Lajmet

PSD do të ftojë në takim partitë opozitare: Rezistencë të përbashkët kundër shtrenjtimit të rrymës

Molliqaj shtoi se do të vazhdojnë me tubime dhe me aksione simbolike për të kundërshtuar propozimet për ngritje të çmimit.

Published

on

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar komentet e saj në ZRrE në lidhje me propozimin e saj për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Gjithashtu, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj paralajmëroi një takim me të gjitha partitë opozitare parlamentare dhe jo parlamentare, përfshirë edhe shoqëritë civile, për bashkërenduar aktivitetet për të kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë.

“Gjatë kësaj jave do ta ftojmë një takim të përbashkët të partive opozitare parlamentare dhe jashtëparlamentare, të shoqërisë civile ose të organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë interesim për çështjen dhe që janë marrë me çështjen, dhe po ashtu individë apo persona publikë që janë njohës të fushës, apo që kanë shpreh interesim për këtë çështje. Ky takim ka për qëllim diskutimin e organizimit të përbashkët të rezistencës ose të kundërshtimit të kësaj qeverie sa i përket çështjes së energjisë. Pra do të jetë takim organizativ, konsultativ, bashkëpunues, që të jemi bashkë me të gjithë ata që pajtohen që kjo që po bën qeveria është edhe e dëmshme edhe e padrejtë”, deklaroi Molliqaj.

Përkundër këtij takimi, Molliqaj shtoi se do të vazhdojnë me tubime dhe me aksione simbolike për të kundërshtuar propozimet për ngritje të çmimit.

“Në të njëjtën kohë Partia Socialdemokrate do t’i vazhdojë tubimet, do t’i vazhdojë takimet, aksionet simbolike derisa ky vendim të ndërrojë rrënjësisht dhe në të njëjtën kohë nga sot do të hapim edhe një peticion online që të gjithë ata që janë të pakënaqur me vendimin e qeverisë për çështjen e energjisë elektrike, të shprehen të nënshkruhen të bëhen pjesë online për shkak të situatës në të cilën gjendemi, dhe rrjedhimisht këto janë disa prej aktiviteteve të cilat tashmë këto do të nisin këtë javë por nuk do të ndalen derisa të ndalet qeveria”, tha ai.

I pyetur nëse ka ftesë paraqitjeje në stacion policor pas goditjes që i bëri zyrtarit policor, Molliqaj tha se nuk është i informuar për këtë gjë.

“Mua nuk më ka ftuar askush, unë kam qenë në shtëpinë time tërë ditën dje, nga shtëpia ka ardhur në zyrë, mirëpo nuk më ka ftuar askush, nuk ka qenë askush tek banesa ime, policia i ka të dhënat edhe të banesës edhe të shtëpisë, edhe të telefonit. Kjo është më shumë luftë politike pra më së pari po e qesin një video në media dhe po nis procedura ndaj meje dhe pastaj po bëhet një presion publik thua se unë jam diku tjetër, unë jam në shtëpi erdha këtu, pra kuptojeni se mbrapa një akti të gabuar nga ana ime ka një organizim politik dhe policor kundër nesh”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i PSD-së, Nol Nushi, protestën e 29 janarit e cilësoi si të suksesshme dhe si një përgjigje nga qytetarët për qeverinë dhe ZRrE-në.

“Ne si Parti Socialdemokrate i dërguam mesazhet tona, ishte protesta e të shtunës që ishte e madhe, e drejtë, dhe e saktë në kërkesat e saj. Andaj ZRrE para së gjithash se ai propozim të cilin e ka propozuar fillimisht, nuk ka përkrahje as popullore asnjë shtrese shoqërie dhe ai duhet të tërhiqet si i tillë, mirëpo duhet të kemi parasysh . Tash do ta shohim pushtetin që do të fillojë të ndryshojë vendimin, mirëpo ne duhet të japim edhe një paralajmërim nga këtu se ai ndryshim nuk duhet të jetë kozmetik, por duhet të jetë përmbajtjesor”, tha ai.

Në këtë protestë të PSD-së u panë vetëm dy deputetë të partive opozitare që po kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, Hisen Berisha i PDK-së dhe Pal Lekaj i AAK-së.

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

The Weeknd publikon këngën e re “Hong Kong”, frymëzohet nga muzika kantoneze

Published

on

Këngëtari kanadez The Weeknd ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Hong Kong”, si dedikim për qytetin që e priti gjatë ndalesës së tij në turneun botëror.

Kënga bazohet në melodinë dhe vokalin në gjuhën kantoneze të hitit “Monsoon”, të publikuar në vitin 1993 nga këngëtarja Faye Wong, një prej emrave më të njohur të muzikës Cantopop.

“Hong Kong” u interpretua për herë të parë më 24 tetor, në koncertin e parë të serisë së performancave të The Weeknd në këtë qytet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Përmes këtij projekti, artisti shpreh vlerësimin e tij për muzikën Cantopop dhe krijimtarinë filmike të regjisorit Wong Kar-wai, një prej figurave më të njohura të kinematografisë aziatike.

Edhe kopertina e këngës ka një domethënie të veçantë. Ajo përmban një fotografi arkivore të Hong Kongut nga koleksioni personal i drejtorit të fotografisë Christopher Doyle, i njohur për bashkëpunimin me Wong Kar-wain në filmin “Chungking Express”, ku interpretojnë Faye Wong dhe Tony Leung.

Prezantimi i parë i këngës në skenë shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Një fragment i publikuar në Instagram grumbulloi më shumë se 18 milionë shikime, ndërsa vëmendja ndaj projektit riktheu në qendër edhe këngën origjinale të Faye Wong, e cila nisi të ngjitej sërish në klasifikimet e platformave muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara