Lajmet

Pse duhet të zgjidhni të studioni Media dhe Komunikim në UBT?

Published

on

Fakulteti i Media dhe Komunikimit në UBT ofron një program të avancuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës, fokusuar në zhvillimin e aftësive të kërkuara në sektorin e medias dhe komunikimit. Duke kombinuar një kurikulë të integruar me mundësi praktikash dhe teknologji të fundit, studentët kanë mundësinë të mësojnë nga ekspertë të fushës dhe të angazhohen në projekte reale, ndërkohë që ndërtojnë një portofol profesional dhe zhvillojnë lidhje të vlefshme në industrinë e medias.

Pse duhet të zgjidhni të studioni Media dhe Komunikim në UBT?

Program i avancuar dhe i përshtatshëm për tregun e punës, programi në Fakultetin e Media dhe Komunikimit në UBT ofron një kurikulë të integruar që përputhet me kërkesat e tregut të punës. Studentët do të mësojnë nga ekspertë të industrisë dhe do të zhvillojnë aftësi që janë të kërkuara në sektorin e medias dhe komunikimit.

Mundësi praktikash dhe eksperiencash, studentët e Fakultetit të Media dhe Komunikimit në UBT kanë mundësinë e shkëlqyer për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e medias dhe komunikimit, duke punuar në ambientet që ofron institucioni, si UBTnews, Radio Campus dhe Zyra për PR. Këto platforma ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për praktika dhe projekte reale, duke siguruar që studentët të fitojnë një përvojë të çmuar.

Teknologji të avancuar dhe infrastrukturë moderne, UBT investon në teknologji të fundit dhe infrastrukturë moderne që i mundëson studentëve të punojnë me mjete dhe platforma të avancuara. Kjo përfshin studio të mirë-pajisura, software të specializuar dhe ambiente të krijueshme që stimulojnë eksperimentimin dhe inovacionin.

Pjesëmarrje në projekte vendore dhe ndërkombëtare, fakulteti inkurajon pjesëmarrjen në projekte dhe iniciativa ndërkombëtare, duke ofruar mundësi për studentët që të angazhohen në aktivitete dhe evente që kanë ndikim global. Kjo ndihmon në ndërtimin e një perspektive ndërkombëtare dhe ndihmon në zhvillimin e një rrjeti profesional të gjerë.

Bashkëpunim me profesionistë dhe mentorë të njohur, studentët kanë mundësinë të mësojnë nga profesionistë dhe mentorë të njohur në fushën e medias dhe komunikimit. Ky akses mundëson ndihmën dhe udhëzimin e drejtpërdrejtë nga ata që kanë një karrierë të suksesshme dhe eksperiencë të thellë në industrinë përkatëse.

Mjedis inovativ dhe kreativ, fakulteti krijon një ambient të stimuluar kreativ dhe inovativ që nxit mendimin kritik dhe zhvillimin e ideve të reja. Studentët do të jenë të rrethuar nga një komunitet mbështetës dhe bashkëpunues që i ndihmon të zhvillojnë dhe të shprehin potencialin e tyre të plotë.

Karrierë të pasur dhe mundësi të shkëlqyera të punës, profesorët e këtij fakulteti janë të përgatitur për të ndjekur karrierë të suksesshme në media dhe komunikim, duke përfshirë gazetari, menaxhim të mediave, komunikim publik dhe marketing. Fakulteti i Media dhe Komunikimit në UBT ofron një arsimin të avancuar, mundësi praktike dhe një ambient inovativ që i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme dhe të përgatiten për sukses në fushën e medias dhe komunikimit./UBTnews/

 

Lajmet

United Hospital – kujdes shëndetësor 24/7, me teknologji moderne dhe qasje të integruar ndaj pacientit

Published

on

By

Shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim të koordinuar. United Hospital ofron shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke integruar diagnostikën, emergjencën, trajtimin specialistik, kirurgjinë dhe kujdesin intensiv në një strukturë të vetme.

Me fokus në sigurinë e pacientit, precizitetin diagnostik dhe kujdesin multidisiplinar, spitali ofron shërbime nga disa fusha të mjekësisë, duke u mundësuar pacientëve qasje në kujdes profesional për nevoja të ndryshme shëndetësore.

Në fushën e diagnostikës, Radiologjia dhe CT-ja janë pjesë e infrastrukturës teknologjike të spitalit, ndërsa sipas institucionit, pajisjet mundësojnë ekzaminime me deri në 40% më pak ekspozim ndaj rrezatimit, në krahasim me teknologjitë përkatëse tradicionale, në varësi të ekzaminimit dhe protokollit të përdorur.

Shërbimet specialistike përfshijnë Kardiologjinë, Hematologjinë, Nefrologjinë, Gastroenterologjinë dhe Pulmologjinë, duke ofruar qasje të dedikuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e një game të gjerë të problemeve shëndetësore.

Në kuadër të shërbimeve kirurgjikale, United Hospital mbulon disa profile, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Kardio-kirurgjinë, Ortopedinë, Kirurgjinë Vaskulare, Pediatrike, Gjinekologjinë, Urologjinë, ORL-në, Kirurgjinë Maksilofaciale dhe Torakale.

Një fokus i veçantë i kushtohet edhe kujdesit për fëmijët. Neonatologjia dhe Pediatria ofrojnë shërbime të dedikuara për pacientët më të vegjël, ndërsa Laboratori, Emergjenca, Radiologjia dhe Kujdesi Intensiv janë të disponueshme gjatë gjithë kohës.

Me një qasje që synon të lidhë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm, United Hospital e pozicionon veten si një qendër ku pacientët mund të marrin shërbime të integruara shëndetësore në çdo kohë./rajonipress/

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje, përfshirë miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.

Në rendin e ditës janë përfshirë këto pika:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet gara ushtarake “Ujku Garues 2026”: Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë fiton vendin e parë

Published

on

By

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, e organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendi i parë në këtë garë ushtarake i takoi Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë u fitua nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa vendin e tretë e zuri Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (K2MB).

Gara “Ujku Garues”, e cila mbahet që nga viti 2015 si rezultat i bashkëpunimit mes nënoficerëve të FSK-së dhe kontingjentit slloven, testoi pjesëmarrësit në disiplina të rënda taktike e fizike. Pjesë e sfidave ishin vrapimi, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV, bartja e municionit dhe e të lënduarve, si dhe qitja me armë e hedhja e granatës.

Aktiviteti u shqua për profesionalizëm të lartë, përgatitje intensive fizike dhe shpirt garues mes ekipeve të FSK-së.

 

Continue Reading

Lajmet

Universitetet britanike u konsultuan me kompaninë e armëve BAE Systems për protestat pro-Palestinës

Published

on

By

Së paku 13 universitete britanike kanë diskutuar me prodhuesin më të madh të armëve në Mbretërinë e Bashkuar, BAE Systems, se si t’i menaxhojnë protestat pro-palestineze në kampuset e tyre. Kjo përfshinte rritjen e masave të sigurisë në ngjarje zyrtare dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj kritikave.

Korrespondenca mes universiteteve dhe kompanisë ushtarake u zbulua përmes email-eve dhe dokumenteve të brendshme nga një hetim i përbashkët i “Liberty Investigates” dhe “Al Jazeera”.

Sipas dokumenteve, universitete të tilla si ai i Manchesterit, Nottinghamit, Southamptonit, Birminghamit, Strathclyde dhe Cranfield konsiderohen “partnerë strategjikë” të BAE Systems dhe marrin së bashku deri në 15 milionë funte (rreth 20 milionë dollarë) në vit nga kjo kompani.

Në gusht të vitit 2024, BAE Systems duket se u ka kërkuar universiteteve të hartojnë mesazhe për të kundërshtuar atë që e quante “një narrativë shpesh të deformuar nga protestuesit”. Kjo periudhë përkonte me reagimet e mëdha studentore kundër bashkëpunimit me kompanitë që furnizojnë me armë ushtrinë izraelite gjatë luftës në Gazë.

Në një rast në Universitetin e Sheffieldit, zyrtarët e hetimit të brendshëm u konsultuan me BAE Systems përpara se të dënonin katër studentë që protestuan në një ngjarje online me slloganet “BAE vret fëmijë”. Studentëve u kërkua të paguanin një gjobë prej 75 funtesh ose të nënshkruanin një zotim se nuk do të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.

Ndërsa studentët e ndëshkuar e cilësuan këtë si ndikim të drejtpërdrejtë të kompanisë së armëve mbi drejtuesit e universitetit, zëdhënësi i Universitetit të Sheffieldit i hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se procedurat disiplinore janë të pavarura dhe bazohen vetëm në rregulloren e sjelljes së studentëve. /Al Jazzera/

 

Continue Reading

Të kërkuara