Lajmet

Pse Evropa po përballet me rritje të çmimeve të energjisë dhe krizë të kostos së jetesës?

Njerëzit po gjejnë mënyra se si të kursejnë energji, ndërsa qeveritë po përpiqen të kufizojnë çmimet.

Published

on

Evropianët po përballen me faturat më të larta të energjisë pasi rritja globale e çmimeve të energjisë dhe gazit ekspozon vendet më të varfëra me karburant, paralajmërojnë grupet e konsumatorëve.

Njerëzit po gjejnë mënyra se si të kursejnë energji, ndërsa qeveritë po përpiqen të kufizojnë çmimet dhe t’i ndihmojnë familjet dhe bizneset më të goditura.

Pse janë çmimet e energjisë kaq të larta?

Kompanitë energjetike e blejnë në tregjet me shumicë gazin dhe energjinë elektrike që ua shesin konsumatorëve. Ashtu si në çdo treg, çmimet mund të rriten ose ulen, varësisht nga oferta dhe kërkesa. Në dimër çmimet rriten për shkak të kërkesës më të lartë për ngrohje dhe ndriçim, kurse gjatë verës çmimet bien.

Çmimet filluan të rriten mbi nivelin normal shtatorin e vitit të kaluar dhe janë rritur edhe më tej pas ndërprerjes së furnizimit si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt. Pak para fillimit të luftës, qeveria gjermane ndaloi gazsjellësin Nord Stream 2, i cili do të dyfishonte sasinë e gazit rus të dërguar në Evropë.

Në korrik, Rusia uli vëllimet e pompuara përmes Nord Stream 1 deri në 20 për qind të kapacitetit, për arsye mirëmbajtjeje, në atë që qeveria gjermane tha se është një pretekst i përdorur nga Moska për t’iu kundërpërgjigjur sanksioneve të Perëndimit.

Më 2 shtator, Rusia ndërpreu furnizimin treditor përmes Nord Stream 1 në Gjermani, duke thelluar vështirësitë e Evropës në sigurimin e karburantit dimëror, pasi tha se ka gjetur defekte në tubacion gjatë mirëmbajtjes. Nord Stream 1, i cili kalon nën Detin Baltik, duhej të rifillonte funksionimin pas një ndalese treditore për mirëmbajtje. Ndërprerjet bërthamore franceze dhe një valë e të nxehtit në të gjithë Evropën këtë verë kanë rritur gjithashtu kërkesën për energji.

Çmimet standarde evropiane të gazit në qendrën holandeze TTF janë rritur me gati 350 për qind nga viti në vit, ndërsa kontratat e energjisë gjermane dhe franceze të vitit të parë janë rritur me 540 për qind dhe 790 për qind respektivisht.

Sa mund të zgjasë?

Shumë analistë të tregut të gazit thonë se çmimet mund të mbesin të larta për dy ose më shumë vjet. Konkurrenca globale për gazin dhe qymyrin këtë dimër pritet të parandalojë rënien e çmimeve, ndërkohë që çdo ndërprerje e mëtejshme e furnizimeve me gaz rus, si ndërprerja e plotë e Nord Stream 1, mund të ndikojë që çmimet të rriten edhe më tej.

Megjithëse vendet evropiane janë në rrugën e duhur për të rimbushur vendet e depozitimit të gazit në një nivel minimal prej 80 përqind deri më 1 tetor, një dimër i ftohtë mund t’i varfërojë shpejt ato rezerva.

Çfarë po bëjnë qeveritë për të trajtuar krizën energjetike?

Në korrik, Bashkimi Evropian u kërkoi vendeve anëtare të reduktojnë vullnetarisht kërkesën për gaz me 15 për qind këtë dimër. Disa qeveri evropiane kishin marrë tashmë masa për të ulur konsumin para thirrjes së BE-së, të tilla si ligjet për nivelet e ajrit të kondicionuar dhe ngrohjes në ndërtesat publike dhe tregtare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tani po bën thirrje për reduktim të mprehtë prej 10 për qind të përdorimit të energjisë në vend në javët e ardhshme për të shmangur rrezikun e racionimit dhe shkurtimeve këtë dimër.

Gjermania tashmë ka kaluar në fazën e dytë të një plani trenivelësh të gazit emergjent. Faza e tretë parashikon që oferta të kufizohet në industri.

Britania, e cila mbështetet shumë te gazi për ngrohje, prezantoi një kufi çmimi për tarifat më të përdorura të energjisë në vitin 2019 që përcakton një tarifë maksimale për njësi të energjisë dhe kufizon fitimet e furnitorëve në 1.9 për qind.

Çfarë mund të bëjnë konsumatorët për të mbajtur nën kontroll faturat e energjisë?

Familjet evropiane përbëjnë 30-40 për qind të kërkesës për gaz. Rreth 80 për qind e kërkesës për gaz familjar vjen nga ngrohja, ndërsa pjesa tjetër nga uji i nxehtë dhe gatimi. Kërkesa është zakonisht më e lartë në sezonin e gazit dimëror, i cili zgjat nga muaji tetor deri në muajin mars.

Megjithatë, sipas analistëve të Bernstein, disa masa mund të zvogëlojnë kërkesën për gaz për familjet me një të tretën. Analistët thonë se ndalja e radiatorëve në dhomat e papërdorura, mospërdorimi i shpeshtë i kaldajave, ulja e termostatit, e masa të tilla mund të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të energjisë./UBTNews/

lajme

Juventusi i hapur për shitjen e Edon Zhegrovës në janar, vendoset çmimi i tij

Published

on

By

Juventusi mund të ndahet me Edon Zhegrovën gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm t’i shqyrtojnë ofertat që mund të vijnë për sulmuesin e Kosovës.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon të krijojë hapësirë financiare për afrime të reja dhe shitjen e Zhegrovës e sheh si një mundësi të mirë për ta arritur këtë.

Ndonëse ditë më parë e lëvdoi për paraqitjen ndaj Venezias, trajneri Luciano Spalletti thuhet se nuk do ta pengonte largimin e lojtarit, sidomos pas rikthimit nga lëndimet të Francisco Conceicaos dhe Nico Gonzalezit, që e rritin ndjeshëm konkurrencën në krahët e sulmit.

Kjo situatë e vështirëson pozitën e futbollistit nga Prishtina në ekipin torinez, duke e bërë të mundur largimin e tij pas një viti e gjysmë qëndrimi në klub. Kartoni i Zhegrovës aktualisht vlerësohet rreth 10 milionë euro, ndërsa së fundmi emri i tij është lidhur me klube si Al Ittihad dhe Como. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, pas veprimeve intensive hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Dy prej të ndaluarve, me inicialet N. S. dhe D. S. (sipas raportimeve në media, njëra prej tyre është vjehrra e të ndjerës dhe tjetri ish-kunati i saj), dyshohen për veprën penale “ndihma në kryerjen e vrasjes së rëndë”, ndërsa dy të tjerët, M. P. dhe G. B., dyshohen për “dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që, sipas organeve të drejtësisë, mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e të ndaluarve në veprat penale për të cilat dyshohen.

Po ashtu, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka bërë të ditur se do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve. /E.A/

Continue Reading

lajme

FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor për “Ditën e Forcës”

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të shënojë të premten, më 27 nëntor, aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast do t’i hapë dyert e kazermave të saj për të gjithë qytetarët.

Përmes një njoftimi zyrtar, FSK-ja bëri të ditur se vizitat do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 13:30, duke u dhënë mundësi vizitorëve të njihen nga afër me personelin, pajisjet dhe kapacitetet ushtarake të vendit.

Qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat në tetë lokacione: Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren. Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

Në fund të njoftimit, FSK-ja ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij organizimi për të shënuar së bashku Ditën e Ushtrisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë emërtohet në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner

Published

on

Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë është emërtuar në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin e tij në Kosovë.

Në ceremoninë e emërtimit ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e familjes, Sabina Wisner, e cila falënderoi institucionet për këtë nderim, duke theksuar lidhjen e veçantë që Frank Wisner kishte me Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Është një nder që jam këtu dhe ju falënderoj për këtë nderim. Ai e adhuronte punën në këtë rajon dhe ka bërë shumë miq këtu. Ai kishte një lidhje të veçantë me vendin dhe me të gjithë ju”, tha ajo.

Sabina Wisner u shpreh e pikëlluar që Frank Wisner nuk është më gjallë për ta ndarë këtë moment me familjen dhe të pranishmit.

“Jam vetëm e pikëlluar që ai nuk është më me ne për ta ndarë këtë moment. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, ai ka punuar me shumë pasion dhe përkushtim në këtë projekt. Andaj, ju falënderoj shumë për këtë nderim”, shtoi ajo.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se për familjen Wisner ishte përgatitur edhe një dhuratë simbolike, si dhe një pankartë që mund ta merrnin me vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe David Wisner, djali i Frank Wisnerit, i cili po ashtu shërben si diplomat amerikan.

Frank G. Wisner ishte diplomat i karrierës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin diplomatik që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Më 19 dhjetor 2005, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e emëroi Wisnerin përfaqësues të posaçëm të SHBA-së për bisedimet rreth statusit të Kosovës.

Në këtë detyrë, ai përfaqësoi qëndrimin amerikan në procesin negociator të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari, duke qenë pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje për statusin e Kosovës.

Frank Wisner ndërroi jetë më 24 shkurt 2025, në moshën 86-vjeçare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara