Kulturë

Pse më mungon motivimi?

Pse jam kaq i pamotivuar?

Published

on

Motivimi në jetën tonë të përditshme mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur. Ka disa ditë ku ndiheni si një superhero, ndërsa bëni gjithë punët që keni si një makinë e pandalshme, dhe pastaj ka ditë kur ndiheni sikur ajo makinë sapo ju ka përplasur. Ato ditë, të motivosh veten për të bërë gjërat e ditës duket e pamundur. Sidoqoftë, në ditët kur motivimi mungon, mund të jetë më pak e rëndësishme të përqëndrohemi te mungesa e motivimit dhe më e rëndësishme të shikojmë se cilat nevoja të tjera nuk po plotësohen.

Hierarkia e Nevojave e Maslow

Psikologu i shekullit të njëzetë, Abraham Maslow, propozoi teorinë se nevojat njerëzore kanë përparësi në thelb dhe se disa nevoja duhet të përmbushen para se të tjerat të jenë shqetësuese (Maslow 1943). Ai propozoi që nevojat janë pak a shumë hierarkike në natyrë, me mbijetesën dhe sigurinë më themelore, të vendosura në fund të piramidës së tij të famshme të nevojave, dhe me kërkesa më abstrakte të tilla si vetë-përmbushja dhe nevojat psikologjike drejt majës.

Maslow gjithashtu shqyrtoi se si këto nevoja lidhen me ndjenjën tonë të motivimit në jetë. Hierarkia origjinale e Maslow përfshinte pesë shtresa të nevojave-fiziologjike: siguri, dashuri dhe përkatësi, vlerësim dhe vetë-aktualizim – secila prej të cilave duhet të plotësohet  para se të trajtohet shtresa tjetër e nevojave. Ai arriti në përfundimin se ne jemi të motivuar nga nevojat tona, pavarësisht nëse këto nevoja janë të prekshme apo psikologjike, dhe se motivimi për të vazhduar “lart” do të mungojë kur nevojat më të ulëta nuk plotësohen.

Më vonë, Maslow e tërhoqi besimin e tij se një fazë e nevojave duhet të përmbushet tërësisht që të “vazhdohet” me fazën tjetër. Për teorinë dhe metodat e tij të kërkimit ka shumë kritika.

Pse jam kaq i pamotivuar?

Është e rëndësishme të merrni parasysh se çfarë ndjeni kur e gjeni veten pa motivim. Shpesh, nuk jemi të motivuar për arsye fiziologjike dhe psikologjike të paplotësuara. Nuk jemi të kënaqur me mjedisin përreth, me një marrëdhënie, jemi të uritur, të lodhur etj. 

Megjithëse është joreale të presim që bota të ndalojë dhe lista jonë e detyrave të zvogëlohet ndërsa ne rregullojmë kërkesat e trupit dhe mendjes sonë, ne ende mund të marrim një moment për të llogaritur mirëqenien tonë kur motivimi është i ulët. Ashtu si çelësat e humbur të makinës, ndonjëherë gjërat dalin kur ndaloni së kërkuari. Herën tjetër kur të gjeni veten në kërkim të motivimit tuaj të humbur prej kohësh, kini parasysh të merrni kohë për të pyetur veten se çfarë tjetër gjithashtu po mungon.

Mbi të gjitha, kujtoni se askush s’është gjatë gjithë kohës, 100% i motivuar dhe kjo është normale.

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara