Lajmet

Pse kaosi brenda turmave është kaq shumë vdekjeprurës?

Si ndodh përplasja brenda turmës?

Published

on

Nga Armani Syed

Festimet e Halloween në Korenë e Jugut u shndërruan në skena makthi të shtunën e kaluar, ndërsa një kaos brenda turmës shkaktoi vdekjen e të paktën 153 njerëz në një lagje me rrugëshumë të ngushta në Seul, kryeqytetin e vendit. Ngjarja më vdekjeprurëse e këtij lloji në historinë e Koresë së Jugut, ndodhi në distriktin Itaewon, qendër e njohur e komunitetit LGBTQ.

Rreth 100 mijë njerëz ishin mbledhur jashtë klubeve dhe bareve të Itaewon për të festuar Halloween për herë të parë në 3 vite, për shkak të kufizimeve të mëparshme nga COVID-19. Të pranishmit e veshur me kostumet tradicionale të kësaj feste, u bllokuan dhe nisën tështypnin njëri-tjetrin për shkak të numri të madh të të pranishmëve. Po pse lëvizjet kaotike të turmave janë kaq të rrezikshme, dhe çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në një moment të tillë?

Si ndodh përplasja brenda turmës?

Moskuptimi se për çdo hapësirë ​​të kufizuar, ka një kapacitet të kufizuar maksimal, është arsyeja kryesore pse ndodhin katastrofa të tilla. 

“Ekziston një degë e gjeometrisë që krijon turma me densitet të lartë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë rritje progresive të turmave”, thotë G.Keit Still, ekspert i sigurisë së turmave, lektor në Universitetin Safolk.

Still nënvizon se me çdo trup shtesë që i bashkohet një turme, rritet edhe potenciali për të krijuar një forcë mbizotëruese. Duke komentuar tragjedinë e Itaewon, ai thotë se rrugica e ngushtë ishte në një tatëpjetë me dy rrugë të kundërta.

“Kjo është një gjeometri tipike që ka shkaktuar incidente të ngjashme me shumë të vdekur edhe në të kaluarën”, thekson ai.

Në ShBA, ngjarja më e fundit e këtij lloji ndodhi në dhjetorin e vitit 2021, kur dhjetë persona humbën jetën gjatë një koncerti të reperit amerikan, Travis Scott në Astroworld në Houston. Në fillim të këtij muaji, një përplasje brenda turmave në një stadium futbolli në Indonezi, shkaktoi të paktën 125 të vdekur në atë që ishte një nga incidentet më vdekjeprurëse në botë në një aktivitet sportiv.

Po pse përplasjet brenda një turme janë kaq vdekjeprurëse?

Nëse grupime të mëdha njerëzish grumbullohen së bashku, duke pasur një nivel të lartë kontakti personal, dendësia mund të tejkalojë shpeshherë kufirin e sigurisë, dhe kjo mund tabëjë të vështirë frymëmarrjen për shumë njerëz, madje edhe para se të ndodhë ndonjë incident.

Kur njerëzit përpiqen të arratisen, çdo lëvizje e vogël përforcohet nga turma, dhe kjo çon në një valë të përforcuar, apo në një Efekt Domino, ku të pranishmit fillojnë të shtyhen kundër njëri-tjetrit. 

“Një lëvizje e vogël mund të krijojë efekte shumë të mëdha. Kur zona ka pjerrësi, atëherë ndodh një rrëshqitje dhe rrëzim. Njerëzit bien mbi njëri-tjetrin, dhe këtu nisin problemet. Ndërsa përpiqen të ngrihen, krahët dhe këmbët përdridhen së bashku, ndërpritetfurnizimi me gjak, oksigjeni po ashtu, nuk mund të merret dot frymë, dhe kjo sjell asfiksinë që është shkaku më i mundshëm i vdekjes në këto raste”, thotë eksperti.

Ç’duhet të bëni nëse gjendeni brenda një turme?

Still thotë se është më mirë të marrësh pjesë në tubime të mëdha duk pasur një vetëdije të avancuar mbi situatën: “Hidhni një sy përreth jush. Dëgjoni zhurmën e turmës. Kuptojeni qënëse ndodheni në një situatë me densitet të lartë, mund të jetë shumë e vështirë të dilni prej andej. Nëse ndjeni se vendi është i mbipopulluar, dhe nëse nuk ndiheni i sigurt, thjesht mos shkoni atje”.

Këshilla e tij për organizatorët e ngjarjeve është të analizojnë hapësirën, të njohin kapacitetin e saj, dhe të menaxhojnë fluksin në ato zona për t’i mbajtur të sigurt njerëzit. Këto vlerësimeparaprake të rrezikut do të shpëtojnë jetë njerëzore në planin afatgjatë. Është shumë e vështirë që të çlirohesh nga një turmë, paralajmëron Still.

Por nëse e gjeni veten në një turmë, Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka këshilla. Agjencia shëndetësore këshillon që t’i mbani duart para gjoksit “si një boksier”, të shtërngoni këmbët dhe të përpiqeni të qëndroni në këmbë. Nëse rrëzoheni, thotë CDC, ngrihuni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kur të ketë qetësi, nisni të lëvizninë mënyrë diagonale për të dalë jashtë turmës.

Çfarë është shtypja nga turma?

Kjo është një ngjarje ku njerëzit kanë hapësirën për të ikur nga një burim rreziku, dhe kjo lëvizje kolektive krijon një rrezik të madh.

“Largimi i një turme shkakton rrallëherëincidente. Mund të ketë një reagim ‘lufto ose ik’ ku njerëzit që largohen me vrap nga njëkërcënim, për shembull nga një person që gjuan më armë, dhe kanë hapësirë ​​për të lëvizur”, shpjegon Still.

Në shtatorin e vitit 2015, të paktën 1 mijë e 470 njerëz u vranë gjatë Haxhit, një pelegrinazh islamik në Arabinë Saudite, si rezultat i një përplasjeje dhe kaosi brenda turmës së madhe.

Para tragjedisë së vitit 2015, gjatë pelegrinazhit vjetor kishte pasur edhe disa tragjedi të tjera me më pak viktima./ “Time” – Bota.al

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara