Lajmet

Protestojnë punëtorët e Feronikelit, Qeveria thotë se së shpejti do t’iu kthejë përgjigje

Protestuesit tentuan të futen edhe në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Numër i madh i punëtorëve të ‘Ferronikelit’ protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës. Me pankarta në duar me mbishkrimet “Nuk duam të jemi në rrugë, por në fabrikë”, “Kryeministër edhe punëtorët e ‘Ferronikelit’ janë Kosovë”, “Na siguroni rrymën, na keni siguruar bukën”, ata kërkuan kthimin e punëtorëve në punë. Protestuesit tentuan të futen edhe në Kuvendin e Kosovës duke bërë thirrje që deputetët të dalin e të përballen me problemet e tyre.

Në lidhje më këto kërkesa punëtorët e “Ferronikelit” po protestojnë për herë të tretë. Abedin Haxhiu nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit” teksa shtroi kërkesën e tyre për rikthimin në punë nënvizoi që ndërprerja e punës prej 8 nëntorit ka krijuar edhe probleme sociale.

“Nuk po kërkojmë që të na u falet energjia, por po kërkojmë që të na trajtoni si bizneset tjera që konsumojnë këtë resurs energjetik edhe ne jemi kontribuues të barabartë të zhvillimit të vendit dhe kërkojmë të njëjtin standard të vlerësimit. Na mundësoni që t’i rikthehemi vendit të punës dhe të punojmë atje ku na pret mundësia për të ushtruar profesionet tona. Nuk dëshirojmë që me kamerat, mediumet informative të na fokusojnë në rrugë, po në hallkat e prodhimit ku jemi mësuar derdhim djersen dhe mundin tonë. Ndërprerja e punës në kompani ka degjeneruar edhe tjera probleme si ndërprerjen e pagesës së plotë mujore të punëtoreve, krijimin e rasteve sociale”, ka thënë ai.

Para tyre dolën deputetet Ferat Shala e Arben Gashi, ndërsa Mimoza Kusari-Lila ftoj përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtoreve të ‘Ferronikelit’ në takim.

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ju ofroi mbështetje, duke premtuar se do të ngrisin zërin për të drejtat e tyre. Majde ai tha se Qeveria Kurti i ka mundësitë ligjore për t’i ndihmuar, por që siç tha ai “nuk ju kanë parë dhe nuk duan të ju shohin”.

“Unë jam politikisht edhe profesionalisht edhe si vendas i juaji me ju për mënyrën më demokratike më të qetë do bëjë të pamundurën që të ngriti zërin me argumentet e arsyes edhe sot edhe nesër edhe në parlament edhe kudo që jam. Kërkoj mirëkuptim por sinqerisht mundësit tona parlamentare janë të kufizuara për shkak të numrit. Këta e kanë mundësinë ligjore, por nuk ju kanë parë dhe nuk duan të ju shohin”, ka thënë ai.

Edhe Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se si parti politike do të mundohen të gjejnë një zgjidhje për punëtorët e “Ferronikelit”.

“Ne si parti politike e përkrahim shqetësimin e juaj edhe do mundohemi me gjet zgjidhjen më përkrah edhe qeverinë me ndonjë zgjidhje ose edhe më kërkua ne zgjidhje për çështjen e juaj. ‘Ferronikeli’ është eksportues I madh dhe duhet të mbrohet, por interesat e punëtorëve që janë mijëra familje të Drenicës duhet me u mbrojt edhe me u përkrah. Brenda hapësirës tonë ne do ta ushtrojmë”, tha ai.

Pas takimit me përfaqësuesit e punëtoreve Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një konference për medie e cila tha se gjatë dy muajve në vazhdim do bëje të mundshme që të mos ketë ndalesë për ndërmarrjen dhe se shumë shpejt do kthejnë edhe një përgjigje konkrete.

“Dëgjova nga përfaqësuesit e punëtorëve kërkesën që kjo sasi e energjisë elektrike që kërkohet të furnizohet është më e vogël. Ne morën zotimin si grup parlamentar me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të shohim modalitet për çfarëdo mundësie të zgjedhjes që të mos ketë probleme dhe ndalesë të vazhdueshme për muajin mars dhe prill për ndërmarrjen[…]Megjithatë përkushtimi ynë është për ekonominë e vendit për punëtorët e ‘Feronikelit’, natyrisht për një qëndrueshmëri dhe një stabilitet. Prandaj jemi dakorduar që shumë shpejt t’i kthejmë një përgjigje konkrete në kërkesat me shkrim të cilat edhe i kemi pranuar”, tha ajo.

Ndërsa punëtorët tregojnë se Ferronikel nuk po kërkon që tu falet energjia elektrike dhe se ata kërkojnë që nga KEK-u t’i blejnë deri në 20 MË maksimum që fabrika të kthehet në prodhim. Madje ata thonë se janë në gjendje të paguajnë trefish për blerjen e energjisë.

Kujtojmë që “Ferronikeli” ka ndërprerë prodhimin me 8 nëntor të 2021-ës për shkak të krizës energjetike.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara