Lajmet

Protestuesit serbë provokojnë shqiptarët në një kafiteri në veri

Published

on

Qytetarë të shumtë serbë kanë protestuar sot para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq që ka ndodhur të mërkurën pasdite.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviqit, ndërsa mbanin në duar pankarta në gjuhën serbe dhe angleze me përmbajtje “EULEX cila rregull është kjo”, “A është BE e shqetësuar”, “Veç le të shkoj me radhë” , pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti.

Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të “Listës serbe”, pas rreth një orë qëndrimi para objektit të policisë, janë nisur këmbë në drejtim të urës kryesore të Ibrit. Me t’u ofruar pranë njw lokali nw veri, i cili ishte i mbushur me mysafirë shqiptarë, filluan thirrjet ‘Serbia, Serbia’, duke provokuar kështu mysafirët që ishin ulur në këtë lokal, ndërsa disa prej tyre afroheshin krejt afër duke ju fishkëlluar para fytyrave. Vetëm falë reagimit të mençur të policisë, pjesëtarët e së cilës ishin rreshtuar para këtij lokali, është evituar ndonjë incident i mundur.

Protesta ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë dhe policia ka vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën nga afër.

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime financiare. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që lidhet me kursimet dhe ndarjet buxhetore, në kuadër të riorganizimit të shpenzimeve.

Këto vendime janë bërë të ditura përmes komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:        Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, një femër kosovare është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Pas intervenimit mjekësor në QKUK, viktima është kthyer për trajtim shtesë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.  Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar.“, thuhet në raport nga Policia e Kosovës./UBTNews

 

Continue Reading

Lajmet

Artane Rizvanolli mban konferencë për media sot

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media të paralajmëruar për në ora 13:00. Sipas njoftimit zyrtar, konferenca ka për qëllim adresimin, siç thuhet, “paqartësive dhe dezinformatave” që kanë qarkulluar lidhur me sektorin e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatë.

Mbetet të shihet se cilat sqarime do të japë ministrja në këtë paraqitje publike.

Ky lajm do të përditësohet./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara