Lajmet

Pse duhet të studioni Art dhe Media Digjitale në UBT?

Published

on

Programi i Artit dhe Medias Digjitale në UBT ofron një spektër të gjerë lëndësh që shtrijnë kreativitetin nëpërmjet dizajnit grafik, multimedia, fotografi, 3D, VR/AR dhe ilustrimit digjital. Nëpërmjet kombinimit të teorisë dhe praktikës, studentët zhvillojnë aftësi në artin e performancës, video, film dhe animacion. Ligjëruesit e kualifikuar i ndihmojnë ata të përgatiten për tregun ndërkombëtar të artit dhe teknologjisë digjitale.

Përmbajtje e gjerë dhe e diversifikuar, programi i UBT-së përfshin lëndë të ndryshme që mbulojnë aspekte të ndryshme të artit dhe medias digjitale, duke përfshirë dizajnin grafik, multimedia, fotografi, 3D, VR/AR dhe ilustrim digjital. Kjo përbërje ofron një kuptim të plotë dhe të integruar të të gjitha aspekteve të kësaj fushe dinamike.

Përgatitje praktike dhe teorike, studentët e këtij programi aftësohen përmes aplikimit të praktikave të duhura në pikturë, arti i performancës, video, film dhe animacion. Kjo qasje e integruar ndihmon në zhvillimin e aftësive të plota dhe përgatitjen për sfidat e industrisë.

Ekspertë të kualifikuar, ligjëruesit e programit janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe praktike. Ata janë të përkushtuar që të arrini potencialin tuaj të plotë dhe t’ju ofrojnë udhëzime në çdo hap profesional të rrugës suaj.

Integrimi në tregun ndërkombëtar të Artit dhe Teknologjisë, programi i Artit dhe Medias Digjitale në UBT është i dizajnuar për të siguruar që të diplomuarit tanë të jenë të pranishëm në rrjetet e tregut vendor e ndërkombëtar të artit dhe zhvillimeve teknologjike e digjitale, në vend dhe më gjerë.

Prandaj, të diplomuarit në UBT lehtësisht gjenden në rrjetet e tregut ndërkombëtar dhe mund të angazhohen në institucione të ndryshme, si: Muzetë dhe Galeritë, mundësi për të ekspozuar veprat e tyre në nivel global dhe për të kontribuar në koleksione të ndryshme.

Festivalet e Filmit dhe Performancës, angazhimi në ngjarje të rëndësishme kulturore dhe artistike për të ndarë krijimtarinë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës.

Studiot dhe Agjensionet e Dizajnit e Animacionit, bashkëpunime me kompani dhe institucione që ofrojnë mundësi për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve krijuese dhe inovative.

Programi i Art dhe Media Digjitale në UBT fokusohet në bashkëpunime dhe partneritete vendore dhe ndërkombëtare, duke ofruar mundësi për studentët të ndjekin objektivat e tyre profesionale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e artit dhe medias digjitale në nivel global./UBTnews/

 

 

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

lajme

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara