Lajmet

Pse gratë në moshën 40 vjeçare duhet të bëjnë rregullisht mamografi

Kjo duke qenë se rreziku fillon të rritet pas kësaj moshe.

Published

on

Mosha kur femrat duhet të fillojnë t’i nënshtrohen mamografive të rregullta ka qënë prej një debat vitesh mes ekspertëve të shëndetit.

Por mjekët e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandojnë që gratë të kryejnë mamografi të rregullta që në moshën 40 vjeçare, duke qenë se rreziku fillon të rritet pas kësaj moshe.

Ndërsa Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që gratë të fillojnë ekzaminimet vjetore midis moshës 40 dhe 44 vjeç dhe të bëjnë mamografi vjetore duke filluar nga mosha 45 vjeç.

Por ekzaminimet e hershme mund të shoqërohen edhe me efekte të padëshiruara siç është edhe ekspozimi ndaj rrezatimit. Megjithatë, ekspertët të cilëve AgroWeb.org iu referohet, shprehen se ky rrezik është minimal dhe nuk duhet t’i dekurajojë pacientët të kryejnë kontrolle.

Edhe pse këshillat rreth moshës kur gratë duhet të fillojnë këto ekzaminime mund t’ju konfuzojnë, ato mbeten sërisht të dobimshme sepse mund të shpëtojnë jetë.

Në fakt mjekë të shumë këshillojnë që gratë duhet së pari t’i nënshtrohen një vlerësimi të rrezikut të kancerit të gjirit në moshën 25-vjeçare.

E nëse ato shfaqin rrezik, ajo çka rekomandohet është kryerje e mamografive vjetore që fillojnë në moshën 40-vjeçare. Identifikimi i kancerit në fazat e hershme është i rëndësishëm pasi jo përmirëson rezultatet tek pacientët, por siç e tham edhe më sipër mund të shpëtojë jetë.

Rreziku i kancerit të gjirit ndryshon për grupe të ndryshme demografike

Ekspertët thonë se duhet bërë më shumë për të siguruar që të gjithë gratë pa ndryshme racore dhe socio-ekonomike, të kenë akses në kryerjen e mamografisë dhe ekzaminimeve të rregullta.

Ekonomia, arsimi, dallimet kulturore, variancat gjenetike dhe aksesi në kujdes luajnë një rol në diagnozat dhe rezultatet.

Kanceri është një sëmundje shumë personale që ndryshon nga individi në individ me moshën, racën dhe historinë familjare, të cilat janë vetëm disa nga faktorët që duhet të merren parasysh.

Në fund të fundit, ekspertët pajtohen se fillimi i kontrolleve të rregullta në moshën 40 vjeçare është i dobishëm.

Gjithashtu sugjerohet që gratë rreth moshës 30-vjeçare të fillojnë të flasin me mjekët e tyre për rreziqet e kancerit të gjirit dhe të edukojnë veten. /AgroWeb.org

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara