Lajmet

Pse dëshiron të punosh me ne? Mëso të përgjigjesh në këtë pyetje!

Hulumtoni kompaninë: Vizitoni ueb faqen e kompanisë dhe profilet në rrjetet sociale!

Published

on

Intervistuesit pothuajse gjithmonë pyesin pse dëshironi të punoni në kompaninë e tyre. “Pse doni të punoni këtu?”, është një nga pyetjet më të shpeshta të intervistës. Nuk mjafton të thuash që puna duket e mirë ose kompania është e mrekullueshme. Është e rëndësishme të jeni të qartë se çfarë duhet t’i ofroni punëdhënësit nëse do të punësoheshit.

Këshilla për të dhënë përgjigje të mirë

Hulumtoni kompaninë: Vizitoni ueb faqen e kompanisë dhe profilet në rrjetet sociale! Kontrolloni nëse kanë artikuj të publikuar në media, apo ndonjë intervistë të dhënë nga ndonjë pjesëtar i kompanisë! Duke qenë kaq të përgatitur jua mundëson të përgjigjeni në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë pyetje.

Lidhni aftësitë tuaja të punës me kompaninë: Bazuar në ato që i keni vërejtur nga hulumtimi i kompanisë, lidhni aftësitë tuaja me kulturën e kompanisë ose edhe me pozitën e punës në veçanti.

Jini të drejtpërdrejtë: Edhe pse duhet ta bëni ndërlidhjen e aftësive tuaja, mos ekzagjeroni!

Jini të shkurtër: Jini të shkurtër kur komentoni se çfarë bën kompania! Nuk duhet ta teproni dhe të thoni gjënë e gabuar gjatë intervistës.

Praktikoni dhe përgatituni: Përgatitini disa përgjigje për këtë pyetje dhe në fund ushtroni ato, përpara se të shkoni në intervistë!

Disa shembuj se si mund të përgjigjeni

Shembull: “Kjo kompani është e njohur për shërbimin që ka ndaj klientëve dhe produktet e saj. Mendoj që, përvoja ime në këtë fushë i përshtatet më së shumti profesionalizmi që e keni ju si kompani.”

Është përgjigje e mirë sepse: Kjo përgjigje i tregon punëdhënësit që keni hulumtuar paraprakisht për kompaninë. Por, i tregon edhe që jeni një përshtatje e mirë për kompaninë.

Shembull: “Kompania juaj është e njohur për të mirat që ia sjell komunitetit. Unë kam më shumë se 10 vjet përvojë për t’i shërbyer komunitetit. Prandaj, mendoj që kjo më bën një ndër kandidatët më të përshatshëm për këtë pozitë.”

Kjo është një përgjigje e mirë sepse: tregon që jeni në gjendje dhe i keni të gjitha aftësitë e mundshme për të shkuar në vijë të kompanisë. Përveç që keni hulutmuar rreth asaj se çfarë bën kompania.

Vërejtje: Është diçka e tmerrshme të kërkoni punë nga një kompani, e që në fakt nuk ia keni idenë se çfarë bën ajo kompani.

Shembull: “Sigurisht që e kam ditur më parë që jeni lider në këtë industri, por kur i vizitova faqet tuaja në rrjete sociale dhe i pashë komentet nga përdorues aq të kënaqur ma shtoi dëshirën të vija sa më shpejt në intervistë dhe ta tregoja veten.”

Kjo është përgjigje mirë sepse: Tregoni që jeni shumë të entuziazmuar për të punuar në atë kompani dhe keni përshtypje aq të mira.

Çfarë nuk duhet të thoni?

Mos u fokusoni në përfitimet e kompanisë!

Mos flisni rreth pagës!

Mos filloni bisedë personale me intervistuesin!

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara