Lajmet

PSD me aksion për “pastrimin e parave” para Qeverisë

U raportua se Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Published

on

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast kanë dërguar dy lavatriçe të mbushura me para, që simbolizojnë pastrimin e parave.

Zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka thënë se ky aktivitet e ka për qëllim paraqitjen figurative lidhur me raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

“Ky aktivitet e ka për qëllim që me paraqitë në mënyrë figurative cxka po ndodhë javën e fundit, dmth aktivitetin e shpëlarjes së parave që po ndodhë në Republikën e Kosovës. Po bëhen një javë prej se ka plasur skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Krejt pyesin, flasin vetëm institucionet dhe eprorët e institucioneve po heshtin. Ambasadori Martin Beërishaj e ka hap një xhirollogari në Mal të Zi me vetëm veten e tij punëtor dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paret në dorë e pastaj në strajcë. Prejardhja e pareve është Beogradi”, ka thënë Hyseni.

Ai tha se si Berishaj ka marrë para nga Beogradi. Hyseni ka thënë se vetëm mosdeklarimi i kompanive të Berishajt në Administratën Tatimore të Kosovës ka mjaftuar që ai të shkarkohet. Por Hyseni thotë se meqë Berishaj vazhdon të mbetet në detyrë, ata kanë të drejtë të besojnë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë të lidhur direkt me këtë punë.

“Ne e dimë që kushdo që bënë tregti me Beogradin, pavarësisht se cila është kompania, është e pamundur që mos me ra në rrjetën monopol të ashtuquajturës mafi energjetike e Ballkanit. Këto kompani janë të lidhura me emra famëkeq”, ka thënë më tutje ai.

“Berishaj është i sanksionuar prej Malit të Zi, kompanisë së tij iu kanë bllokuar llogaritë për shkak të evazionit fiskal. Nuk i ka deklaruar kompanitë në ATK, vetëm kjo ka mjaftuar që ai të shkarkohet. Berishaj i paska katër nënshtetësi, ai del të jetë edhe ambasador, profesor, por në të njëjtën kohë edhe sekser. Kjo nuk shkon. Krejt kjo aferë nuk është e izoluar me emrin e personalitetin e një ambasadori. Dje u kuptua që udhëheqësit e KEK-ut bashkë me Berishajn kanë bërë negociata bashkë. Ata e pranuan vetë. Janë udhëheqësit e emëruar prej Kurtit. Nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Secila ditë që kalon dhe ambasadori Berishaj vazhdon me qenë në detyrë, ne kemi drejtë me besu që kryeministri dhe presidentja janë të lidhur direkt me këtë punë”, ka thënë Hyseni.

Botë

Shkalla e ulët e lindjeve në Angli mund të detyrojë mbylljen e 800 shkollave fillore deri në vitin 2029

Published

on

Rënia e lindjes së numrit të fëmijëve në Angli mund të çojë në mbylljen e deri në 800 shkollave fillore deri në vitin 2029, sipas një studimi nga Instituti i Politikave të Arsimit (EPI).

Instituti i atribuoi rënien kombëtare të nxënësve të shkollave fillore shtetërore kryesisht rënies së nivelit të lindjeve.

Gjithashtu, Instituti paralajmëroi se rënia e numrit të nxënësve mund t’i vërë shkollat nën presion të rëndë financiar, me shumë këshilla lokale që tashmë po përpiqen të mbajnë operacionet.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se faktorë përtej nivelit të lindjeve, të tilla si kostot e larta të strehimit, po formësojnë vendimet familjare se ku të jetojnë dhe ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre.

Trendi është më i theksuar në Londër mbetet ku familjet po zhvendosen jashtë kryeqytetit ose po zgjedhin shkolla private, thuhet në raport.

Regjistrimi në shkollat fillore kombëtare arriti kulmin në rreth 4.5 milionë në 2018-19, por që atëherë ka rënë me gati 2%.

Kjo rënie parashikohet të bjerë edhe me 4% gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfaqësuar një humbje prej 162,000 nxënësish,  ekuivalent i 800 shkollave fillore./S.K/KP/The Guardian.

Continue Reading

Botë

​Rritja ekonomike e SHBA-së rishikohet në rritje për shkak të shpenzimeve të konsumatorëve

Published

on

Sipas të dhënave të reja qeveritare, ekonomia amerikane u rrit më shpejt nga sa mendohej më parë, sepse ishte e nxitur nga shpenzimet e forta të konsumatorëve dhe rënia e importeve.

Produkti i brendshëm bruto (PBB), i cili mat prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, u rrit me një normë vjetore prej 3.8% në periudhën nga prilli deri në qershor nga vlerësimi i mëparshëm prej 3.3%.

Rritja e tremujorit të dytë, ritmi më i shpejtë në gati dy vjet  pasoi një tkurrje në fillim të këtij viti.

Ekonomistët thanë se ekonomia amerikane po shkonte mjaft mirë, por disa pasiguri mbeten. Shpenzimet e konsumatorëve u rritën me 2.5% në vitin deri në fund të qershorit, nga një vlerësim i mëparshëm prej 1.6%.

Në tre muajt e parë të vitit 2025, ekonomia amerikane u tkurr me një normë prej 0.6%, ndërsa kompanitë nxituan në importe për të kapërcyer tarifat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, të cilat ulën PBB-në.

Konsumatorët amerikanë, motori i ekonomisë më të madhe në botë, kanë mbetur të qëndrueshëm përballë tarifave dhe pasigurisë ekonomike.

Punëdhënësit shtuan vetëm 22,000 vende pune në gusht, më pak se sa pritej, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit nga 4.2% në 4.3%, sipas Departamentit të Punës.

Ekonomistja e lartë në EY-Parthenon, Lydia Boussour tha se momenti ekonomik mbeti i qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit pavarësisht vështirësive politike në rritje.

Por, ajo paralajmëroi se me ndikimin e tarifave dhe pasigurisë politike që po bëhet gjithnjë e më e dukshme, rritja më e ngadaltë e SHBA-së dhe inflacioni më i lartë janë ende në horizont./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Sllovenia e shpall Netanyahun non-grata

Published

on

Sllovenia e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si persona non-grata.

Qeveria e udhëhequr nga Robert Golob ka miratuar një rezolutë që e shpall kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu person non-grata.

Sipas sekretares së Ministrisë së Jashtme Neva Grasic, masa vjen pas të njëjtave masave të miratuara korrikun e kaluar kundër ministrave izraelitë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët u akuzuan për ekstremizëm.

Profili zyrtar X i qeverisë thotë se me këtë vendim, ata duan t’i dërgojnë një mesazh të qartë Izraelit se Sllovenia pret që vendimet e gjykatave ndërkombëtare të respektohen, si dhe e drejta ndërkombëtare humanitare./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Published

on

Ambasada italiane në Prishtinë ka njoftuar se Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Nga ambasada thonë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara