

Kuriozitete
Pse besojmë tek dukuritë paranormale dhe fantazmat?
Sipas Kristofer Frenç, i gjithë faji për këtë është i të menduarit tonë të vjetër.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNë rast se shumë njerëz besojnë ende tek e mbinatyrshmja dhe ndoshta edhe tek fantazmat, i gjithë faji për këtë është i të menduarit tonë të vjetër. Kështu pohon psikologu Kristofer Frenç i Universitetit Goldsmiths në Londër.
Sipas teorisë së tij, mijëvjeçarët e evolucionit e kanë “farkëtuar” trurin në një mënyrë të tillë, që ai ta konsiderojë të besueshëm edhe shpirtrat dhe tavolinat që ngrihen në ajër vetë, vetëm për t’i dhënë një shpjegim asaj që ai sheh.
Në fakt ne jemi të aftë për dy lloje të menduari, atë reaktiv për të marrë vendime aty për aty dhe atë të arsyetuar, që kërkon kohë. Për aq sa mund ta konsiderojmë veten qenie racionale, metoda jonë e preferuar është e para, sepse është ajo që na ka lejuar të mbijetojmë si specie.
Hijet dhe zhurmat
Nëse një njeri primitiv dëgjonte një shushurimë pas shkurreve, hipoteza se ishte një kërcënim dhe reagimi ndaj tij mund të ishte edhe e gabuar. Por nëse do të mendonte se ajo shkaktohej nga era, kjo mund të nënkuptonte me gjasë edhe rënien pre e një grabitqari.
Prandaj është më mirë të besosh tek diçka që nuk ekziston, edhe me rrezikun e të pasurit gabim. Kësaj i shtohet tendenca për të parë lidhjet mes gjërave edhe nëse ato nuk ekzistojnë, për shkak të nevojës krejtësisht njerëzore për të gjetur gjithmonë shkakun për atë që po ndodhë, pra predispozitën për të parë fytyrat ose objektet tek gjëra të ndryshme (si për shembull kafshët tek forma e reve në qiell).
Rezultati është se kur nuk duket të ketë një arsye logjike për diçka që shohim apo dëgjojmë, nga një hije në mur deri tek një zhurmë në papafingo, madje për ta gjetur atë ne jemi të gatshëm të besojmë tek dukuritë paranormale. / Focus – Bota.al
You may like
Kuriozitete
Cilat vende i kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?
Published
2 hours agoon
August 13, 2025By
UBT News
Miliona punëtorë në gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse nivelet shpesh nuk kanë arritur të rriten me inflacionin.
Në një analizë të Euronews, i cili i referohet të dhënave të Eurostatit, që nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore para zbritjeve në BE varionte nga 551 euro në Bullgari në 2,704 euro në Luksemburg.
Kur përfshihen vendet kandidate për në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rezulton se Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro.
Pesë vende të BE-së; Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda, nuk kanë fare pagë minimale kombëtare.
Edhe pse Luksemburgu renditet në krye dhe Ukraina në fund, kur rregullohet për fuqinë blerëse, si krahasohet paga minimale në të gjithë Evropën, vend pas vendi?
Siç tregon grafiku më poshtë, ka dallime të konsiderueshme në pagat minimale në të gjithë Evropën dhe Eurostati i grupon vendet në tre nivele page.
Euronews ka shtuar një kategori të katërt që grupon vendet me paga minimale nën 600 euro dhe përfshin vendet kandidate për në BE.
1- Grupi më i lartë: Mbi 1,500 €
Përveç Francës, e cila ofron 1,802 euro, të gjitha vendet e tjera në grupin më të lartë paguajnë mbi 2,000 euro në pagë minimale mujore. Përveç Luksemburgut, këto përfshijnë Irlandën (2,282 euro), Holandën (2,246 euro), Gjermaninë (2,161 euro) dhe Belgjikën (2,112 euro).
2- Grupi i mesëm: Midis 1,000 dhe 1,500 €
Disa vende në grupin e mesëm janë pak mbi pragun prej 1,000 eurosh.
3- Grupi i ulët: Midis 600 dhe 999 €
4-Grupi shumë i ulët: Nën 600 €
Disa vende, përfshirë një anëtar të BE-së, kanë paga minimale nën 600 euro. Ky grup më i ulët përbëhet kryesisht nga vendet kandidate për në BE. Ai përfshin Maqedoninë e Veriut (584 euro), Turqinë (558 euro), Bullgarinë (551 euro), Shqipërinë (408 euro), Moldavinë (285 euro) dhe Ukrainën (164 euro).
Pagat minimale pasqyrojnë ndarjen Lindje-Perëndim
Siç tregon harta më poshtë, ekziston një ndarje e fortë gjeografike në pagat minimale nominale në të gjithë Evropën. Kjo është më e dukshme midis Evropës Perëndimore dhe Lindore. Në përgjithësi, katër grupet e pagave pasqyrojnë rajone të ndryshme të BE-së.
Vendet në grupin më të lartë janë kryesisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Grupi i mesëm përfshin disa vende nga Evropa Jugore dhe Qendrore. Grupet e ulëta dhe shumë të ulëta përbëhen kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, Ballkanit dhe vendet kandidate për në BE.
Kuriozitete
Jeta e egër përballë flakëve – Si mbijetojnë kafshët pas zjarreve në pyje?
Published
2 days agoon
August 11, 2025By
UBT News
Gjatë zjarreve shkatërrimtare që përfshinë Kaliforninë në janar të vitit 2025, mediat u mbushën me pamje dramatike të ndërtesave të rrënuara, komuniteteve të shkatërruara dhe kafshëve të egra të plagosur që përpiqeshin të mbijetonin në mes të shkatërrimit.
Por, ndryshe nga njerëzit, për të cilët rreziku më i madh është gjatë vetë zjarrit, për jetën e egër sfida më e madhe vjen pas flakëve.
Ekspertët vërejnë se megjithëse shumë kafshë arrijnë të shpëtojnë nga zjarri, ditët dhe javët që pasojnë janë kritike.
Ushqimi, uji dhe strehimi bëhen burime të rralla, dhe për shumë specie, mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur.
Disa kafshë janë të përshtatura për të jetuar në mjedise që ndjekin një zjarr pyjor, por rritja në intensitetin e shpeshtësinë e zjarreve po e kalon kapacitetin adaptues të tyre.
Habitatet e shkatërruara nënkuptojnë mungesë të resurseve thelbësore e zhvendosje të detyruar në zona urbane, ku rreziku për kafshët është edhe më i madh.
Shkencëtarët theksojnë një cikël shqetësues siç është humbja e biodiversitetit, e cila vjen si pasojë e zjarreve, mund të përkeqësojë vetë kushtet që çojnë në zjarre të tjera. Apeli i komunitetit shkencor është i qartë thotë se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për restaurimin e habitateve, ruajtjen e biodiversitetit dhe parandalimin e fatkeqësive të ardhshme, jo vetëm për jetën e egër, por edhe për sigurinë e njerëzve.
Kuriozitete
Tsutomu Yamaguchi – i mbijetuar dy herë nga bombat atomike
Published
5 days agoon
August 8, 2025By
UBT News
Tsutomu Yamaguchi, i lindur më 16 mars 1916 në Nagasaki, mban titullin unik si personi i vetëm që është njohur zyrtarisht nga qeveria japoneze si i mbijetuar nga të dy bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.
Më 6 gusht 1945, Yamaguchi ndodhej në Hiroshima për një udhëtim pune për kompaninë Mitsubishi Heavy Industries.
Rreth 3 km larg qendrës së shpërthimit, ai u godit nga valët tronditëse, humbi dëgjimin në njërin vesh, u verbua përkohësisht dhe u dogj rëndë në anën e majtë të trupit. Pavarësisht plagëve, gjeti strehim gjatë natës dhe u kthye në Nagasaki ditën tjetër.
Më 9 gusht, pasi u paraqit në punë, ku rrëfeu përvojën në Hiroshima, përjetoi edhe bombardimin e dytë. Edhe këtë herë ndodhej rreth 3 km larg nga qendra e shpërthimit dhe mbijetoi me më pak lëndime fizike, por pati ethe dhe të vjella nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Në vitin 1957, Yamaguchi u njoh zyrtarisht si ‘hibakusha’ (i mbijetuar) nga bombardimi në Nagasaki. Vetëm në mars të vitit 2009 qeveria japoneze pranoi zyrtarisht që ai kishte mbijetuar nga të dyja bombardimet, status që u konfirmua më 24 mars 2009.
Yamaguchi e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij duke avokuar për çarmatimin bërthamor, duke shkruar kujtime dhe poezi, si dhe duke marrë pjesë në një dokumentar të shfaqur në OKB më 2006 që përfshinte 165 të mbijetuar të dyfishtë (‘nijū hibakusha’).
Ai ndërroi jetë më 4 janar 2010 në Nagasaki, në moshën 93-vjeçare, nga kanceri në stomak. Historia e tij, nga mbijetesa e dy bombardimeve atomike të ndara, deri te angazhimi ndërkombëtar kundër armëve bërthamore, është dëshmi e forcës njerëzore e kujtesë e dhimbshme e tmerrit që sjell lufta bërthamore.
Kuriozitete
Ia ndaloi rregullatori i reklamave, Zara largon imazhet e modeleve “shumë të dobëta”
Published
6 days agoon
August 7, 2025By
UBT News
Rregullatori i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA), ka ndaluar dy reklama të Zara-s, pasi sipas tyre përshkruajnë modele të konsideruara “jashtëzakonisht të dobëta”.
Reklamat e Zara-s të publikuara në maj, paraqisnin një modele të veshur me një këmishë të bardhë të madhe me “klavikulën e saj të spikatur” të theksuar nga dizajni i këmishës dhe një modele tjetër me një fustan të shkurtër të bardhë, pamja “e dobët” e të cilit theksohej nga dizajni.
ASA vendosi që këto imazhe janë të papërshtatshme dhe urdhëroi Zara-n të mos i përdorte më ato.
Sipas mbikëqyrësit, një efekt hijeje u përdor për ta bërë njërën nga këmbët e modeles të dukej “dukshëm e hollë”.
Ata shtuan se pozicioni i krahëve të sipërm dhe i nyjeve të bërrylave të modeles e bënte trupin e saj të dukej “jashtë proporcionit”.
Zara konfirmoi se kishte ndryshuar listat e produkteve pas marrjes së ankesës dhe kishte hequr imazhet.

Pse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

Komuna e Prishtinës: Punimet rreth Katedrales nuk ndërhyjnë në zonën e mbrojtur

Bastisje në tri lokacione në Klinë e një në Prishtinë, sekuestrohet në sasi armësh

Pas më shumë se 13 vjetësh martesë, vajza e Joe Biden ka paraqitur kërkesë për divorc

Real Madrid bind në miqësoren e fundit para startit të kampionatit

NASA: SHBA-ja do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Zjarret djegin 100 mijë hektarë tokë në Spanjë

Franca, Gjermania e Britania mund të rivendosin embargo globale ndaj Iranit

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit