Kuriozitete

Pse mendimi për trupin përmirësohet pas moshës 60 vjeçare?

Published

on

Një studim në Zelandën e Re pohon se burrat dhe gratë bëhen më të kënaqur me trupin e tyre me kalimin e kohës-duke anashkaluar pritjet e kulturës sonë të fiksuar pas të rinjve.

Studimi u bë me më shumë se 15,000 burrave dhe grave të moshës 18 deri 94 vjeç në Zelandën e Re, për gjashtë viteve, dhe rezultatet u botuan në “Body Image”, një revistë ndërkombëtare, kolegët që boton artikuj shkencorë mbi imazhin e trupit, transmeton Klankosova.tv.

Rezultatet treguan se imazhi i trupit të burrave është relativisht i qëndrueshëm – dhe vazhdimisht më i lartë se ai i grave. Por për gratë, ajo luhatet gjatë gjithë jetës, duke u rritur përfundimisht me moshën.

Arsyeja e kësaj është se pas moshës 60-vjeçare, jemi përballur me shumë gjëra dhe e kuptojmë që imazhi i trupit tonë është problemi më i vogël që mund të kemi.

Kuriozitete

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po ndalojnë së lexuari lajme?

Published

on

Qasja në lajme nuk ka qenë kurrë më e lehtë, por për shumë njerëz, pikërisht ky është problemi. Të “tejngopur” me informacion dhe përditësime të vazhdueshme, gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën po zgjedhin të “shkëputen”.

Vendimi për të kufizuar ose ndaluar së shikuari lajme vjen për një sërë arsyesh. Për disa, sasia e informacionit është e madhe, për të tjerët, titujt negativë ndikojnë në psikologjinë e tyre, ose ka mungesë besimi në media.

Në forumet e vetëdijes dhe shëndetit mendor, shumë diskutojnë mënyra për të bërë një hap prapa: nga vendosja e kufijve deri te heqja krejtësisht e lajmeve nga jeta e tyre e përditshme.

“Që kur kam ndaluar së pari lajmet, nuk ndihem më në ankth. Nuk kam frikë”, i tha Guardian Mardette Burr, një pensioniste nga Arizona e cila ndaloi së pari lajmet rreth tetë vjet më parë.

“Kishte netë kur zgjohesha në orën dy ose tre të mëngjesit e shqetësuar për diçka që po ndodhte në botë dhe nuk kisha kontroll mbi të.” 

Ky trend nuk ka të bëjë me individët. Shmangia e lajmeve është në nivele rekord. Sipas një ankete nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë, të publikuar në qershor 2025, 40% e në gati 50 vende thonë se i shmangin lajmet ndonjëherë ose shpesh, nga 29% në vitin 2017.

Në SHBA, shifra është 42%, në Mbretërinë e Bashkuar, 46%. Arsyeja kryesore pse njerëzit i shmangin ato është efekti negativ në humor.

Shumë prej tyre ndihe të lodhur nga mbingarkesa me informacion, mbulimi i gjerë i luftërave e konflikteve, ose mendojnë se nuk mund të bëjnë asgjë me informacionin.  Julian Burrett, ekspert marketingu nga Mbretëria e Bashkuar, shpjegon për të njëjtën media se me vetëdije ndaloi së shikuari lajmet pas pandemisë, sepse ndihej i varur nga informacionet e vazhdueshme negative.

Ai fshiu shumicën e aplikacioneve të lajmeve nga telefoni i tij dhe nuk ndiqte transmetimet e tyre në TV.

Psikologia Roxane Cohen Silver, profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, ka studiuar efektet e konsumit të lajmeve në kriza, nga 11 shtatori dhe pandemia Covid-19 deri te fatkeqësitë natyrore dhe të shtënat masive.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve negative rrit ankthin, depresionin e simptomat e stresit post-traumatik. Në vitet e fundit, polarizimi politik ka qenë faktor kyç në stresin psikologjik, ndërsa imazhet e videot shqetësuese kontribuojnë në barrën emocionale të lajmeve.

Për të mbrojtur shëndetin mendor, Silver sugjeron të caktoni orare specifike për leximin e lajmeve, të shmangni videot dhe mediat sociale dhe të abonoheni në buletine ose përmbledhje nga burime të besueshme.

Benjamin Toff, drejtor i Qendrës së Gazetarisë së Minesotës, bën dallimin midis atyre që i shmangin lajmet dhe atyre që e kufizojnë konsumin. Ky i fundit është “absolutisht i shëndetshëm”, thotë ai, duke vënë në dukje se mosangazhimi i plotë mund të përforcojë pabarazitë sociale, duke lënë disa grupe jashtë jetës politike ose të kuptuarit të ngjarjeve të rëndësishme.

Shmangia e lajmeve është më e zakonshme tek të rinjtë dhe grupet socio-ekonomikisht të pafavorizuara.

Continue Reading

Kuriozitete

Italianët bëjnë dush më shpesh se çdokush tjetër në Evropë

Published

on

Në një studim të fundit, italianët janë shpallur si populli që bëjnë dush më shpesh në Evropë, duke i lënë pas shumë kombet e tjera të kontinentit. Rreth 95% e popullsisë italiane e konsideron dushin si pjesë të rutinës ditore, ndërsa shumë prej tyre bëjnë dy dushë në ditë, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.

Ky trend ka të bëjë me një theks të fortë të kulturës italiane për pastërtinë dhe ndjesinë e freskisë që sjell një dush i përditshëm.

Pavarësisht se shumica e italianëve kalojnë mesatarisht vetëm pesë deri në dhjetë minuta nën ujë, kjo nuk duket të jetë një pengesë për ta përfshirë këtë praktikë në jetën e përditshme. Studimi tregon se italianët kanë preferenca të ndryshme për kohën e dushit.

Rreth 41% e tyre preferojnë të bëjnë dush menjëherë pas kthimit nga puna, duke ndihmuar në largimin e lodhjes dhe ndotësve të jashtëm.

Rreth 28% e italianëve i preferojnë dushët e natës para se të shkojnë për të fjetur, ndërsa 25% e tyre zgjidhin dushin në mëngjes për t’u ndjerë të freskët për ditën që ka filluar.

Kultura e pastërtisë është një nga aspekte më të rëndësishme të jetës italiane, dhe ky rezultat nuk është i papritur për ata që njohin zakonet e traditat e kombit. Dushi është jo vetëm një nevojë higjienike, por dhe ritual që synon freskinë dhe mirëqenien.

Continue Reading

Kuriozitete

Këto veprime nuk duhet t’i bëni në avion

Published

on

Ekziston një rregull që pasagjerët duhet të shmangin vendosjen e sendeve në xhepat e ulëseve në avion, veçanërisht nëse bëhet fjalë për ushqimin dhe pijet. Një stjuardesë ka zbuluar arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim.

Kur ulemi në sedilje avioni, duket logjike t’i ruajmë gjërat në xhepin e pasmë të ulëseve përballë, kështu që nuk duhet të gërmojmë në çantat tona për t’i nxjerrë jashtë gjatë fluturimit. Por ka një arsye josanitare pse duhet të shmangim pikërisht këtë sa herë që hipim në aeroplan.

Stjuardesa Beth Windsor ka punuar në avionë për më shumë se një dekadë. Ajo ka shpjeguar se xhepat e ulëseve janë një nga vendet më të pista në avion, sepse shumë rrallë pastrohen nga një fluturim në tjetrin.

Ajo tregoi se ka parë disa pasagjerë duke vendosur gjëra të tmerrshme në to. “Aeroplanët pastrohen sa herë që zbarkojnë diku, por shpesh nuk ka kohë të mjaftueshme për të dezinfektuar plotësisht pjesën e brendshme të çdo xhepi ndenjëse midis fluturimeve”, – tha ajo.

“Në shumë prej avionëve në të cilët kam punuar, ajo ndarje nuk lahej derisa avioni të kthehej në bazë për pastrim të thellë. Duhet të kuptohet që pasagjerët nuk duhet të përdorin xhepin e ulëseve për të ruajtur gjëra, unë kam hasur në një numër të madh pelena dhe të brendshme të ndotura në ndarje. Prandaj, mendoni dy herë para se të ruani ndonjë ushqim atje”.

Continue Reading

Kuriozitete

Pamjet spektakolare të “Hënës së Gjakut”

Published

on

Të dielën, qytetarët nëpër botë kanë pasur rastin ta shohin Eklipsin Hënor, që njihet ndryshe edhe si “Hëna e Gjakut”. Ngjarja spektakolare është parë edhe në Kosovë, fal motit të kthjellët. 

Ky fenomen ndodh kur Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës.

Fenomeni është unik, se kombinohen me vendndodhjen dhe kushtet e veçanta atmosferike dhe e bëjnë që Hëna të duket në nuanca të kuqe e të portokallta. Një eklips hënor ndodh kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën e Diellit që bie mbi sipërfaqen e Hënës.

Gjatë fazës totale, drita e filtruar nga atmosfera e Tokës i jep Hënës ngjyrën e kuqe karakteristike.

Fotografitë e shkrepura nga Arian Mavriqi në Kamenicë:

 

Continue Reading

Të kërkuara