Sport

​Pse FFK vendosi të ndalojë video-materialet falas? Flet Agim Ademi

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka arsyetuar vendimin e fundit të kësaj federate për ndalimin e dhënies pa pagesë të momenteve kryesore të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas tij, kjo praktike aplikohet në të gjithë botën, derisa ka shtuar se FFK-së xhirimi i vetëm një ndeshje i kushton deri në 1800 euro.

Ademi ka thënë se shuma e kërkuar nga FFK që këto materiale t’iu dërgohen mediave është 115 euro për një ndeshje.

Injorantë që nuk e njohin çështjen ose injorantë që duan të flasin keq për federatën mund të flasin gjithçka. Kjo është në tërë botën e njohur, ne deri më tani i kemi lënë pa para, jo që nuk kemi dashur t’ua marrim ose nuk kemi dashur ta bëjmë këtë punë, këto mjete shkojnë të gjitha në klube. Ne këtë vit e kemi një ndryshim tek operatori i blerjes së të drejtave të televizionit dhe sigurisht që ndeshjet ne i organizojmë vet, e xhirojmë vet dhe i paguajmë vet…Ne na kushton 1500 deri 1800 në ndeshje për ta xhiruar dhe nëse e shohim sa sa kemi kërkuar për t’i mbuluar këto, kemi kërkuar një shumë që çdo televizioni, nëse e përpjestojmë me ndeshje i bie 115 euro për një ndeshje dhe të thuhet nuk i kemi ato mjete është marri”, ka thënë Ademi.

Tutje, i pari i FFK-së theksoi se mediat mund të bashkëpunojnë me federatën edhe duke ofruar pajisjet e tyre për xhirimin e ndeshjeve dhe në këmbim do t’i merrnin pamjet e ndeshjeve.

“Ky është produkt i FFK-së dhe nuk kemi kërkuar strikt që të na i japin ato para, por pse nuk mund të na i lirojnë për aq para të televizionit, ose me këto kombit e regjisë, të jenë bashkëpunues me ne dhe më atë kombi do ta na i xhironin aq lojë sa i bie një kompanie televizive pa para dhe ne ua japim pa para sepse nuk janë para që federata i merr për vete, asnjë cent, po e përsëris, asnjë cent, nga të drejtat televizive dhe nga këto momente më të rëndësishme të ndeshjeve që i kemi bërë dhe marrin kaq bujë i marrin të gjitha klubet sepse është produkt i klubeve”, theksoi ai

I pari i FFK-së gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë me disa media është arritur marrëveshja për dhënien e këtyre video materialeve edhe me kushte e reja të vendosura nga ana e federatës.

Vendi

BBC: “Kosova në eufori” – Ndeshja me Turqinë konsiderohet dita më e madhe që nga Pavarësia

Published

on

By

Mediumi prestigjioz britanik, BBC, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme përballjes së sontme të “Dardanëve”, duke e cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një histori suksesi që ka lënë pa fjalë botën e futbollit.

Nga izolimi te pragu i Botërorit

BBC shkruan se vetëm dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur asnjë ndeshje kualifikuese, ndërsa sot gjendet vetëm 90 minuta larg pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026. Ky progres cilësohet si “i pabesueshëm” për një komb që u njoh nga FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016.

“Fadil Vokrri” i vogël për ëndrrën e madhe

Në artikull citohet përzgjedhësi Franco Foda, i cili tregon për kërkesën e çmendur të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit:

“Kemi një stadium vetëm për 13,000 spektatorë, por po të ishte e mundur, do të ishin 100,000. Të martën kemi një lojë historike. Jemi në eufori, por duhet të luajmë me qetësi,” ka thënë Foda për BBC.

Më shumë se futboll: Pesha historike

Për shumë kosovarë, kjo ndeshje tejkalon sportin. Analisti Arben Berisha, në një prononcim për BBC-në, ka theksuar rëndësinë kombëtare të këtij momenti:

“Disa e kanë quajtur të martën ditën më të madhe në historinë e Kosovës që kur u shpall pavarësia në vitin 2008. Kjo mund të jetë dita e tretë historike: Çlirimi në 1999, Pavarësia në 2008 dhe tani kualifikimi në Botëror.”

Rrugëtimi i vështirë dhe krenaria kombëtare

BBC ka biseduar edhe me ish-kapitenin Anel Rashkaj, i cili kujton kohërat kur lojtarët duhej të luftonin me klubet e tyre vetëm për t’u lejuar të veshin fanellën e Kosovës:

“Kemi kaluar kohë shumë të vështira me luftën dhe problemet ekonomike. Kombëtarja u ka dhënë këtyre njerëzve ndjenjën se jemi të fortë, se mund të bëjmë emër në Evropë. Na bën krenarë që njerëzit shohin se kosovarët kanë shumë për t’i dhënë botës,” u shpreh Rashkaj.

 

Continue Reading

Sport

Asllani “gati për finalen”: Postimi emocionues me legjendën Vokrri

Published

on

By

Ylli i kombëtares, Fisnik Asllani, ka ndezur atmosferën para ndeshjes vendimtare që mund ta dërgojë Kosovën drejt ëndrrës historike: Kampionatit Botëror 2026.

Përmes një postimi të veçantë të realizuar me inteligjencë artificiale, Asllani ka dhënë mesazhin se është plotësisht i gatshëm për “finalen e madhe”. Në imazhin që po qarkullon kudo në rrjetet sociale, futbollisti shfaqet si një fëmijë i vogël, i cili ecën dorë për dore me legjendën e ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.

Ky postim simbolik, që lidh të kaluarën dhe të ardhmen e futbollit tonë, ka prekur zemrat e sportdashësve. Mesazhi është i qartë: trashëgimia e Vokrrit po jeton përmes djemve që sot janë gati të shkruajnë historinë.

Ndeshja e sontme po pritet me një entuziazëm nga të gjithë shqiptarët. Një fitore eventuale do të vuloste kualifikimin e “Dardanëve” për herë të parë në një Kampionat Botëror, duke realizuar kështu amanetin e shumë brezave.

 

Continue Reading

Vendi

Mes ëndrrës dhe historisë, Kosova kërkon Botërorin sonte

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një hap larg historisë. Sonte në mbrëmje, “Dardanët” përballen me Turqinë në finalen e madhe të “play-off”-it, në një duel që përcakton gjithçka.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, me fillim nga ora 20:45, aty ku pritet një atmosferë elektrizuese nga tifozët vendas.

Pas një rruge të vështirë deri në finale, Kosova hyn në këtë përballje me besim dhe motiv të lartë, duke synuar suksesin më të madh në historinë e futbollit të saj. Në anën tjetër, Turqia vjen si një kundërshtar i fortë dhe me përvojë, që kërkon të ndalë ëndrrën kosovare.

Kjo sfidë nuk është vetëm një ndeshje, është një moment që mund të përcaktojë një epokë për futbollin e Kosovës. Një fitore do të thoshte hyrje në histori dhe realizim i një ëndrre të madhe për të gjithë tifozët.

Të gjitha sytë sonte janë në Prishtinë.

Foto:Associated Press

Continue Reading

Sport

Shtohen linjat e autobusëve për ndeshjen Kosovë – Turqi

Published

on

By

Faqja zyrtare e Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Kombëtarja e Kosovës dhe Kombëtarja e Turqisë, do të shtohen nisjet në transportin publik.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Trafiku Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të ketë shtim të linjës 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas, për shkak të rritjes së kërkesës për qarkullim.

Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, duke përfshirë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Ky vendim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe tifozëve gjatë këtyre ditëve me fluks të shtuar.

Continue Reading

Të kërkuara