Lajmet

Pse lidhet plakja e hershme me gjumin?

Gjumi i keq shton ndjenjat negative te cilat kanë një rol të madh tek plakja.

Published

on

Ndonjëherë duket edhe sikur pasi flini nuk shlodheni sa duhet. Nëse mendoni se gjumi po ju bën të ndiheni më të lodhur e të plakur kjo ka një shpjegim shkencor!

Ekspertët kanë gjetur një lidhje mes problemeve me gjumin dhe plakjes së organizmit. Sipas tyre, gjumi i keq shton ndjenjat negative te cilat kanë një rol të madh tek plakja.

Çfarë duhet të dini?

Në një studim nga Serena Sabatini të publikuar në revistën Taylor&Francis Online, tregohet qartazi kjo lidhje.

Në studim morën pjesë 4482 persona të moshës mbi 50 vjeç, ku u zbulua se personat që ankoheshin për cilësinë e gjumit, kishin aktivitet trupor më të dobët. Kjo lidhej me mungesën e energjisë, motivimin dhe aktivtietin në përgjithësi duke i bërë këta të fundit të ndiheshin më të plakur.

Gjithashtu kjo gjendje mund të prekë shëndetin fizik, mendor dhe punën e mirë të organeve tuaja.

Gjumi na ndihmon të rikuperojmë energjitë apo të shërojmë trupin nga inflamacionet dhe kur gjumi nuk është i mirë organizmi është i pari që e pëson.

Kur flini trupi lëshon hormone të caktuara shumë të rëndësishme për shëndetin të cilat mungojnë kur ky proces nuk ndodh si duhet.

Gjumi i keq lidhet shumë edhe me implusivitetin dhe ndjenjat negative apo stresin në përgjithësi për shkak se trupi nuk arrin të pushojë. Të gjitha këto së bashku ju bëjnë të ndiheni më të plakur në një moshë më të re.

Sipas mjekëve kur njerzit nuk flenë mjaftueshëm gjumë ata janë më pak të aftë për të përpunuar informacion e për të funksionuar gjatë përditshëmrisë.

Nëse problemet me pagjumësinë janë të shpeshta dhe të dëmshme për ju konsulta me një mjek specialist është e nevojshme.

Mbani një regjim gjumi

Për të fjetur mirë duhet t’i krijoni trupit tuaj një regjim të përditshëm fjetje. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të mbyllni sytë në kohën kur jeni mësuar të flini çdo natë.

Largoni telefonin

Para gjumit nuk duhet të keni afër vetes asnjë paisje elektronike për të paktën 1 orë. Kjo është e rëndësishme për t’i dhënë trupit kohë të çlirojë hormonin e gjumit siç është melatonina.

Rregulloni temperaturën në dhomë

Që të flini më qetë është e rëndësishme të mos e çoni temperaturën në dhomë më shumë se 18 gradë C. Në këtë mënyrë do të flini në mënyrë më të qetë./AgroWeb.org

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK konfirmon 99 të prekur me fruth dhe apelon për vaksinim të menjëhershëm të fëmijëve

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka nxjerrë një përditësim mbi situatën epidemiologjike në vend, ku njofton se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin raportuar 65 raste.

Sipas të dhënave të institutit, vatrat kryesore të infeksionit mbeten Prishtina me 33 raste dhe Fushë-Kosova me 25 raste, të ndjekura nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Rastet e tjera janë shpërndarë në numër më të vogël në komunat si Drenas, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

Për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe rrezikut nga komplikimet e mundshme, IKShPK u ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare sipas kalendarit të rregullt. Po ashtu, instituti u bën apel qytetarëve që me shfaqjen e simptomave të para — si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë — të paraqiten menjëherë për kontroll në institucionet shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara