Lajmet

PSD: Premtimet e Kurtit i ka marrë era

Published

on

Pranë Qeverisë së Kosovës, Partia Socialdemokrate (PSD) të mërkurën ka lëshuar në ajër fenerët me mbishkrimet e premtimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që i bëri gjatë fushatës. Sipas PSD-së, ngjashëm sikurse balonat premtimet e Kurtit i mori era.

“Dialogu i hapur dhe demokratik”, “Refuzimi i Asociacionit”, “Dëmet e Luftës”, Dialogu me serbët lokal”, “Kërkim falja”, janë disa nga premtimet që numëroi PSD.

Sekretarja e PSD-së, Teuta Rrusta pas këtij aktiviteti tha se vetëm ndërrimi i toni, gjuhës dhe terminologjisë e dallon Qeverinë Kurti me qeverisjet e kaluara.

“Qysh e dini negociatat kanë fillu, kanë rifillu, pikërisht aty ku kanë ngecur, pra negociatat po fillojnë përbrenda procesit të ri. Për më tepër ne e kemi dëgjuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili thotë se janë pajtuar për të gjitha marrëveshjet, përveç targave KS. Pra praktikisht është pranuar procesi, janë pranuar kornizat brenda këtij diskutimi, nuk ka ndonjë diferencë nga ajo deri më tani se çfarë kanë bërë proceset e kaluara. Çka dallon prej pushteteve të kaluara dhe që duhet mu vendos në spikamë është ndërrimi i tonit, ndërrimi i gjuhës dhe një përpjekje për ndërrim të terminologjisë, por në asnjë moment ndërrim të procesit”, tha ajo.

Rrusta potencon se e përbashkëta e liderëve autoritar dhe Kurtit është se janë frikacakë, dhe se e gjitha bëhet për ruajtjen e pushtetit të tij.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara