Lajmet

​PSD pyet kryeministrin Kurti: Kur do të përjashtohet ministrja Nagavci?

Nga PSD-ja thonë se pushteti aktual gjatë mandatit të saj nuk ka asnjë lajm të mirë në fushën e arsimit.

Published

on

“990 ditë mungesa pa arsye” është mbishkrimi i Partisë Socialdemokrate në objektin e Ministrisë së Arsimit. Përmes këtij aksioni simbolik u kritikua ministrja Arbërie Nagavci, ku u tha se përgjatë tërë këtyre ditëve ka mungesa të paarsyeshme dhe nuk është përjashtuar nga shefi i saj, Albin Kurti.

Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate, teksa komentoi rezultatet e testit PISA, tha se pushteti aktual gjatë mandatit të saj nuk ka asnjë lajm të mirë në fushën e arsimit.

“Në një rast normal, në një qeverisje normale kritikat ndaj pushtetit ishte dashur të drejtohen në dështimet e pushtetit, mirëpo ne këtu e kemi një rast special të pa precedentë të një ministre, e cila nuk ka dështuar sepse nuk ka provuar asgjë. E kemi një ministre, e cila është 990 ditë në mungesë dhe këto mungesa i ka të paarsyeshme, është e pa përjashtuar ende nga kryeministri. Dhe pse po ndodh kjo edhe pse ne asnjë lajm të mirë në fushën e arsimit sot e tri vjet nuk e kemi marrë. Për më shumë që dje e morëm një lajm shumë të keq në raport me rezultatet e testit PISA dhe patëm një ministre, e cila paturpësisht në vend të marrjes së përgjegjësisë doli dhe gënjeu para qytetarëve”, deklaroi Demolli.

Ajo tha se Qeveria Kurti po tenton ta shtypë sindikalizimin dhe të disiplinojë mësimdhënësit kur ata kërkojnë paga më të larta.

Pas aktivitetit të PSD-së, Demolli tha para mediave se ministrja Nagavci e ka mbrojtjen e kryeministrit Kurti.

“Problemi kryesor në këtë rast është që ministrja e Arsimit, Nagavci nuk është vetëm. Ministrja e ka mbrojtjen e kryeministrit dhe pse ndodhë kjo? Kryeministrit nuk po i bëhet vonë për të zhvilluar këtë sektor sepse efektet, apo pasojat e këtij sistemi arsimor nuk i bart fëmija i tij e as ai vet. Kemi 990 ditë mungesë interesimi, kemi 990 ditë mungesa të paarsyeshme. Pyetja e PSD-së për kryeministrin është ‘kur do të përjashtohet ministrja Nagavci?”, përfundoi ajo.

Demolli shtoi se pushteti aktual nuk po realizon as premtimet që i kishte dhënë dikur.

“Premtimi kryesor i kësaj qeverisje që mbahet mend edhe që mund të themi që ishte një premtim i mirë- ndërtimi i 160 çerdheve ka dështuar është dështim spektakolar. I kemi vetëm katër çerdhe të ndërtuara deri më tani. Ky dështim e afekton edhe fëmijën, e afekton edhe pavarësimin e gruas edhe papunësinë edhe ekonominë e vendit, mirëpo e kemi një ministre e cila nuk punon tash e 990 ditë. Në universitet nuk ka ndërruar asgjë, përveçse ka degraduar gjendja. Kemi buxhet më të ultë për universitet dhe kemi paga më të ultë për profesorët por i kemi ministrat të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në universitete private brenda dhe jashtë shtetit. Gjendja me testet shkollore është gjendje që e shfaq që kjo ministre është e pa interesuar dhe është e paaftë të bëjë çfarëdo veprimi i cili do të zhvillonte arsimi në Kosovë”, përfundoi ajo.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit PISA-s për 2022. Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, duke pësuar rënie nga viti 2018 për 11 pikë. Vendi ka zënë pozitën 76 për lexim, 77 për shkencë dhe 74 për matematikë.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara