Lajmet

Pse duhet të studioni Studimet e Sigurisë në UBT?

Published

on

Programi Studimet e Sigurisë në UBT ofron një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar aftësi dhe njohuri të thella në një fushë të rëndësishme dhe në rritje. Ky program i avancuar është projektuar për të përgatitur studentët me një kurrikulë ndërkombëtare dhe praktike, duke e bërë atë të përshtatshëm për sfidat e sigurisë që përballen kombet dhe organizatat në nivel global.

Eksperiencë ndërkombëtare, do të keni mundësinë që në UBT të mësoni sipas një kurrikule që reflekton standardet më të larta ndërkombëtare. Programi Studimet e Sigurisë është i ndërtuar mbi përvojat e fakulteteve të njohura në Evropë dhe SHBA, duke ju ofruar një përgatitje të thellë për të udhëhequr dhe sfiduar në fushën e sigurisë.

Hartoni strategji dhe dokumente të sigurisë, ky program ju përgatit të krijoni strategji dhe dokumente për sigurinë kombëtare dhe emergjencat civile. Aftësitë që do të zhvilloni në UBT janë thelbësore për të kontribuar në përmirësimin e politikave dhe praktikat e sigurisë.

Personalizoni studimet tuaja, UBT ofron një gamë të gjerë lëndësh zgjedhore që ju lejojnë të përshtatni studimet sipas interesave dhe pasioneve tuaja. Ky fleksibilitet është i rëndësishëm për të ndihmuar në ndërtimin e një karriere që përputhet me ambiciet tuaja.

Kombinim i teorisë dhe praktikës, në UBT do të përfitoni nga një përzierje e shkëlqyer mes teorisë dhe praktikës. Do të zhvilloni aftësi analitike dhe do të përgatiteni për të menaxhuar situata reale të sigurisë në nivel kombëtar dhe sektorial.

Mundësi profesionale dhe rrjetëzim, përmes studimeve në Siguri në UBT do të kontribuoni në ndërtimin e një rrjeti profesional të fuqishëm. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni lidhje me profesionistë të fushës dhe të avanconi në karrierën tuaj.

Njohuri të shkallës ndërkombëtare, programi ofron një përmbledhje të plotë të njohurive në fusha të ndryshme si Ligji, Siguria Kibernetike dhe Gjeopolitika. Kjo është e rëndësishme për të kuptuar dhe adresuar sfidat globale dhe lokale të sigurisë.

Ndikoni në ndryshimet e sigurisë, studimi në UBT ju përgatit të kontribuoni në krijimin e politikave të reja dhe të zhvilloni zgjidhje inovative për sfidat e sigurisë që janë në evolucion të vazhdueshëm.

Qasje në literaturën dhe kërkimin e avancuar, biblioteka e UBT-së ju ofron qasje në literaturën më të fundit dhe metodologjitë më të avancuara të kërkimeve, duke qenë gjithmonë në përputhje me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë. Nxitni krijimin dhe inovacionin, me mundësi për të zhvilluar dokumente dhe strategji të reja, do të keni mundësinë të krijoni dhe të zbatoni zgjidhje që do të ndikojnë në të ardhmen e sigurisë.

Studimet e Sigurisë në UBT ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar një karrierë të suksesshme dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në fushën e sigurisë. Duke kombinuar teori dhe praktikë, ky program është vendi ideal për ata që duan të kontribuojnë në ndërtimin e politikave të reja dhe zgjidhjeve inovative për sfidat e sigurisë. Zgjedh liderin, që të udhëheqësh sigurt./UBTNews/

 

Continue Reading

Vendi

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Botë

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara