Lajmet

Protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi: Pagat e ulëta nuk na mjaftojnë as për bukë

Published

on

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar të martën para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. “Kemi punuar si skllevër mjaftë më, sepse nuk po mund t’ia dalim”, “Nuk mundemi me punua me 275 euro kur kemi me udhëtua e me pagua ushqim”. Këto ishin disa nga ankesat e punëtorëve teknikë të Kuvendit, të cilët po kërkojnë që paga nga 275 euro të rritet në 500 euro.

E për këtë pagë të ulët është kritikuar kompania kontraktuese, ku sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, kësaj kompanie private Kuvendi i Kosovës ia paguan 18 mijë euro në muaj, ku 9 mijë euro i mbesin fitim kompanisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, Jusuf Azemi theksoi se ‘problemi për pagat e ulëta është tek kompania e jo tek Kuvendi’. Azemi ka shtuar se nëse kjo kërkesë për rritjen e pagave nuk plotësohet atëherë punëtorët janë të detyruar të ndërpresin shërbimet e tyre.

“Kuvendi i Kosovës kompanisë i përcjellë 18 mijë euro brenda muajit për shërbimet që i kryejmë. Problemi është tek kompania që i kryen shërbimet, Kuvendi nuk është fajtor e as udhëheqës e saj. Nëse nuk reflekton pronari i kompanisë, ne sigurisht nga java tjetër me vendimin e punëtorëve do ta ndërpresim shërbimet tona. Shuma për të cilën e marrin punëtorët është 6 mijë euro që do të thotë tre herë më shumë merr buxhet pronari i kompanisë. Pronari i kompanisë brenda një muaji të fitojë nga ne 9 mijë euro dhe ne mos ta bëjmë së paku pagën tonë 450-500 euro. Kemi punuar si skllevër mjaftë dhe më nuk po mundemi t’ia dalim. Me 275 euro ne nuk mund të mbajmë një familjarë tonin e lëre më 3-4 anëtarë të familjës”, ka thënë Azemi.

Ndërsa, përfaqësuesja e punëtorëve teknikë, Nazife Krasniqi është shprehur se qe gjashtë vjet paguhen me nga 275 euro në muaj, kurse sipas saj për këto vite pagat iu janë rritur vetëm dy herë nga 20 euro. 

“Ne punojnë që 20 vite këtu. Ne nuk po kërkojmë asgjë me shumë vetëm aq sa na takon neve me ligj. Neve operatori ekonomik nuk na është përgjigjur, nuk mundemi me punua më me 275 euro kur kemi me udhëtua dhe për ushqim nuk po na mjaftojnë. Paguhemi që 6 vjet me këtë pagë dhe na u ka rritë paga vetëm dy herë nga 20 euro, dy herë për tetë vite”, është shprehur Krasniqi.

Po ashtu, një punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, Hanife Hyseni ka shtuar se edhe mjetet financiare për Kursime Pensionale në Trust, kjo kompani nuk iu ka paguar.

“Udhëtoj prej fshatit Stanovc. Rruga 30-35 më kushton, ushqimin duhet me e marrë nga shtëpia, kështu që asgjë në fund të muajit nuk më mbetët. Që 15 vite punoj këtu. Trustin nuk e kemi të paguar, 2023 tetë muaj është pa paguar, paratë janë ndal të Trustit. Këtë vit janë të paguar vetëm marsi dhe prilli”, ka shtuar ajo.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara