Lajmet

Pse duhet të studioni Gjuhë Anlgeze në UBT?

Published

on

UBT ofron programin e Gjuhës Angleze, i cili është i dizajnuar për t’i përmbushur kërkesat e studentëve dhe nevojat e tregut të punë në Kosovë dhe përtej saj. Programi kombinon teorinë me praktikën në mënyrë të përshtatshme dhe përdor metodologji moderne të mësimdhënies për të siguruar një përvojë të pasur edukative.

Kurrikula e programit të Gjuhës Angleze në UBT është e përshtatshme për të gjithë studentët dhe ofron një ndërthurje mes teorisë dhe praktikës, në mënyrë që studentët të dalin sa më të përgatitur dhe më të aftë për tregun e punës. Kjo përgatitje e rëndësishme i bën studentët të gatshëm për sfidat e tregut të punës, duke zhvilluar të menduarit kritik dhe përfshirjen në temat e rëndësishme që ndikojnë në fushën e gjuhës dhe komunikimit.

Përgatitja dhe aftësimi i studentëve të këtij programi iu ndihmon atyre që shumë shpejt të bëhen pjesë e tregut të punës. Ata mund të integrohen lehtë në institucione të njohura duke dhënë kontributin e tyre si në përkthim, interpretim, media e komunikim, turizëm, mësimdhënie e marrëdhënie ndërkombëtare. Krahas kësaj, ata gjithashtu mund të zhvillojnë karrierë edhe në organizata joqeveritare, shtëpi botuese e organizata ndërkombëtare.

Programi i Gjuhës Angleze në UBT ndjek praktikat më të mira të mësimdhënies, ligjëratat bazohen në metodologji moderne dhe praktika mësimore që përfshijnë teknologjitë më të fundit. Këtë program e bën edhe më të veçantë ekspertiza e profesorëve më të shquar të kësaj fushe, të cilët përkushtohen maksimalisht për t’ju ndihmuar studentëve të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Qëllimet kryesore të programit janë, përgatitja e studentëve për të ndërtuar karrierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar, si dhe ofrimi i një sërë modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për t’u qasur drejt profesioneve të cilat janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës.

Në ditët e sotme, rrjedhshmëria e të folurit në Gjuhën Angleze është gati se jetike për rritjen personale dhe profesionale. Njohja e Gjuhës Angleze u mundëson individëve të komunikojnë në mënyrë efektive, të kenë qasje në informacione dhe burime të rëndësishme dhe të japin kontributin e tyre në dikursin global./UBTNews/

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara