Shëndet

Pse kur plakeni bëhet më e vështirë të flini gjumë?

Të moshuarit kanë nevojë për gjumë po aq sa të rinjtë edhe pse mund të jetë më e vështirë të arrihet.

Published

on

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht me plakjen, mund të mendoni se të moshuarit thjesht kanë nevojë për më pak gjumë.

Por ky është vetëm një mit! Të moshuarit kanë nevojë për gjumë po aq sa të rinjtë edhe pse mund të jetë më e vështirë të arrihet.

AgroWeb.org ju njeh me disa arsye se pse mund të jetë e vështirë të flini ose të qëndroni në gjumë gjatë gjithë natës.

Keni Probleme Të Caktuara Shëndetësore

Shumë çrregullime shëndetësore duke përfshirë urthin, artritin, problemet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive, mund ta bëjnë më të vështirë gjumin gjatë natës.

Gjithashtu çrregullimet e gjumit, të tilla si apnea e gjumit, por edhe menopauza, mund ta vështirësojë për këdo këtë proces.

Urinoni Shpesh Gjatë Natës

Kjo mund të jetë për shkak të prostates së zmadhuar, të cilën ka më shumë të ngjarë ta përjetoni me kalimin e moshës ose mund të jetë rezultat i ilaçeve.  Për shembull, nëse merrni një diuretik për presionin e gjakut, mund t’ju duhet të urinoni më shpesh.

Pavarësisht nga shkaku, vizitat e shpeshta në banjë gjatë natës, ju prishin gjumin.

Mund Të Jetë Për Shkak Të Evolucionit

Shpesh, të moshuarit bien në gjumë herët dhe pastaj zgjohen në 4 të mëngjesit dhe nuk mund të flenë më.

“Ka disa specialistë që studiojnë teoritë e evolucionit dhe thonë se kjo është një mënyrë për të ruajtur specien njerëzore”, tregon Dr.Abhinav Singh nga Indiana.

“Domethënë, njerëzit e rinj, të shëndetshëm dhe të fortë, qëndronin zgjuar deri vonë, për të ruajtur. Pastaj, në agim, kur edhe grabitqarët janë të lodhur, do t’ia dorëzonin rradhën pleqve të fisit”, shpjegon Dr. Singh.

Po Bëni Më Pak Gjumë Të Thellë

Të moshuarit bëjnë më pak gjumë të thellë çdo natë, pra nuk ndryshon vetëm sasia e gjumit por edhe cilësia.

“Ne ende nuk e dimë pse përqindja e tyre e gjumit të thellë zvogëlohet me kalimin e moshës”, thotë Dr. Singh.

Cikli Juaj Cirkadian Ka Ndryshuar

Çdo gjë në trupin tënd, funksion në një cikël 24-orësh, duke filluar që nga zakonet e të ngrënit, deri tek cikli gjumë-zgjim. Dhe me kalimin e moshës ndodh një zhvendosje natyrore cirkadiane.

Melatonina, hormoni që shkakton ndjenjën e përgjumjes, prodhohet dhe çlirohet më herët në ciklin cirkadian të trupit. Gjithashtu kur plakeni, trupi juaj ka më pak melatoninë në përgjithësi.

Për shembull nëse më parë flinit në orën 10:00, tani trupi juaj është gati për të rënë në gjumë më herët. Kjo gjë ju bën të zgjoheni herët.

Si Mund Të Përmirësoni Sasinë Dhe Cilësinë E Gjumit 

Duke u konsultuar me mjekun, përpiquni të gjeni një orar të përshtatshëm gjatë ditës, për të marrë ilaçet që ju shkaktojnë shqetësime gjatë natës.

Mos konsumoni pije gjatë orëve të mbrëmjes, që të shmangni urinimin gjatë natës. Gjithashtu evitoni konsumin e pijeve energjike gjatë orëve të pasdites.

Përshtasni ambientin e fjetjes për një gjumë më të rehatshëm. Për shembull largoni orën, zhurma e së cilës mund t’ju shqetësojë. Ndërroni jastëkun ose dyshekun, nëse ato ju shkaktojnë parehati apo dhimbje.

Kryeni aktivitet fizik, qoftë edhe një ecje, përpara gjumit. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe më gjatë.

Shmangni orët e fjetjes gjatë ditës, pasi kjo do të ndikojnë në gjumin e natës./AgroWeb.org

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara