda në 7 mbretëri rivale me njëra-tjetrën. Dhe ai moment ishte i rëndësishëm, pasi dominohej nga një pasiguri e vazhdueshme për pushtetarët, komandantët ushtarakë, apo edhe njerëzit e thjeshtë.

“Arti i Luftës”, është një manual se si të jetohet në kohëra të trazuara, dhe nëse sot po lexohet më shumë se kurrë më parë, një nga arsyet është se epoka aktuale, është një kohë e tillë. Do të jenë të shumtë ata që do të zhgënjehen nëse e përdorin “Artin e Luftës”, si një manual për politikën. Në fakt, aty nuk ka asgjë të re në konceptin se lufta dhe politika janë të lidhura ngushtë mes tyre. Në traktatin e tij të famshëm “Mbi luftën”, gjenerali dhe strategu prusian Karl von Klauzeviç (1780-1831), e përshkroi luftën si vazhdimësi të politikës me mjete të tjera.

Por, ata që përdorin citatet e Sun Tzu për të bërë sot politikë, kanë një pikëpamje ndryshe dhe më radikale. Ata besojnë se politika, është në vetvete një lloj lufte. Një nga maksimat më të famshme të Sun Tzu thotë: “Lufta është arti i mashtrimit”.

Një pamje e ngjashme paraqitet në librin indian “Arthashastra Indiane”, i shkruar ndoshta në shekullin IV P.E.S, që i atribuohet një filozofi të njohur si Kautilja ose Çanakja, që argumenton se fshehtësia, mashtrimi dhe strategjitë e tjera të ngjashme me luftën, janë thelbësore për mbijetesën politike në kohëra të turbullta.

Në Perëndim, kjo qasje është kundër traditës klasike të formuluar nga Aristoteli, në të cilën politika është ndjekja e një të vërtete të dakordësuar për të mirën e përbashkët. Por kundërshtarë të këtij lloj mendimi, kanë dalë prej kohësh. Më i njohuri është Makiaveli, që u rekomandoi sundimtarëve të projektojnë një imazh të virtytit, ndërsa të jenë gati për të qenë të pamëshirshëm, kur këtë e kërkojnë rrethanat.

Disa breza më vonë, Tomas Hobs besoi se interpretimi i teksteve biblike, duhet të vendosej nga sovrani. Konflikti mbi kuptimin e Biblës, kishte nxitur shumë luftëra fetare, dhe për Hobsin synimi i politikës nuk ishte e vërteta, por paqja. Makiaveli dhe Hobsi, janë konsideruar shpesh si mendimtarë amoralë.

E megjithatë, secili prej tyre besonte se një mospërfillje metodike ndaj së vërtetës, ishte mënyra e vetme për të arritur qëllime të mira. Për Firencen, kjo gjë bëri të mundur vetëqeverisjen republikane, ndërsa për racionalistin anglez, ishte një parakusht i “jetesës komode”.

Këta mendimtarë, besonin se ruajtja e të mirës së përbashkët, mund të kërkojë metoda që i dënon morali. Por ata nuk ishin imoralë. Përkundrazi, i njihnin shumë mirë rreziqet e politikës – Makavelli u burgos dhe u torturua kur u akuzua për komplot kundër Mediçvëve, dhe Hobsi u detyrua të mërgonte jashtë vendit pak para Luftës Civile Angleze – sesa Aristoteli, Kanti, Roullsi dhe predikuesit e tjerë të virtytit.

Dhe ata shkruanin më me ndershmëri, mbi konfliktet e vlerëve në politikë. Mashtrimi mund të jetë një ves, por pa të mirën, ai është i pafuqishëm. Edhe pikëpamja e Sun Tzu për luftën, nuk është e ndryshme. Askund në tekstin e librit të tij, ajo nuk paraqitet si heroike apo fisnike.

Lufta është një e keqe e madhe, por luftërat më pak të këqija fitohen pa u luftuar kurrë, me fitoren që arrihet përmes dredhive.

Sigurisht, mashtrimi ka qenë gjithmonë një element i rëndësishëm në luftë. Lufta e Dytë Botërore u fitua përmes së sërë trukesh, përfshirë edhe vjedhjen e informacionit mbi qëllimet e armikut përmes dekodimit të makinës Enigma, dhe një fushate për të mashtruar komandën e lartë gjermane mbi vendin dhe kohën e zbarkimit aleat në Evropë.

Por rëndësia e mashtrimit, ka pësuar një rëndësi edhe më të madhe tani me teknologjinë e informacionit dhe luftën kiberntike. Kufijtë midis luftës dhe paqes janë mjegulluar, ndërsa lufta është përhapur në forma të reja, dhe më të parregullta. Më shumë se në çdo kohë në të kaluarën, lufta, politika dhe mashtrimi, po ndërthurren mes tyre.

Por sërish kjo nuk është diçka e paparë më herët. Vladimir Lenin, ishte një mjeshtër i asaj që u bë e njohur si “maskirovka”. E përdorur në Bashkimin Sovjetik që nga fillimi i viteve 1920, ky termi i referohej çdo strategjie apo taktike, kur mashtrimi ishte një element thelbësor.

Kjo praktikë varionte nga përdorimi i pozicioneve të rreme ushtarake gjatë Luftës Civile në Rusi, deri tek operacionet strategjike në shkallë të gjerë, në të cilat udhëheqja sovjetike mori angazhime që nuk kishte synim t’i përmbushte.

Lenini erdhi në pushtet duke u premtuar fshatarëve tokën, të cilën ai nënkuptonte gjithmonë se do ta shpronësonte. Më vonë, Politika e Re Ekonomike (NEP) e zbatuar midis viteve 1921-1928, që u dha mundësi fshatarët të zotëronin dhe të kishin përfitime nga toka e tyre pas katastrofës së “komunizmit të luftës”, nxiti perceptimin se shteti sovjetik po e moderonte zellin e tij ideologjik. Në këtë mënyrë, ai arriti të lidhte marrëveshje tregtare me Perëndimin kapitalist, dhe të industrializonte vendin, bazuar tek një kolektivizim brutal i bujqësisë.

Rusia post-komuniste, e ka përdorur mashtrimin në luftën e saj në Ukrainën Lindore dhe Siri. “Njerëzit e vegjël” që u shfaqën në Ukrainë në vitin 2014, nuk ishin milicitë lokale të formuara spontanisht, siç pretendojnë mediat shtetërore ruse. Pak njerëz, kanë pranuar versionet e ngjarjeve që jep Kremlini.

Ato përshkruhen më së miri si shembuj të asaj që rusët e quajnë “vranyo” – përhapje e gënjeshtrave, të cilat që të gjithë e dinë se janë të rreme. Por një rrjedhë e vazhdueshme dezinformatash e bën të vështirë qasjen tek faktet. Dhe në këtë aspekt, Vladimir Putini i ka nxënë me mjeshtëri mësimet e Sun Tzu.

Edhe pse është shumë më pak aventureske në sjelljen e saj ndaj shteteve të tjera, Kina ka ndjekur një strategji të ngjashme. Ndërsa e portretizon veten si një vend në zhvillim, dhe që është e përkushtuar vetëm për t’u bërë pjesë e një rendi botëror të sunduar nga rregullat, ajo

ka depërtuar kaq shumë në ekonomitë perëndimore, saqë ka një ndikim në rritje mbi qeveritë perëndimore. Siç vinte dikur në dukje Sun Tzu, mashtrimi dhe ngatërrimi i armikut është rruga më efektive drejt fitores, sesa duke luftuar hapur përballë tyre./New Statesman – Bota.al

Continue Reading

Lajmet

“United Hospital”, investon në shëndetin tuaj: Pakot parandaluese që vendosin mirëqenien në plan të parë

Published

on

By

Në një kohë kur parandalimi konsiderohet arma më e fuqishme për ruajtjen e shëndetit, United Hospital vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj pacientëve përmes pakove të avancuara shëndetësore, të dizajnuara për të ofruar kontroll të plotë, diagnostikim të hershëm dhe kujdes profesional në çdo etapë të jetës.

I pajisur me teknologji moderne diagnostikuese dhe një staf të dëshmuar specialistësh nga fusha të ndryshme të mjekësisë, United Hospital u mundëson qytetarëve të kryejnë kontrolle parandaluese në mënyrë të organizuar, efikase dhe me kosto të përballueshme. Këto pako janë konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të grupmoshave dhe profileve të ndryshme shëndetësore, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të faktorëve të rrezikut dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike.

Drejtori dhe menaxheri ekzekutiv i United Hospital, Edmond Hajrizi, i njohur për kompetencën e tij në menaxhimin strategjik dhe për kontributin e spikatur në fushën akademike, si dhe për ekspertizën e vlerësuar në nivel ndërkombëtar, theksoi se vizioni i institucionit është ta shndërrojë United Hospital në një model të spitalit modern, ku standardet më të larta të dijes, profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë klinike përbëjnë themelin e çdo shërbimi shëndetësor.

“Ne do të punojmë me përkushtim të pandërprerë për ta forcuar besimin e pacientëve kosovarë se edhe vendi ynë disponon profesionistë me kompetenca të larta, të aftë për të menaxhuar dhe realizuar me sukses ndërhyrje kirurgjikale komplekse, sipas standardeve më bashkëkohore të mjekësisë. Më gëzon fakti që ekipit tonë multidisiplinar po i bashkohen vazhdimisht mjekë me kualifikime superiore, të arsimuar në institucione prestigjioze, me përvojë të dëshmuar profesionale dhe me licenca e certifikime të njohura ndërkombëtarisht, duke e fuqizuar më tej kapacitetin profesional të United Hospital”, deklaroi Hajrizi.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se kontrollet e rregullta mjekësore janë investimi më i vlefshëm për cilësinë e jetës, pasi shumë sëmundje zhvillohen në heshtje dhe mund të trajtohen me sukses vetëm kur diagnostikohen në fazat e hershme. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohet edhe qasja profesionale e United Hospital, ku pacienti trajtohet me kujdes të individualizuar, siguri dhe standarde të larta mjekësore.

Me një infrastrukturë moderne, laborator bashkëkohor, diagnostikë të avancuar dhe ekip multidisiplinar, United Hospital synon të krijojë një kulturë të re të kujdesit shëndetësor, ku parandalimi është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi.

Qytetarët ftohen të zgjedhin pakon që i përshtatet më së miri nevojave të tyre dhe të ndërmarrin hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme, duke mos e lënë kujdesin për shëndetin për momentin kur shfaqen simptomat.

Për informata dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, ku kujdesi profesional dhe mirëqenia e pacientit mbeten prioriteti kryesor.

United Hospital sjell pakot gjinekologjike parandaluese: Kujdes profesional për shëndetin e çdo gruaje

Shëndeti i gruas kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe kontrolle të rregullta, pasi diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi për parandalimin dhe trajtimin me sukses të shumë sëmundjeve gjinekologjike. Duke u bazuar në këtë filozofi të mjekësisë moderne, United Hospital ka prezantuar pako të veçanta gjinekologjike, të cilat kombinojnë shërbimet më të rëndësishme diagnostikuese me çmime të përballueshme, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për çdo grua.

Të realizuara nga specialistë me përvojë dhe me mbështetjen e teknologjisë bashkëkohore diagnostikuese, këto pako synojnë zbulimin në kohë të ndryshimeve patologjike, monitorimin e shëndetit riprodhues dhe ofrimin e një trajtimi profesional sipas standardeve më të larta mjekësore.

United Hospital ofron tri pako të dizajnuara sipas nevojave të pacienteve:

Pako 1 – 35 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe PAP Test, ekzaminim kyç për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në qafën e mitrës.
Pako 2 – 25 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe strisho vaginale, e rëndësishme për diagnostikimin e infeksioneve dhe vlerësimin e shëndetit vaginal.
Pako 3 – 30 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe eko e gjirit, një kombinim i rëndësishëm për kontrollin gjithëpërfshirës të shëndetit të gruas.

Specialistët theksojnë se kontrollet parandaluese nuk duhet të bëhen vetëm kur shfaqen shqetësime, por duhet të jenë pjesë e kulturës së kujdesit për shëndetin. Vizitat periodike mundësojnë identifikimin e hershëm të problemeve, rrisin mundësinë e trajtimit të suksesshëm dhe kontribuojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.

Me një ekip të përkushtuar gjinekologësh, pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe shërbim profesional të orientuar drejt pacientes, United Hospital vazhdon të jetë një adresë e besueshme për kujdesin shëndetësor të gruas në Kosovë.

Për rezervimin e terminit dhe informata shtesë, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 ose 046 60 70 70, ndërsa spitali ndodhet në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, aty ku profesionalizmi, siguria dhe kujdesi njerëzor ecin së bashku në shërbim të shëndetit.

United Hospital prezanton Pakon e Menopauzës: Kujdes i avancuar për shëndetin e gruas në një etapë të rëndësishme të jetës

Menopauza është një proces natyror në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet hormonale që e shoqërojnë kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe monitorim profesional për të ruajtur cilësinë e jetës dhe për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Duke u bazuar në standardet bashkëkohore të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Menopauzës, një program të kompletuar kontrollesh dhe analizash që synon diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen e shëndetit të grave gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Paketa është ndërtuar nga një ekip specialistësh për të ofruar një vlerësim të plotë gjinekologjik dhe metabolik, duke mundësuar identifikimin në kohë të ndryshimeve që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave, sistemin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme.

Pakoja e Menopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
Ekografi të gjirit;
PAP Test;
Analizën e kalciumit në gjak;
Matjen e nivelit të vitaminës D;
Analizën e fosforit në gjak.

Specialistët e United Hospital theksojnë se menopauza nuk duhet parë si fundi i një etape, por si fillimi i një faze të re të jetës që kërkon më shumë kujdes për organizmin. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e hershëm të osteoporozës, çrregullimeve hormonale, sëmundjeve të gjirit dhe patologjive të tjera që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe përvojës së stafit profesional, United Hospital ofron një qasje gjithëpërfshirëse, ku çdo paciente trajtohet me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të individualizuar.

Mesazhi i specialistëve është i qartë: mos prisni që simptomat të rëndohen për t’u kontrolluar. Kujdesi parandalues mbetet mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin, vitalitetin dhe cilësinë e jetës në çdo moshë.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi dhe kujdesi shëndetësor bashkëkohor janë në shërbim të çdo pacienteje.

United Hospital prezanton Pakon e Perimenopauzës: Diagnostikim i hershëm për një tranzicion më të sigurt dhe më të shëndetshëm

Perimenopauza është periudha që i paraprin menopauzës dhe karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme hormonale, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional të gruas. Pikërisht në këtë fazë, diagnostikimi i hershëm dhe monitorimi profesional janë thelbësorë për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur cilësinë e jetës.

Duke ndjekur standardet më të avancuara të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Perimenopauzës, një program gjithëpërfshirës kontrollesh dhe analizash laboratorike që mundëson vlerësimin e gjendjes hormonale dhe gjinekologjike të pacientes, duke ofruar një qasje profesionale dhe të personalizuar për çdo grua.

Pakoja e Perimenopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
PAP Test;
Analizën e hormonit TSH për vlerësimin e funksionit të gjëndrës tiroide;
Analizën e Estradiolit, hormon kyç në shëndetin riprodhues të gruas;
Analizën e Progesteronit, e rëndësishme për vlerësimin e ekuilibrit hormonal.

Specialistët e United Hospital theksojnë se simptomat si çrregullimet e ciklit menstrual, valët e nxehta, djersitjet gjatë natës, lodhja, pagjumësia, ndryshimet e humorit apo rënia e energjisë nuk duhen neglizhuar. Një vlerësim profesional në fazën e perimenopauzës mund të ndihmojë në diagnostikimin e saktë dhe në hartimin e një plani të përshtatshëm për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së gruas.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe ekipit të specialistëve me përvojë, United Hospital ofron shërbime të standardeve më të larta, duke garantuar siguri, saktësi dhe kujdes të individualizuar për çdo paciente.

Ekspertët rikujtojnë se kujdesi parandalues është investimi më i rëndësishëm për shëndetin afatgjatë, ndërsa kontrollet e rregullta janë mënyra më efektive për të përballuar me sukses ndryshimet hormonale që sjell kjo periudhë e jetës.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi, teknologjia moderne dhe kujdesi i përkushtuar janë në shërbim të shëndetit të çdo gruaje.

 

Continue Reading

Lajmet

Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live

Published

on

Influenceri meksikan Cesar Gastelum, i ndjekur nga rreth 600 mijë persona në TikTok, është vrarë me armë zjarri teksa po transmetonte drejtpërdrejt pranë një restoranti në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Sipas mediave lokale, Gastelum ndodhej jashtë një lokali së bashku me disa miq, kur dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit live shihet momenti kur njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon disa herë ndaj influencerit nga një distancë shumë e afërt.

Gastelum humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas sulmit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e tyre./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Martin Garrix falënderon Kosovën pas performancës në kryeqytet

Published

on

DJ-i i njohur ndërkombëtar Martin Garrix ka ndarë emocionet e tij pas një fundjave të ngarkuar me performanca në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë.

Përmes një postimi në Instagram, Garrix falënderoi familjen Lipa për mikpritjen dhe kujdesin gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa vlerësoi energjinë e publikut në të gjitha skenat ku performoi.

“Fundjavë e çmendur në Ibiza, Finlandë dhe Kosovë. Faleminderit familjes Lipa për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe faleminderit për energjinë e çmendur në të gjitha koncertet”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me flamujt e vendeve ku ishte i pranishëm.

Performanca e Garrix në Kosovë u bë pjesë e një fundjave të veçantë artistike, ku një prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike botërore solli atmosferën e tij para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një pjesë e raketës “Falcon 9” e SpaceX përplaset në Hënë

Published

on

Një pjesë rreth katër tonëshe e raketës “Falcon 9” të kompanisë SpaceX mendohet se është përplasur paqëllimshëm në sipërfaqen e Hënës.

Objekti, i cili ka qenë në hapësirë që nga viti i kaluar, u përplas me shpejtësi të madhe, por sipas NASA-s nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën.

Bëhet fjalë për fazën e dytë të raketës “Falcon 9”, e cila u lansua në janar të vitit 2025 për një mision drejt Hënës. Ekspertët vlerësojnë se përplasja mund të ketë krijuar një krater rreth 18 metra të gjerë dhe katër metra të thellë.

NASA ka bërë të ditur se do të analizojë imazhet e sipërfaqes hënore para dhe pas goditjes, për të studiuar ndikimet e krijuara nga objektet artificiale në Hënë.

Zakonisht, pjesët e raketave pas përfundimit të misioneve kthehen në atmosferën e Tokës dhe digjen ose përfundojnë në oqeane. Megjithatë, në këtë rast, për shkak të energjisë më të madhe të nevojshme për misionin hënor, pjesa e raketës mbeti në hapësirë deri në përplasjen me Hënën./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara